“Përbindëshi” i qafës së Kiçokut

25 Gusht 2024, 11:07Dossier Nga Feti ZENELI

“Përbindëshi” i qafës së Kiçokut

Thënia e shkrimtarit palestinez, Ibrahim Nasrallah se: “Zoti nuk ka krijuar përbindësh më të keq se njeriun, dhe njeriu nuk ka krijuar përbindësh më te keq se luftën”, ma përforcon dhe më shumë mendimin, se njeriu është një qënie komplekse. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por ajo që ndodhet para syve të gjithkujt, lidhet me faktin, se njeriu nuk di të ndalet përpara asnjë vështirësie që has në rrugën e përmbushjes së synimeve të tij, e cila shpesh herë rezulton katastrofike. Babëzia dhe pangopësia për territore dhe pasuri natyrore e ka shtyrë atë drejt luftrave të vazhdueshme. Kjo histori e trishtë ka zgjatur me shekuj, ku “qënia më e zhvilluar në planet”, çuditërisht lufton kundër sojit të vet, duke regjistruar akte të paimagjinueshme monstruoze. Ndaj dhe teologu francez i shekullit të 17-të Fenelon thotë: “Lufta është një e keqe që çnderon njerëzimin”. Një e keqe e kryer me vetëdije të plotë, e ideuar kryesisht nga moshat e vjetra, që sipas Atë Zef Pllumit “…veç vorre djelmësh hapë e zemra nanash therrë…”.

Në kohë paqeje, rrallë na shkon mendja tek lufta, përveçse kur jemi duke dëgjuar kronika lajmesh apo lexuar libra historik e artistik me nje temë të tillë. Por luftën na e sjellin në mendje edhe memorialet, lapidarët, pllakat përkujtimore dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Fjala vjen, sa herë kaloj në Qafën e Kiçokut, më duket sikur dëgjoj thirrje dhe krisma lufte (Kiçok do të thotë vend kyç, vend lufte, zihet e nuk lëshohet më). Sepse duke qënë nga këto anë, ja di mirë historinë, e cila e ka bërë atë qafë më të famshëme se sa gjeografia, ndonëse në raste të tilla këto “dy lëndë” japin e marrin mes tyre, duke plotësuar njera-tjetrën. Sepse dhe nga pikpamja gjeografike nuk është një toponim i zakonshëm vendndodhjeje në kufirin midis Bashkisë së Këlcyrës dhe asaj të Memaliajt. Qafa e Kiçokut, rreth 700 metra lartësi mbi nivelin e detit është bërë disi e dëgjuar edhe gjeografikisht. Ajo ka shërbyer e shërben si rrugëkalimi më i përshtatshëm për të lidhur tre nga krahinat më të njohura në vendin tonë, sikundër janë ato të Dëshnicës së Përmetit, Buzit të Tepelenës dhe Vokopolës së Beratit. Studjuesit e kësaj disipline shkencore pohojnë se në aspektin natyror, ky vend apo kjo qafë është formuar kohë pas kohe nga kontakti eroziv i flishit me gurët gëlqeror. Në pjesën jugperëndimore vëndi është i veshur me shkurre, kurse në verilindje me pyje të dendura dushku. Por në fund të fundit e mbi të gjitha, kodra e Qafës së Kiçokut, që pozicionohet në fund të faqes veriore të Trebeshinës, mbetet një ndër dëshmitaret më të hershme të karvaneve, ushtrive dhe çdo lloj grupimi tjetër kalimtarësh që kanë ardhur e kanë shkuar në të dy anët e saj.

