Pistoleta që shkaktoi Luftën e Parë Botërore

11 Nëntor 2022, 09:33Dossier TEMA

Pistoleta që shkaktoi Luftën e Parë Botërore

Nga Roland Qafoku

Kjo është pistoleta orgjinale gjysmëautomatike që vrau Arqidukën Franz Ferdinand të Perandorisë Austro-Hungareze dhe bashkëshorten e tij dukeshën Sophie më 28 qershor 1914. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Sarajevë të Bosnjes ishte pikërisht ajo që shërbeu si shkak për të nisur Luftës së Parë Botërore, ose Luftën e Madhe siç u quajt në atë kohë.

Një muaj pas kësaj ngajrje Austro-Hungaria i deklaroi luftë Serbisë dhe zinxhiri i shteteve që u pozicionuan pro njërës dhe kundër tjetrës sollën Luftën e Madhe. Kjo pistoletë tashmë është ekpozuar në Muzeun e Historisë Ushtarake në Vjenë dhe nga ekspertët vlerësohet si arma që ka vrarë 8.5 milionë njerëz.

Por dora që tërhoqi këmbëzën ishte e studentit 20-vjeçar serbo- bosnjak Gavrilo Princip, një ultranacionalist që ishte pjesë e atyre qarqeve që synonin Serbinë e madhe duke marrë sa më shumë toka dhe troje nga fqinjët nën preteksin absurd se kishin luftuar dhe fituar nga Perandorisë Osmane. Në foton e dytë paraqitet faqja e parë e revistës “La domenica del corriere” (E diela e korrierit) në të cilën është pikturuar momenti kur është kryer vrasja.

Detajet janë mbreësëlënëse. Princip është “fiksuar” teksa qëllon dukeshën pasi ka mbaruar punë me arqidukën. Shikoni detajet e tjera: Shoferi i makinës, rojet, një kapelle e rrëuar në tokë apo dikush që ndjek ngjarjen në një dritare.

Edhe pse Konferenca e Ambasadorëve në Londër i kishte dhënë Serbisë Kosovën dhe shumë toka në veri të Shqipërisë, Serbia synonte daljen në Durrës. Ultranacionalistët serbë nuk e gëlltisnin faktin që AustroHungaria kishte mbështetur pavarësinë e Shqipërisë dhe një nga reagimet e tyre ishte pikërisht kjo vrasje e dyfishtë. Që nga lashtësia, rrallë kishte ndodhur që një vrasje të shkaktonte një luftë të madhe.

Më shumë se 3 mijë vjet më parë rrëmbimi I Helenës, shkaktoi Luftën e Trojës që zgjati 10 vjet dhe shkaktoi mijra viktima dhe shkatërrimin total të një qyteti. Vrasja e Arqidukës Ferdinand dhe Dukeshës Sophie shkaktuan Luftën e Parë Botërore që shkaktoi 25 milionë viktima dhe ndryshoi hartën e shteteve në Evropë. Dhe gjithçka nga ajo pistoletë që ndodhet në muzeun e Vjenës.

1 Komente

  1. z
    zalli

    Tjeter sebepi tjeter arsyeja,,por dihet kjo lufte ishte rrjedhoje e mospajtimeve te fuqive te kohes,me vendimet e konferences se ambasadorve te londres,nje perandori e tere qe perfundoje ne nje shtet(Turqia),e cila nuk mori pjese ne Luften e Pare Boterore'14-18,na kishte tjetersuarsi komb e si shtet sa per turpin tone kombetar Haxhi Qamili luftoi duke mbajtir flamurin turk,dhe per turp te historise sone ishin serbet ata qe e shtypen dhe e vrane kete trushpelare shqipo-turk.

    Lini një Përgjigje