“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake"

16 Nëntor 2022, 11:22Dossier TEMA

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e

Në këtë shkrim po publikoj dokumentin e Gjykatës së Lartë Ushtarake për varjen në litar të nacionalistit dhe patriotit Nezir Mehmet Muzhaqi, i cili ishte komandat i forcave të armatosura nacionaliste të Ballit Kombëtar për prefekturën Elbasanit. Neziri ishte vetëm 26 vjeç, ku me urdhërin direkt të diktatorit komunist Enver Hoxha, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar tek rrapi i Bezistanit në qytetin e Elbasanit, në vitin 1946. Fjala e tij fundit ishte: “Rroftë Shqipëria“!

Nga Bedri Blloshmi  

Forcat komuniste partizane dhe ato nacionaliste të Ballit Kombëtar, bënë një marrëveshje që të bashkërendonin luftimet e tyre kundër armikut të përbashkët. Më 18 prill 1943, për këtë qëllim në sopat të Bërseshtës, përfaqësues nga të dyja palët zhvilluan një takim të përbashkët, ku nga forcat partizane morrën pjesë Tuk Jakova, Kadri Hoxha, Luto Leka etj. Ndërsa si përfaqësues të Ballit Kombëtar, ishin përfaqësuar nga Haki Blloshmi, Nezir Muzhaqi, Hasan Bej Velçani etj.

Kjo marrëveshje me komunistët u kthye në luftë civile dhe më 7 mars 1944, u vra pabesisht nga terroristët komunistë, komandanti i çetës, Haki Blloshmi, bashkë me të vëllanë dhe tre burra të tjerë nga familja Blloshmi. Aty në atë masakër, u vranë 37 burra nacionalistë.

Ndërsa më vonë, në kohën kur komunistët pushtuan Shqipërinë, në fillimet e vitit 1945, filluan terrorin mbi nacionalistët e mbetur gjallë. Ja dhe një fakt se si komunistët i dënonin kundërshtarët e tyre politikë. Lidhur me këtë, po publikoj këtu dokumentin arkivor me vendimin për dënimin me vdekje (pushkatim) të komandantit të Ballit Kombëtar, që mbante gradën e majorit, Nezir Muzhaqit.

GJYKATA E NALTË USHTARAKE

Nr. i Vendimit 200

P R O C E S – V E R B A L

Gjykata e Naltë Ushtarake e formueme prej:

N/Kolonel Gaqo Floq, Kryetar

Major Frederik Nosi, Antar

Kapiten I-rë Veledin Zejneli, Antar

Në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, Major Myftar Tares dhe me asistencën e Sekretarit, Aspirant Thoma Rinos, sot më datë 26/VII/1945, mori në shqyrtim aktet e padis penale kundër të dënuarit NEZIR MEHMET MUZHAQI, i biri i Mehmetit dhe i Hatixhes, vjeç 26 lindur e banues në katundin Polis, i cili në akt gjykimi Nr.79 datë 20 qershor 1945 të Këshillit Gjyqësue Ushtarak pranë Komandës së Qarkut T’Elbasanit, është dënuar ME VDEKJE dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të pa luajtshme në bazë të neneve 14, 15 e 18 të ligjës Nr. 41 datë 14 janar 1945, mbi organizimin e funksionimin e Gjykatave Ushtarake, mbasi është cilësue si kriminel lufte dhe armik i popullit.

 G j y k a t a:

Mbasi shqyrtoj proces-verbalin e mbajtur prej Komisionit Hetues për zbulimin e krimeve të luftës dhe armiqve të popullit;

Mbasi studioj deponimet e dëshmitarëve e të dëmtuarve që kanë bërë si në hetuesi dhe para Gjykatës së Faktit;

Mbasi shqyrtoj proves-verbalin mbi rrjedhimin e Gjykimit para Gjykatës së Faktit si dhe gjithë shkresat, deklaratat që ndodhen në dosje;

Mbasi mori mendimin e Prokurorit të saj, i cili kërkon të vendoset aprovimi i akt-gjykimit të sipërme si me vend dhe i bazuem në ligjë;

Mbasi studioj çështjen nga pikëpamja e faktit dhe e së drejtës:

O b s e r v o:

NË FAKTË:

NEZIR MEHMET MUZHAQI, ish një nga inspironjësit dhe organizatorët e organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, me anë propagande dhe agjitacioni, është përpjekur të futi popullsinë e katundeve të ndryshme të rajonit të tij në radhët mercenare të Ballit dhe t’i largojë nga Lëvizja Nacional Çlirimtare, duke i hedhur në luftë kundra saj.

Si personalitet dhe eksponent i Ballit, u bë komandant mercenarësh, dhe ka patur nën komandën e tij 250-300 vetë, duke qenë njëkohësisht i propozuar të mbajë gradën Major; Ka marrë pjesë në shumë luftime kundra forcave të lëvizjes në bashkëpunim me ushtrinë naziste dhe në këso rastesh ka provokuar vjedhje, grabitje, plaçkitje e djegëje në katunde të ndryshme duke tmerruar popullsinë me vepra terroristike që bënte.

Është provokator i vrasjes së 5 Partizanëve të Brigadës së I-rë në Çermenikë. Në Qershorin e vitit 1944, ka vrarë me dorën e tij, Alush Agon së bashku me dy djemtë e tij, Asllan e Gjysh, nga katundi Velç – Mokër; Gjithashtu ka vrarë në Librazhd, Kasapin Tushi Koci Ambon, nga Pogradeci.

Ka vrarë katër veta të tjerë duke ekzekutuar dy veta me dorën e tij dhe dy, Gjindarmi i tij që kishte me vete, për të vetmin shkak se, formoj bindje se këta ishin njerëz të Lëvizjes.

I ka bërë pritje një Batalioni të Brigadës së III më 12 Dhjetor 1943, kur ky Batalion është hedhur në Polis, dhe në luftimet që janë zhvilluar ndërmjet fuqive të Lëvizjes dhe mercenarëve ballistë, që komandoheshin prej këtij e që kishin zënë pozicione të favorshme; luftim ky që zgjati 18 orë rresht, u shkaktua vrasja e 39 vetëve nga ana e fuqive të Lëvizjes dhe 38 veta janë zënë rrobë dhe u janë dorëzuar Gjermanëve.

Në muajin maj të vitit 1944, së bashku me kriminelët Shefki Kreka nga Goliku i Mokrës, Xhevdet Blloshmin nga Bërzeshta, Aziz Biçakun nga Letmi, Adem Velçanin nga Velçani i Mokrës dhe Haki Sadikun nga Trebinja, ka marrë pjesë në operacionin që është bërë në katunde të ndryshme, duke shkuar në katundin Llengë, kanë vrarë 30 e ca burra, të gjithë prindër e vëllezër Partizanësh dhe pjesëtar dhe simpatizuesa të Lëvizjes dhe midis tyre dhe babën e Partizanit, Dhimitri Marko, të quajturin Marko Pleshishti.

Ka bërë kontrollime e arrestime të ndryshme në qytetin e Elbasanit dhe i ka dorëzuar Gjermanëve shumë persona që i ka arrestuar si pjesëtarë ose simpatizuesa të Lëvizjes, të cilët janë internuar në fusha të ndryshme përqendrimi.

Me një fjalë ka kryer mjaft vepra kriminale kundra popullsisë dhe pjesëtarëve të Lëvizjes, ka luftuar vazhdimisht kundër Ushtrisë Nacional Çlirimtare, është përpjekur të mashtrojë popullsinë katundeve për, ta larguar prej Lëvizjes dhe për t’i hedhur në radhët tradhtarë të Ballit, duke i shërbyer kështu me plot vullnet dhe koshiencë dhunëtarëve dhe okupatorit nazist.

Fajet dhe veprat kriminale që u sipër-mëndën janë provuar plotësisht e në mënyrë bindëse nga procedimenti hetimuer i zhvilluar prej Komisionit hetues për zbulimin e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit; nga deponimet e dëshmitarëve dhe të ankuesve Koçi Ambos, Kristaq Koçi Ambos, Neki Alush Agos, Nezir Qemal Qyrkut, Bajram Myslimit, Sefer Mahmutit, Demir Lekës, Isuf Vaskut, Jonuz Bishtogut, Veli Gjymengës, Dyle Elezit, Shahin Vlashit, Osman Allës e shumë të tjerë; nga ankesat deklaratat dhe akt-akuzat e ndodhura në dosje dhe që janë dhe që janë paraqitur nga të dëmtuarit; nga rrjedhimi i gjykimit para Gjykatës së faktit dhe nga pohimet e pjesshme të bëra prej tij.

NË LIGJE:

Akt gjykimi i Gjykatës së faktit është i konfirmuar në dispozitat ligjore përkatëse; gjithashtu dhe ndëshkimi i caktuar kundra të dënuarit është me vend edhe në proporcion me fajet dhe veprat kriminale të kryera prej tij.

P r a n d a j:

Gjykata e Naltë në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 41 datë 14 Janar 1945 (të Ligjit Nr.41 thuhen katër fjalë) mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake, duke pranuar dhe mendimin e shfaqur prej Prokurorit.

V e n d o s i:

Aprovimin e akt-gjykimit Nr.79 Dat. 20 Qershor 1945 të Këshillit Gjyqësor Ushtarak pranë Komandës së Qarkut Elbasan, me të cilin është vendosur ndëshkimi ME VDEKJE i të pandehurit NEZIR MEHMET MUZHAQIT, nga katundi Polis t’Elbasanit, humbjen e të drejtave të tij qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. Memorie.al

18 Komente

  1. K
    Komunisti i papenduar

    Denimin me vdekje e paska pasur pak. Gjithe ata njerez paska vrare.

    1. N
      Nuke Ka pase si të ndodhe ndryshe

      Komunista dhe islamike për her vrasin dhe burgosin. Njerzit më me vler që Ka një shtet, shoqri a po një komb. Këto dy ideologji jane shume të rrezikshme për njerzimin. Even Hoxha Ka qëne një terrorist.

    2. M
      MATO GRUDA

      Qe Nezir Muzhaqi ishte Nacionalist..nuk ka dyshim..Por Nezir Muźhaqi ka plot krime e bashpunim me Gjermanet histori qe ne Elbasan e Librazhd dihen kur burgosi e ndihmoj ne arrestime e pushkatime njerzish komuniste apo edhe te pafajshem qe luftonin pushtimin dhe ishin po njesoj Patriote..ndaj mos Glorifikoni Bashkepunetoret e FASHIZMIT DHE NAZIZMIT

      1. S
        Shqiptar

        Me ato qe ka bere e ka merituar denimin

        1. E
          Enveri e hante shume trahanane.

          Ja pra qe Enveri paska bere edhe pune te mira.

          1. P
            Pa Parti

            Ballsitet qe Bashkepunuan me Gjermanet.....ky "Kurva qe Shkruan Artikkull"..duket se do ti beje Nacjonalista, ata qe Lyen Duart me Gjakun e Popullit...Bastrade..i ndyre... @@Komunistet mor Klysh i Shitur nuk ishin Pushtues, por ishin Njerez te Dale nga Nje Lufte Nacjonalclirimtare..dhe mos Ngaterro Politiken qe u vendos pas Luftes..dhe mos Kerko te Beshe Heronje Kriminelet Balliste qe vrisnin Vellezerit e tyre..lol

            1. z
              zalli

              I" lumte",trim i çartun mire kriminel ,qe paska vrare me doren e vet,po paska qene dhe spiun i gjermaneve.

              1. K
                Kush ka lyer dart me gjak ka marre hakun

                Per periudhen e luftes eshte turp i madh qe diskutohen gjera te tilla. Italianet apo Gjermanet nuk kishin ardhur per qejf pra edhe lufta kunder tyre e para apo e dyta ishin te drejta.Kush u bashkua me pushtuesin e mori ate qe meritonte.Ne te gjithe boten bashkepunetoret jane denuar dhe nuk duhet te diskutohen me.Nga pushtuesi Gjerman familja ime u nxorr nga shtepia se ata e perdone per nevojat e tyre.Kur u clirua vendi Enveri i sekuestroj gjithe pasurite edhe shtepine.Kur erdhi pushtuesi tjeter bajga Sali ne trualin tim ndertuan te tjere dhe shtepine e rrembyen kusaret .Dhe pushtuesi i fundit Rama Me ka kthyer ne lek veten 5 perqind te pasurise por shtepia akoma nuk me eshte kthyer.Kjo echte Shqiperia Jone e dashur.

                1. S
                  Shmil Pollogasi

                  LAVDI e Përjetshme Nezirit, Blloshmëve, Bicakëve të Elbasanit e arbnorëve, që luftuan bishën bolevike pansllave, pasojat e të cilëve i vuajmë sot e nuk i dihet sa. Lavdi Ballit Kombëtar !

                  1. M
                    Moni

                    Poshte kolaboracionistet e nazizmit.

                  2. G
                    Gole

                    Në pidh të s'ëmës kriminelin! E kishte hak plumbin ...

                    1. S
                      Shmili i Elbasanit

                      LAVDI GJIGANTËVE KOMBËTAR dhe të përjetshmit NOSI!

                      1. b
                        ben

                        Sa i perket Lef Nosit, jam dakort me juve. Ka qene nje intelektual dhe patriot i madh. Nuk mundet te jem dakort kur kerkohet te lartesohen figura kriminelesh si ky Muzhaqi qe paska vrare shqiptare dhe paska dorezuar luftetaret shqiptare tek gjermanet. Per keto qe paska bere, litarin a paska patur shume pak. Une i perkas nje familje qe nacionalistes qe i dhane luftes 13 luftetare; te tere intelektuale qe kishin mbaruar shkollat jashte vendit. Mbas clirimit, familja jone u konsiderua prej regjimit komunist si e deklasuar, packa sakrificave qe bene te paret e mi per clirimin e vendit. Sidoqofte, kjo nuk i beri njerezit e mij qe te urrenin Shqiperine dhe te bashkepunonin me pushtuesin. (Disa prej atyre 13 veteve qe permenda me siper, kishin studjuar ne Gjermani e Austri dhe njiheshin si filo-gjermane, por kur ne ballance u vune interesat e Shqiperise, nuk hezituan qe te hidhen ne lufte kunder gjermaneve) Muzhaqi ne kete artikull paska qene nje tradhetar perj te cilit duhet me u distancu. Zoti Blloshmi, per familjen e te cilit kam respekt si familje patriotesh, nuk besoj se ka sjelle ketu nje shembull te nje individi qe qenka denuar per aresyen se paska qene nacionalist, pasi Muzhaqi paska vrare bashkatdhetaret e tij dhe ca me e rende, i paska dorezuar ata tek pushtuesi. Muzhaqi dhe Muzhaqer te tjere qe bashkepunuan me armikun, ne dem te shqiptareve, pamvaresisht prej motiveve qe mundet te kene patur, nuk mundet ne asnje menyre qe te perligjen per tradhetine ndaj vendit dhe kombit tone.

                        1. S
                          Shmili

                          Rrofsh dhe qofshi të nderuar. Kënaqësi nga lavdia e të qenurit atdhetar i kulluar dhe fatkeqësi e dhimbje të marrësh shqiptarët arbnorë më qafë për huqe serviliteti ndaj armiqve të fëlliqur serbogreqër, ose sllavo-ortodoksë. Nocioni shqiptar nacionalist, për mua, ka mbushje kuptimore pozitive. Historia na ka paracaktuar të jemi humanistë, nuk kemi ushtruar dhunë ndaj popullatës civile, kurrën e kurrës, krime individuale sic i referohen Muzhaqit (jam skeptik se do ketë qenë autorë i përmasave që i referohen. Individualisht, po të isha i detyruar të zgjidhja, do radhiteja në krahun e fashizmit italian dhe në raportet nazizmi sllavo-ortodoks, ose gjerman, do isha me gjermanin (hiq barbaritë) si pragmatizëm, por Shqipëria Arbnore - është ylli, krenaria dhe dhimbja ime. Kam respekt e dashuri p.sh. për cdo të majtë, por nacionalist, shembull beratasi (nuk më kujtohet emri për castin) dhe Fadil Hoxha i Dardanisë (me ca mëkate dialektike - jetësore, si të gjithë ne, fëmijët e mortit.

                    2. T
                      Tirona

                      Beka memorie ky te q.. k..en. ,diten qe e varen u be feste ne Elbasan.

                      1. ?
                        ?./

                        Je minorancë e papërfillshme o Pollogasi. 1 me 10! Duket nga larg që shqiptarët janë krenarë për parardhësit e tyre partizanë që luftuan Italinë fashiste dhe Gjermaninë naziste. Si dhe kolaboracionistët!

                        1. l
                          lenci

                          Bedri a je per hapjen e dosjeve?

                          1. l
                            loni

                            Ketij krimineli Enveri i paska bere gjyqin, kurse Sali mortja te vret pa gjyq, si ne 21 janar.

                            Lini një Përgjigje