Ndaj le të kthehemi tek ngjarjet historike, që identifikohen nëpërmjet këtij toponimi. Ngjarja më e bujshme në këtë drejtim është lufta italo-greke, sidomos ai fragment kohor që u përket datave 9 e 10 mars 1941. Të rralla mund të jenë ato beteja luftarake në botë, që mund të kenë një bilanc kaq të rëndë, sa ky i Qafës së Kiçokut. Në më pak se 24 orë aty u vranë mbi 1600 ushtarë, shumica e të cilëve u bënë copa-copa prej predhave të artilerisë, ndërsa qentë e bardhë u zverdhën nga ngjyra e barutit të djegur. “Ububu, ç’na panë sytë!/ Kapur fort për lesh të kokës,/ Thikat shkuar fyt më fyt,/ Gjaku thau lulet e tokës./ Derdhur jashtë zorrët e barkut,/ Nëpër shkrepa, nëpër bar,/ Oh, ç’na mbyti erë e gjakut!/ S’këndoi zogu atë behar”, thonë vargjet e një poezie kushtuar kësaj ngjarjeje. Ndërsa biri i këtyre anëve, Deko Cenollari ka lënë të shkruara kujtime shumë të dhimbshme lidhur me pasojat tek banorët vendas të kësaj lufte: “Jam nga Arrëza, andej nga vendi i luftës. Italia ishte në Maricaj, kurse greku në malin e Arrëzës… Shumë të vrarë…, i kam parë me sytë e mi, m’u si gishtrinjtë e duarve shtrirë ushtarët grekë e italianë, sikur ishin vendosur nga dora e njeriut. Ç’më kanë parë sytë: njëra dorë në flokët e tjetrit, e tjetra në syngji (bajonetë), thika e kama të gjata në bark të njeri-tjetrit. Lidhur e mpleksur italianë e grekë, ngrirë në front… Kiçoku ka ngrënë shumë luftëra. Kur punonim e bënim taraca, hidh lopatë e nxirrë kokë ushtari me gjithë gavetë e armë. Fshatrat rreth maleve të Trebeshinës e Shëndëllisë kanë përjetuar tmerre e llahtari nga luftrat…”. Përqëndrimi dhe intesiteti i bombardimeve bënë që toka të dridhej si nën goditjet e një tërmeti me magnitudë nëntë ballë dhe lartësia e kodrës të ulet si në legjenda, me mbi dy-tri “bojë njeriu”, siç do dëshmonin banorët e fshatit Arrëz, të cilët jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre, vetëm pak metra më tej. Artileria e zhveshi malin nga dëbora dhe ajrin e ndoti deri në atë farë mase, sa që ka shkaktuar dhe vdekje në moshat e vjetra. Tregojnë që një grua plakë, vdiq për shkak të asifikës nga ky ajër i ndotur. Dëmet materiale dhe ato në gjënë e gjallë ishin të pallogaritshme, midis të cilave mund të përmendim edhe shkatërrimin e Teqes bektashije të Kiçokut, si dhe vrasjen e dy dervishëve të saj. Është një ndër teqet që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në çështjen e Rilindjes Kombëtare. Daton qysh prej vitit 1890, themeluar nga baba Kamber Sadikaj Leskoveci, i cili në vitet e fundit të jetës së tij la testamentin orgjinal në shqip të redaktuar nga Mit’hat bej Frashëri. Ky testament i rëndësishëm tregon bamirësinë dhe personalitetin e baba Kamberit me kulturë e largpamësi. Disa muaj më vonë, pas përfundimit të luftës italo-greke në prill 1941, ushtarët italianë ndërtuan aty një memorial në kujtim të shokëve të tyre rënë në këtë vend, të cilin e emërtuan “Zona Sacra” (Zona e shenjtë) për shkak të numrit të madh të të vrarëve në Qafën e Kiçokut. Por ky memorial u prish nga banorët e zonës, menjëherë pas çlirimit, në shënjë urrejtjeje dhe zemërimi, nga që territori i vendlindjes dhe vendbanimit të tyre u përdor si plasdarm në këtë luftë me kosto të lartë në jetë njerëzish. Politika e nxiti edhe më tej këtë akt kolektiv zemërimi, duke e trajtuar memorialin si simbol fashist, sikundër u veprua edhe me memorialin tjetër në Grykën e Mezhgoranit, pa menduar se në këtë mënyrë zhdukeshin disa “dëshmitarë” të kësaj lufte mizore. Mjafton të kujtojmë se në gjashtë muajtë e luftës italo-greke (tetor 1940 - prill 1941) ranë në fushën e betejës mbi 26 mijë ushtarë, të ndarë gati në mënyrë të barabartë, si me thikë: 12 755 të vrarë nga ushtria italiane dhe 13 408 ushtarë grekë. Nëse lufta jonë nacional-çlirimtare do të ishte zhvilluar me këtë intesitet, atëherë numri i të rënëve në të mund ishte i barabartë me gjysmën e popullsisë shqiptare në fund të vitit 1944.

Kanë kaluar tetëdhjetë e ca vite qysh nga koha e përfundimit të kësaj lufte mes dy shtetesh të huaj në truallin shqiptar, por përfshirja në pasojat që ajo prodhoi vazhdon ende, edhe gjatë periudhës së paqes. Ashtu siç përshkruhet edhe në romanin e Ismail Kadares, “Gjenerali e ushtrisë së vdekur”, por jo vetëm, ekspedita të ndryshme italiane dhe greke kanë ardhur herë pas here në vendin tonë me mision gjetjen e eshtrave të ushtarëve të tyre rënë në trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përballja e tyre me mentalitetin dhe psikologjinë e banorëve të zonave ku shtriheshin kërkimet ka qënë e vështirë, pak a shumë me problematikat që shtjellohen në faqet e romanit të njohur të Kadaresë. E vështirë në kuptimin e luftës së brendshme, pra të asaj në ndërgjegjien e misionarëve të huaj, ku opinioni me të cilin ishin nisur nga vendet e tyre zhbëhej qysh në kontaktin e parë, pasi ndryshe nga sa mendonin përballeshin me njerëz që dinin të respektonin traditat, mikun, shokun, por edhe të vdekurin, qoftë ky edhe armiku i tyre. Sepse dhe Qafa e Kiçokut e zonat rreth e qark saj kanë patur “Nicën” e tyre, që të gjitha të martirizuara e të lënduara deri në thellësi të shpirtit, por dinjitoze e krenare në qëndrimin e mbajtur, kurajon e treguar dhe sjelljen e manifestuar, pavarësisht urrejtjes së pashuar ndaj agresorëve. Vetëm në zonën rreth e qark Qafës së Kiçokut, grekët pretendojnë për afro 8 mijë ushtarë të vrarë. Dhe kërkimet kanë vazhduar gjatë, përfshi dhe vitet e para të demokracisë, duke filluar pas stabilizimit disi të marrëdhënieve problematike midis dy vendeve tona. Sepse gjysma e parë e shekullit të XX, situata e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë ka qënë shumë konfliktuale. Ja si i kujton patrioti i njohur buziotë, Bido Shalësi maskrat greke mbi popullsinë shqiptare në Jug të Shqipërisë: “Kur pashë që grekët po sulmonin vendin, u ktheva nga Vlora dhe u organizuam në luftë kundër tyre. Lashë familjen në Luftinjë dhe erdha në Shalës. Mblodha një fuqi civile prej katundeve Bubës, Buz, Selckë, Komar, Panarit e Vokopolë dhe u vendosëm në front, në vijën Lajthizë-Shalës-Bubës. Tre muaj rresht në luftë kundër andartëve grekë. Nëpër këmbët e luftëtarëve tanë të lirisë u mpleksën edhe forcat rebele të Haxhi Qamilit. Në ditë e para të korrikut 1914, këto forca ogurzeza shtinë në dorë Beratin dhe filluan të shtrijnë tentakulat në zonën më jugore. Kudo ku shkelnin, sillnin jo vetëm dëme e rrënime, por vunë në pranga edhe patriotë që luftonin për liri. Këtyre arrestimeve nuk u shpëtova as unë. Forcat rebele më futën në kurth…”. Provokacionet greke të gushtit 1949 në kufirin shqiptar do shënonin fundin e konfrontimit fizik të kësaj lufte të gjatë mes fqinjësh, edhe pse ky nuk ishte një rast i vetëm, por bëhet fjalë për rreth 50 provokacione të tilla. Nga radhët e ushtrisë shqiptare në këto provokacione mbetën të vrarë plotë 29 ushtarë, pa llogaritur dëmet e shumta materiale, në një situatë të vështirë për ne. Ishte koha kur qeveria greke kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Ndërkohë ne vazhdonim miqësinë me ish- Bashkimin Sovjetik (BRSS), qeveria e të cilit kishte një plan, që shteti shqiptar të kundërsulmonte Greqinë, kryesisht në tanke, duke filluar nga Qafa e Kiçokut, gryka e Këlcyrës e deri në Malin e Papingut... Sërish Qafa e Kiçokut në skenë, për t’u shndërruar në vijë lufte, tashmë nga shqiptarët që kërkonin të mbronin territoret e tyre nga rivendikimet greke. Përsa u përket momenteve paqësore midis dy shteteve tona, Qafa e Kiçokut do të kujtohet historikisht dhe si vendi i vizitës, të një prej personaliteteve më të larta të shtetit grek, sikundër ishte ish-Presidenti, Karolos Papulias në fund të viteve ‘80.

14 Komente

  1. S
    Shefi 55

    Te falenderoj qe sjell ne kujtesen e te rinjeve te kesaj zone ,por jo vetem, pjese te historise se shkruajtuar me gjak te popullit te kesaj krahine ,i cili dhe pse nuk ishte pjesemarres direkt ne kete lufte ka paguar kosto jo te vogla.Je i vetmi qe rrugen nga qafa e Kicokut e deri te qafa e Gllaves e ke kthyer ne nje muze te hapur. Edhe nje here te falenderoj!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Shkrim diletant

      Përgjigjjuni
      1. r
        rri dhe shtrember, por fol drejt

        Feti,qe te shkruash histori, duhet te jesh i paanshem dhe pa debolesa ” patriotike”: Akoma vazhdon te flitet me gjuhen e propagandes se vjeter komuniste, duke i quajtur ngjarjet e 49, si provokacion grek,kur e verteta dhe ti vet shoku Feti e di mire,qe eshte krejt e kunderta: Ne Greqi,gjate luftes zhvillohesh dhe nje lufte civile,midis nacionalistave dhe komunistave vendas eamit, te cilet nga fundi pesuan disfate dhe nje pjese erdhen ketej, nga komunistet shqiptare,qe filluan ti organizonin, per te atakuar shtetin grek,me shprese per te vendosur te njejtin regjim dhe andej. Dhe ne ate sulm greket i kthene mbrapesht sulmuesit. Dhe ndonje grek komunist qe mbeti gjalle u strehua neper Shqiperi.Prandaj dhe Greqia nuk e mban kot gjalle ligjin e luftes me vendin tone,nga e kane sulmuar tre here: Se pari duke u bere bashke me turkun,se dyti duke u bere bashke me pushtuesin tjeter italiane dhe se treti,duke ndersyer komunistet grek,per ti ndryshuar regjimin atij vendi.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo

          Hahahahaahaha Ti qe rri shtrember , edhe po flet akoma me shtrember, Lufta qe u be nga provokacioni grek ne gusht 1949, eshte dokumentaur ne dokumentat Amerikane te deklasifikuara vjet . 45 faqe te atyre dokumentave jane publikuar online, por jane dhe 400 e ca faqe te tjera qe jane ne arkivat Amerikane dhe duhet qe historianet tane te shkojne dhe ti studjojne. Sipas ketyre 45 faqeve te deklasfikuara online , del se te gjitha cfare ka dhene historia Komuniaste jane te verteta, biles ka thene shume pake se nuk i ka ditur te gjitha. Po si eshte e verteta, sipas Amerikaneve __ Amerikanet thone : Britaniket kishin 3 vjet qe na luteshin ti bashkoheshim Britanise dhe Greqise per te rrezuar regjimin komunist ne Shqiperi. Ne e kuptonim , thone amerikanet ,se nuk behej fjale per te rrezuar regjimin, por per ti dhene Greqise Jugun e Shqiperise, ndaj ne nuk pranaum. Porse ne qershor te vitit 1949, Amerikanet 'u dorezuan" dhe pranuan te marin pjese per te "rrezuar regjimin komunist" ne Shqiperi. Mirepo kur amerikanet u futen te shkonin si ishte plani i sulmi te Shqiperise vune re, se aty, jo vetem Greqia qe donte te merte Jugun e Shqiperise, por edhe Italia kerkonte te merte Bregdetin Shqiptar . nderkaq qe Jugosllavet rinin gati per te nderhyre ne Veri te Shqiperise '. Atehere amerikanet menduan qe fati i Shqieprise qenka vulosur , dhe thane qe "ne do marim pjese me dergimin e desanteve ne Shqiperi". Dhe lufta filloi me sulmin grek. Amerikanet flasin per luften dhe thone qe Shqitparet rezistuan shume mire dhe nderkaq na i kapen te gjithe desantet qe ne hidhnim ne Shqiperi" . Pra Provokacioni i Gushtit ishte nje Ndermarje Gjigande Kriminale per te pushtuar Shqiperine qe drejtohej nga Britaniket ne ndihme te Greqise , por Enver Hoxha me Gjeneralet e tij u tregua gjenial dhe e shpetoi Shqiperine . Hsitorianet tane duhet patjeter te shkojne te studjoje arkivat e kesaj lufte ne Arkivat Amerikane dhe aty te kuptojne se te gjitha cfare thoshte atheere por edhe tani shteti grek ishin dhe jane nje propagande per te genjyer per qellimin e tyre te vertete qe eshte Jugu iShqiperise

          Përgjigjjuni
          1. r
            rri shtrember dhe fol drejte

            Prralla dimri,ne kohe vere!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              P S E ?

              Do me mut ti kerma qe rri shtrember dhe flet shtrember . . . . !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sylvinjo

                Rrri shtrember dhe fol drejtsi gopi i sateme. _Keto jane Perralla dimri per ata qe jane rrota kari si puna jote o krimb i neveriteshem. Keto qe them une jan online , Po te shkosh ta kontrollosh online i gjen keto qe them une

                Përgjigjjuni
            2. P
              PO , PO

              Je vertet nje qen i Athines , si puna e @Detarit , ne mos qofsh dora vete , qe ngrysesh e gedhihesh me laptopin ne preher , per nanen tate Gerrqine ! Je aq i ndyre dhe i nerveritiur per shqiptaret , saaaa. . . edhe ne se flet sakte ne ndonje rast , shqiptaret serisht te urrejne deri tek thonjte e kembeve .

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Provokim grek ishte dhe e hengret kar.n ne goje o grqira aziatike. Ashtu do e hani.perher..prit dhe shikosh.. Do.vo.koha.kur greqira aziatike do.mbetet fshat sic.ka qene kur otto.e krijoi artificialisht si gerqia e vjeter. Keta arab te kristanizuar,fytyr zinj ..."pasardhes "te akilit...

                Përgjigjjuni
              2. a
                astrit

                Lufta Italo greke e vitit 1940 ne teritorin e Shqiperise duhet te jete objekt i historianeve. Shqiptaret nuk dine po thuajse asgje per kete lufte, per te vraret e per shkatarimet qe ndodhen. Kemi nje propagande idjote per rrolin dezerues te shqiptareve ne kete lufte por e verteta historike na mungon. Shpresoj qe dikush ti hyje kesaj pune e te na jape nje version tjeter nga e paverteta e servirur nga historiografia komuniste.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keshtu ka ndodhur

                  O djale ishin 9 divizione shqiptare qe sebashku me italianet sulmusn Greqine.Shefqet Verlaci KM i kohes ishte i dhene me mish e shpirt madje nxites per sulm sa me te shpejte ndaj Greqise.Po te thuhet e verteta dhe per info qe sherbimi sekret italian dergonte nga Tirana ne Rome ku sqarohej:qe shqiptaret mezi po presin me padurim se kur do sulmojme grekun?!Ishte ndezur atmosfera kishte dalldi ne te gjitha shtresat e popullsise kryesisht myslimsne dhe katolike. Mos e harroni kete pastaj tjerat qe thojne jane propagande per te cilen per hir te se vertetes meritojne cmim Oskar

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teo

                    Dhe greket vete kane.pranuar qe shqiotaret na jepnin shenja para sulmit te italianeve.. Dole.ti aziatik.mbas 100 vjetesh na tregon trimerine e historine. Shqiperia duhet ti deklaroj lufte Greqise, se battalions gjermane qe dogjen boroven hyne nga Greqia. Pse.i.lejuan greket gjermanet te kalojne? Jo vetem.nga kapshtica.po dhe kakavija ... Ather.deklarojini.lufte sic na declaration dhe ata. Nejse greket e arise vemje ishin e vemje jane,njesoj si serb e turq

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                    Ore mut muti , kur ke lindur dhe cfar arsimi ke , ti zagari astrit ? Une kam pasur tim ate ushtar qe i mobilizoi Italia vetem tre muaj pasi pushtoi Shqiperine . Ai me ka treguar me dhjetra here se si batalioni shqiptar "Tomorri" me komandant Spiro Mojsine e sabotuan luften me Greqine . Italia i kishte vene ne vijen e pare te zjarrit dy batalione shqiptare ne Devoll dhe kur pa se ata nuk po luftonin , i terhoqi nga vija e pare , i carmatosi , u hoqi rripat e kapelen dhe i nisi me kembe ne qendren e internimit ne Shijak ku gjysmen e tyre i vrau Anglezi me bimbardime nga ajri . . . . Kaq po te them kesaj radhe zoti idjot astriti qe flet brockulla .

                    Përgjigjjuni
                  3. N
                    NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                    Paska edhe me idjote se astriti , qenka ky greku i felliqur qe flet si i droguar , Duhet te jesh fare gomar te thuash se ishin 9 divizione shqiptare qe sulmuan Greqine , kur ne te vertete ishin vetem tre batalione or gomari grek , qe na tregon se "keshtu ka ndodhur". Je plehra e kolonel janullaqisit , minorikar i veshur prift ? !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje