Leon Trotsky, marksisti që denoncoi Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare

22 Gusht 2024, 09:57Dossier TEMA
Leon Trotsky, marksisti që denoncoi Traktatin e Fshehtë të

Nga Albert Vataj

Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të marksizmit rus, duke mos mundur të ndalojë krijimin e një përbindëshi, të një monstre për Rusinë dhe jo vetëm, Josif Stalin. Më 20 gusht Leon Trotsky i sëmurë qëllohet për vdekje nga një agjent sekret i Stalinit. Ai kishte marrë goditje që do t’i sillnin vdekjen të nesërmen.

Nga ne shqiptarët, Leon Trotsky duhet të kujtohet dhe të nderohet patjetër, pasi në vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dhe bëri publike dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë, për copëtimin e Shqipërisë.

Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të, me këtë akt të turpshëm.

Leon Trotsky i detyrohemi mirënjohje gjithashtu për denoncimin që ai i bëri në mediat ruse të masakrave të përbinshme serbë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare gjatë Luftës Ballkanike. Leon Trotsky i njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, në dhjetorin e vitit 1912 e gjen atë si i dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij, për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij.

Gazeta “Kievskaja Misl”, që dilte në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të, shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Llunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të përfunduar me politikanët si Leon Trotsky e të tjerë.

Dihet se Leon Trotsky, me origjinë hebreje, ishte një nga dy pretendentët kryesor për të marrë postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi përballë Stalinit dhe më pas u detyrua të largohej nga Bashkimi Sovjetik për të gjetur vdekjen në Meksikën e largët, pas një atentati të organizuar nga kundërshtarët politikë. Koha që Leon Trotsky sjell në reportazhin e tij ka qenë nga më të vështirat për shqiptarët dhe mbijetesën e tyre.

27 Komente

  1. M
    Me Stalinin

    Stalini e vrau me sopatë, egërsisht!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Me kazme,ne ameriken latine,ne mos gaboj,ne Meksike,ku agjentet e Stalinit paguan nje person te zones, qe Trotcky nuk dyshonte!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rabid Left

        aha, nje shkrim tjeter bolshevik nga Tema e Popullit........per nje tjeter cifut bolshevik.....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kar Kalec Dega

          Kalec ....shko shpeton Trumpin se po ja japin ne goj llarin demokratet....

          Përgjigjjuni
      2. M
        Messerschmitt

        Ky Traktat dihej me kohe e vakt Gjermania dhe Austria nuk e pranuan Italia mbajti ne dukje nje rol fallso asnjeanes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lexues

          Cfare do te thote Austria dhe Gjermania nuk e pranuan? Traktati eshte nenshkruar gjate Luftes se Pare Boterore kur Anglia, Franca dhe Rusia ishin ne Lufte me Gjermanine dhe Austro-Hungarine. Eshte nenshkruar per te bindur Italine te hynte ne lufte ne anen e Antantes duke i premtuar territore qe i perkisnin Austro-Hungarise, Shqiperise dhe Perandorise Osmane.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            e ke gabim .....qellimi i traktatit ishte shkatrrimi diplomatik i perhereshem i turqis evropiane dhe ndarja e shteteve te reja fallso te bllakanit qe dolen nga vjedhja e tokave te shqiptarve midis fuqive te asaj kohe. Gjermani dhe Austria nuk ishin dakort qe shtet e reja ne balkan, qe dolen duke vjedhur tokat e shqiptarve te njiheshin diplomakisht.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqip

              Lexues-i ketu me siper ka te drejte. Traktati i fshehte i Londres u nenshkrua midis tre aleateve ne luften e pare boterore dhe Italise. Gjermania dhe Austro-Hungaria ishin ne lufte me Rusine, Francen dhe Angline qe kishin interesa ne fuqizimin e shteteve te vogla ne kurriz te territoreve Shqiptare. Turqia nuk ishte ne lufte ne asnje ane, packa se Shqiperia ne ate kohe ishte zyrtarisht nen Perandorine Osmane, por qe ajo nuk i kontrollonte me kete territor qe nga Lufta e Pare Ballkanike ne 1913.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Messerschmitt

                Momenti kur u nenshkrua ky traktat ishte pikerisht kur Perandoria Austriake do ja kerciste Serbise. Italia ne kete mom ishte ne nje kontrat me Austrin dhe Gjermanin "Dreibundes" Vertrag. Anglia dhe Franca i premtuan Italis Süd Tirolin po te kthehej nga ana e tyre dhe te luftonte floten Austriake ne Detin Mesdhe. Nderkohe Turqis nga ne det i doli Franca dhe Anglia ne horizont dhe nga tuka Russia. Kjo e fundit ndihmoj serb e bullgar qe ti binin shqiptarve. Pikerisht ne kete mom Evropi mbylli sy e vesh dhe masakrat tek shqiptaret filluan. Kjo per sa i perket Shqiptarve dhe Balkanit.

                Përgjigjjuni
          2. L
            Liria

            Messerschmitt kurseje injorancen tende...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Messerschmitt

              po pra na trego ti i "zgjuari" nenes se si ishte puna por te luten na kurse romanet me genjeshtra sllavo bolshevike.....

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sylvinjo

                Po ja mor ajo qe thote lexuesi eshte realiiteti i aitj traktati : Ne luften e pare Boterore Italia ishte aleate e Gjermanise dhe Austrise . Anglia, Franca e Rusia i premtun Italise midis teritoreve te tjera edhe teritorin e Shqiperise dhe me konkretisht Vloren , nqs Italia bashkohej me to. Dhe Italia pranoi, e u bashkua me Angline Francen e Rusine. Kur Mbaroi Lufta e pare Boterore , ne Rusi fituan Komunistet dhe Lenini e pa ate Traktat te firmosur nga nga Anglia, Franca , Rusia dhe e peprdori per te demaskuar Konferencen e Versajes . Ne fakt Shqiptaret nuk dinin azgje pper ate traktat dhe traktati u zbulua ne 1919, kur Trocki i nxitur nga Lenini shkoi ne Versaje ku mbahej Konferenca , dhe per te diksretituar Presidentin Willson. Sepse Willson mburrej qe ne kete konference "popujt e vegjel do te vet-vendosin". Atehere Trocki doli ne Konference Shypi para gazetareve ne versaje dhe tha : " Kjo konference eshte nje hipokrizi dhe genjen kur thote se popujt e vegjel do vetevendosin. dhe ja ku eshte Traktati i firmosur nga keto fuqi te medha qe copeton Shqiperine e Vogel" , dhe aty Trocki nxori kopjen e Traktatit te gjetur ne arkivat e Carit dhe ua tregoi gazetarve. Aty e moren vesh patriotet Shqitpare per Traktatin qe copetonte Shqiperine dhe u tmerruan e filluan ti dergojne letra pa fund Presidentit Willson qe te mos copetohej Shqiperia . Mirepo Presidenti Amerikan nuk vepronte dot, sepse Italia kekronte qe fuqite e medha te mbanin premtimin qe i kishin dhene. Atehere patriotet Shqiptare e kuptuan qe duhej nxjerre Italia nga Vlora qe te shpetohej Shqiperia , dhe ashtu bene . E nxoren Italine nga Vlora me luften e Vlores, dhe pasi Italia u 'hodh ne det" nga Shqiptret ,, atehere Presidenti Amerika Willson foli ne favor te Shqiperise si shtet me vete

                Përgjigjjuni
          3. K
            Km

            Teaktati i fshehte i Londres nuk eshte i vitit 1915 por i vitit 1913.Ne 1915 si Lenini dhe Trocki Kane qene illegale.Revolucioni dhe ardhja ne pushtet e Leon Trockit ishte ne 1917, ne nentor.Leon Trocki Ka gjynahet e veta.Perfaqsonte Rusine sovjetiket ne Brest Litovsk ku ne vend te nenshkrimit te paqes me perendimin kerkoi luften.U be i famshem me shprehjen " as paqes ,as lufte".Lexo "10 dite qe tronditen boten".dhe do te mesosh me shume.ra ,Jo per ekstremizem te Leninit dhe Stalinit u largua nga Russia,por per qendrimin ekstremist antikomuniste te tij.Per fat te mire,veprat e Leninit dhe Stalinit me dokumentat te asaj kohe i Ke ne biblioteke.Shko dhe lexoni.Ke Edhe zgjedhjen e Stalinit ,dhe fjalen e tij.ke degjuar per nje leter qe Bajramit Currin i dergon Leninit?E quan " hazreti Lenini" .Dhe e di pse? Sepse ishte ai qe denoncim me marrjen e pushtetit traktatin e fshehte te Londres.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Historia

              Ti ngaterron Konferencen e Londres qe perfundoi ne 1913-n me Traktatin e Fshehte te Londres te 1915-s. Traktati nuk u zbatua sepse ne Konferencen e paqes, ne Versaille, Wilsoni e konsideroi te pavlefshem per shkak te ndryshimit rrenjesor te rrethanave. https://en.m.wikipedia.org/wiki/London_Conference_of_1912–1913 https://en.m.wikipedia.org/wiki/Treaty_of_London_(1915)

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Km, meqenese ke vetem arsimin fillor, lexo "Historine e Shqiperise" te shkolles 9-vjecare.

                Përgjigjjuni
              2. I
                Iliri

                Kuptoni Ju (disa)kozmopolite te leshit se serbia gjithmone ka vrare e masakruar shqiptaret qysh moti dhe asnjehere e kunderta. Nderprisni pak sharjet patetike ndaj shqiptareve te Kosoves dhe behuni nje çikë patriot se serbët ju urrejnë edhe juve njesoj.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Eshte absolutisht e vertete por fatkeqesisht ne Republiken e Shqiperise vozhdon te ndiqet propaganda e diktatures komuniste qe tashme eshte pjese e ndergjegjes te me shume se 50% te popullsise. PKSH u themelua nga serbet dhe qe ne gjeneze ishte antishqiptare. U soll si antishqiptare por u mvesh me petkun e shqiptarizmit dhe per kete ata qe kishin mend nuk e donin dhe u vrane e syrgjynosen. Urrejtja ndaj shqiptareve te kosoves eshte e njejte me urrejtjen ndaj verioreve ose "malokeve" ndryshe thene nga serbet "malisori". Ne te vertete shqiptaret jane te gjithe maloke por per komunistet kuptimi ishte i njejte me ate serb dhe identifikonte me me maloke popullsine gege. Kjo eshte e kuptueshme sepse geget ishin grupi me i madh qe luftonte kunder tyre dhe dihej qe geget nuk mund te luftonin me sojin e vet tosket. Atehere u gjet nje tosk EH qe te bente punen qe ata kerkonin, pjesa tjeter ishin dhe jane injorante, te zgjuarit dhe patriotet i vrane dhe syrgjynosen.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    shkodrani-ato qe ke shkruar jane totalisht te verteta. Serbet nuk i duan shqiptaret te bashkuar, pasi jua dine forcen. Ne harrojme amanetin qe na ka lene Gjergji i madh i Kastrioteve ne shtratin e tij te vdekjes kur i kerkoi shqiptareve qe te qendrojne te bashkuar. Ata qe perdorin termin "malok" jane antishqiptare. E njejta gje me ata maskarenj qe bejne politiken e neo-grekeve duke perdorur fene per ti percare shqiptaret, packa se qe ne kohen e rilindjes, i krishteri Vaso Pasha tha nje shprehje qe duhet me a mbajtur vath ne vesh se "feja e shqiptarit eshte shqiptaria".

                    Përgjigjjuni
                2. R
                  Rrofshin ballistet haaa

                  Italia “ miku” jone haaaaa Italia nuk eshte marre kurre parasysh nga shtetet qe me te vertete kane fatet ne dore gje e cila vazhdon der me sot. Pra, miqesia jone me italine, nuk na con asgjekundi. Ndersa gjermani qe te “ kapet”, ka nje palo mentalitet… ate qe duhet te jesh i pakorruptuar dhe mbi te gjitha te duash vendin dhe popullin tend me vepra. Megjithate… ne te ndare jemi. Ne cdooo aspekt

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Po mor shoku ,shqiptaret e Shqiperise kane patur maredhenje shume me te mira me kosovaret deri pare 4 viteve,deri sa ne pushtet erdhi VV.Ne 1999 ne i qame hallet bashke me t'a kur Serbet i sulmuan pa meshire dhe u detyruan te ikin.Shumica erdhen ne vendin tone.U ngriten kampe por edhe shume familje u moren ne shtepitë e shqiptareve ku e ndante buken bashke.Tani na dalin eksperte me lloj lloj teorish,deri aq sa Shqiperia ekziston nga qenia e Kosoves,pra mos te jete Kosova Shqiperia vdes.Fusin armiqesi midis popujve te nje kombi duke i bere shërbimin me te mire Serbise.Historia ka per t'i denuar keto njerez suqofshin politikane,gazetare,qe fusin perçarje shqiptareve,per te bere qejfin ne menyren me servile politikanëve qe gjithesesi,jane te perkohshem

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mal Cori

                      Merita e denoncimit të traktatit të Londrës, për zhdukjen e Shqipërisë nga harta, nuk është aq shumëe Trotskyt se sa e Leninit....... . Trockin e ngarkoi me detyrë Lenini që në mbledhjen e Lidhjes së kombeve të denonconte coptimin e Shqipërisë.......... . Prandaj i shkruajti Bajram Curri, Leninit......... . Për këtë Leninit i duhet ngritur monument në mes të Tiranës dhe Prishtinës..... ...... . Dhe ky monument do ti tërbojë serbët më shumë se monumenti i Skënerbeut...........

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ardi

                        Traktatin e fshehte te Londres e ka denoncuar Lenini

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardan

                          Ilir, askush nuk i shan vellezerit kosovare te mashtruar nga aventurieri politik Al Bin Kurt Pasha qe do te sundoje si despot ne cifligun qe e quan Kosove.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sio...

                            Or qyqa, e ka denoncuar sepse e donte per vete token Shqiptare cifuti Trocki, gjakesori i masakrave ne luften civile ruse te viteve 1920...

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Genti

                              Nga sa kam lexuar dhe mësuar, Traktatin e Fshehtë Londrës që kishte si qëllim coptimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare e ka denoncuar publikisht Lenini dhe Partia Bolshevike e BRSS-së meritë të cilën e ka theksuar edhe Fan Noli me rastin e vdekjes së Leninit në Parlamentin e kohës që u detyrua të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                fshatari.pafshat

                                Albert Vataj - nje tjeter i paditur qe vetdishem shtoi rradhet e detashmenteve te Paditurise ne Shqiperi.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Partizani

                                  Or Vatë:-a din me më thanë që ky farë Trocki ishte shteti i B.R.R.SS apo shtetar?.Me sa kuptojtë gjithë keni marrë një takëm si ty të SHKATËRONI të VËRTETËN POLITIKE,e HISTORIKE.NUK E ULNI DOTË ROLIN E J.V.STALINIT, PO AQ SA DHE HISTORIN E L.A.N.ÇL. nëpërmjet goditjes së FIGURËS SË ENVER HOXHËS.NË KOHËN TIME PËR ATA TË PA MËNTË THOSHIM NJË SHPREHJE:RRUAJU NGA LOPA E USHTARI.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje