Letra e rrallë: Si i raportonte e spiunonte Nexhmije Xhunglini te Enveri, krerët kryesorë të Partisë Komuniste

4 Tetor 2023, 12:23Dossier TEMA

Letra e rrallë: Si i raportonte e spiunonte Nexhmije Xhunglini te Enveri,

Për sa i përket Qarkorit Komunist të Tiranës, që ishte dhe më i madhi në vend gjatë Luftës, duket se Enver Hoxha nuk kishte besim tek askush, përveç se tek “Delegatja”, (pseudonimi i Nexhmijes), e cila ia transmetonte të gjitha, ç’ka ndodhte në këtë qarkor. Ishte “Delegatja”, ajo që i dërgonte proces-verbalet e mbledhjeve, si dhe të dhëna mbi aktivitetin e karakterin e gjithsecilit. Nga ana tjetër, duket se Enver Hoxha, deri në këtë moment, nuk pyetej shumë nga ana e komunistëve të qarkorit, për dhe vetë faktin, që ishte i detyruar të infiltronte “Delegaten”, për të marrë të dhëna, për krerët kryesorë të Partisë Komuniste e Qarkorit të Tiranës dhe Durrësit. 

Letra e datës 14.10 1943, është vetëm një nga letrat informuese që Nexhmije Hoxha, asokohe Xhunglini, i dërgonte Enverit, që nga bazat në Tiranë. Aty jepen me detaje të dhëna, mbi karakterin e gjithësejcilit, natyrisht me pseudonime. Përmenden në këtë letër, Liri Belishova, Gogo Nushi, Abdyl Këllezi, Kozma Nushi, Nako Spiru, Ymer Dishnica, Kiço Ngjela, Ramadan Xhangolli, Drit Çaushi, Shahin Ruka, Skënder Çela, Anastas Plasari, Qazim Vaqarri, Zeqi Agolli, Niko Opari, Bardhyl Mano, Fatbardha Toto, Qazim Çakërri, e të tjerë. Letra është e gjatë, dhe në të përmenden aktivitetet komuniste e antifashiste, që zhvillohen në Durrës dhe në Tiranë.

Megjithatë, bie në sy fakti se komunistët e Tiranës, mundoheshin t’i shmangeshin Nexhmijes, ndoshta për vetë faktin, se e dinin që raportonte tek i fejuari i saj, i cili nuk është se shihej me sy të mirë nga Qarkori Komunist i Tiranës. Në letër, shpjegohet dhe kundërshtimi i komunistëve të Tiranës, për të vrarë Anastas Palsarin. Nga ana tjetër të bie në sy dhe fakti, se Nako Spiru, i flet Nexhmijes, siç thotë ajo; “ka ca shejtanllëqe dhe fjalë që s’më pëlqejnë”. Më poshtë po japim të plotë transkriptimin e letrës, që Nexhmija i dërgon Enverit.

Letra e Nexhmije Xhunglinit, për Enver Hoxhën, më 14 tetor 1943

“I dashur shok,”

Duke dashur të të shkruhej gjatë e gjerë, mbi sa më kërkon, nuk po mund të të shkruaj, as shkurt. Prap sot, nuk po mundem të të raportoj gjatë, pse, edhe ne kemi patur punë (ashtu nga ato punët tona ma) dhe kemi qenë të zënë, ditën e natën. Ditën që mora letrën tënde, porsa kisha ardhur nga Durrësi. Ndenja atje dy net dhe mblodha Qarkorin e Rinis, një konferencë të gjerë me përgjegjësit e rinis të qarkut të Durrësit dhe mblodha dhe një këshill grash, që qe atje.

Shokët e Qarkorit të Rinisë atje, qenë të mirë, por me pikëpamje organizative të dobëta. Sekretari politik, i ngathët dhe nuk e drejtonte dot mbledhjen. Ishte dhe shoku “Iso”, (Kozma Nushi, shënimi ynë), por nuk mori pjesë në diskutime, si edhe shokët e tjerë të qarkorit. Gati sa s’më çoi në celulën e shoqeve, pse unë i kisha thënë të përgatiste mbledhjen e këshillit, që të mos vonohesha, aj e kishte marrë vesh gabim.

Një pjesë e madhe e rinisë, asht largue nga Durrësi në rrethe dhe nuk kishin mundur ta organizonin akoma. Por, shpërndarja e lëndës propagandistike dhe puna nat pak popullsi që ka mbetur, nuk asht lanë. Gjithashtu janë largue edhe gratë, prandaj paraqitet e zorshme dhe e pamundshme, formimi i këshillave antifashiste të gruas dhe rinisë, në bazë të mëhallëve. Të rinjtë e konferencës, dukeshin të gjallë, megjithëse s’folën shumë. Shokët kanë vullnet dhe po të drejtohen mirë dhe t’u ndahen detyrat mirë, mund të shkojmë më përpara.

Kuadrot janë të pakta. Lidhjet me Partinë, kanë qenë mirë. Kontaktet kanë qenë të shpeshta. Shoku “Iso”, ka marrë pjesë shpesh në qarkor të rinisë. Qëndrimi i rinisë, në ditët e kapitullimit të Italisë, ka qenë shumë i mirë dhe aktive. Ka marrë nja 200 pushkë, 300.000 mijë fishekë dhe ca mitraloza. Isha një darkë te Dr. Zazani, mikut tënd. Kish dëgjuar që ti ishe fejuar dhe u interesua, në isha unë shoqja tënde. U gëzua dhe më foli mbi jetën tuaj në Francë. Të bën të fala bashkë me Leostën.

Këtë javë, kemi pasur mjaft mbledhje e konferenca dhe mbledhje e përgatitje natën, prandaj nuk kam mundur të të raportoj, pse sigurisht nato orë të lira, nuk isha në gjendje të bëj “ty” një raport, pse duhet ta mendosh mirë njëherë. Dhe përgjumësh, s’guxoja të të shkruaj, pastaj kam qenë edhe pak e pamundur, pasi kam pasur dhimbje koke, si një vjet më parë. Këtë nuk ta them që të më falësh, ose të më mishërosh, pse un jam si “thanë”, e fortë (megjithëse nuk është e bukur) dhe jo gjithmonë e marrë, që të mërzitem. Po ta them që tashti, se që të të shkruaj njëherë në tre ditë, do të mundohem, por nuk të siguroj, se më duket zor. Pastaj, ç’taksirat të inatosesh çdo tre ditë, vetëm nga unë. Ma mirë të mos i dish disa gjëra. (Kët mos e merr seriozisht, se unë do të shkruaj gjithë sukseset dhe budallallëqet tona, unë si trembem kritikave, sido që të jenë, në daç kalibrit të rëndë, ndaç të lehtë).

Po t’i dërgoj dy proces-verbale te mbledhjeve të fundit të qarkoreve të partisë. Po t’i dërgoj, pse m’i kërkon, po nuk mund të kuptosh shumë gjëra, pse gjatë mbledhjeve seksioni organizativ, ban mbledhje dhe neve e vizitojmë në Shtëpinë e Bardhë. Veç ngjet një gjë, mbasi janë këtu shoku “Deti” (Nako Spiru), e “Doktori” (Ymer Dishnica), shumë herë s’na pyesin shumë, dua të them bisedojnë e marrim vendime e kështu mbetemi jashtë. Prandaj po su solle rreth bazës ku janë ata të dy, ose të mos pyesësh, s’merr vesh se ç’bëhet brenda në organizatë.

Mbledhjet e qarkorit janë bërë në 10 ditë. Kanë marrë pjesë dhe shoku “Deti”, ose Dr., ku janë punue dhe qarkoret që ka dërguar K. Q. i Partisë. Jashtë mbledhjeve me kontakte të veçanta, asht bisedue mjaft për çështje të organizatës dhe të qëndrimit të situatës. Sigurisht “Deti” të ka shkruar mbi zhvillimin e gjendjen politike këtu. Dallavere po luan shumë, por me sa shoh unë, nuk jemi mbytur. Deri tashti e kemi timonin mirë në dorë, duhet veç tashti e gjithmonë më shumë, të qëndrojmë në këmbë që fronti i jonë dhe organizata e partisë, të rritet gjithmonë, të duket gjithmonë forca e saj.

Duhet vazhduar sistematikisht demaskimi i Ballit dhe i partive të tjera që po lindin dhe gjithmonë më i fortë, deri sa të çahet. Me gjithë se një pjesë e popullit, ose që mos të akuzojmë popullin, një pjesë e intelektualëve spektatorë, po na e heqin veshin, ose po na e thonë me ngadalë, që të na zbusim, duhet të vazhdojmë gjithnjë dhe më fortë ndërmarrjen që muerën, pse Balli e ndjeu veten shumë të tronditur dhe nga ana tjetër populli, duhet një çikë të mësohet, me qëndrimin e këtyre kalbësirave.

Duket përfituar nga kontradiksionet e tyre brenda, për t’i ndarë, si p.sh. ata të Vlorës, janë t’ indinjuar për lidhjen e Lurës, pse janë demek antizogistë; rinia e Ballit, qenka e dëshpëruar nga kompromisi, ose e dëshpëruar nga vëllavrasje, etj., dhe bëjnë sikur janë gati për tu ndarë, për të formuar Partia Social Demokratike, biçim, dhe që do të bashkohen me ne. Por ne një gjë dimë, që e mësuam, që ata janë gjithnjë dakord, të na luftojnë ne, qoftë pse janë reaksionarë, qoftë pse po u ikin kolltukët.

Po mundohem të na kopjojnë ne, kanë plan të formojnë njësite qyteti dhe po mundohen të formojnë dhe këshillat e mëhallëve, pse e kanë ndjerë humbjen në mëhalla. Por nuk do të kenë sukses. U bëmë për tu ruajtur edhe nga Balli se nga agjentët e kuesturës dhe spiunët s’kemi frikë më se na ndjekin, u ka hyrë tartakuti.

Me formimin e seksioneve, sigurisht do të mund ta sundojmë gjendjen më mirë, pse puna asht zgjeruar shumë dhe s’po i bënim ballë dot. Tashti, jo vetëm s’na del më koha të këndojmë raportet në qarkor si përpara, me gjithë se seksioni organizativ, i shqyrton ato shumë më pare, prapë mbledhja e qarkorit, nuk na mjafton t’i rrahim gjithë çështjet gjatë dhe ashtu siç duhet. Siç do ta shikosh dhe në proces-verbale, pikat e fundit shkurtohen, propozimet s’janë të shumta dhe disa herë mungojnë, pse nga mëngjesi na këput gjumi.

Tashti po e ndjejmë se ç’don me thënë me drejtue. Shokët e qarkorit, kanë kuptue rolin e drejtimit të sektorit që u është caktuar dhe po mundohen ta organizojnë, sa më gjerë e më fort. Shoku “Hysen’ (Gogo Nushi), e ndjen pulsin e organizatës dhe asht i vetmi që e ndjek organizatën, në gjithë sektorët. Drejton mirë mbledhjen e qarkorit, veçse ngul shpesh këmbë, në mendimet e tija. Sigurisht edhe punën e hamallëkut, nuk e ka lënë fare. Sikur “Hyseni” të fliste pak dhe të lidhte mejtimet, do të qe më i mirë, dua të them më i vlefshëm. Nuk hap dot gojën në konferenca, si mbledhja e aktivit të partisë që bëmë këtu, kurse në qarkor flet.

“Rosho”, ka marrë përgjegjësi ushtarake, prandaj efektivisht aj, si sekretar organizativ, nuk asht se i ka lënë celulat dhe nuk i kontrollon, as celulë të tijën s’ka. Në mbledhjen e qarkorit, ndërhyn fare pak dhe disa herë, e zë gjumi që në fillim. Duket i lodhur, mbase vjen pse ka qenë dhe i sëmurë disa kohë. Ka një të metë, që e dëmton mjaft. Është konfuz dhe ngatërrohet, shpesh herë në punë e humb mendjen, dua të them se nuk e ka mendjen fare, në atë që i thua, ose që e pyet. Unë nuk kam besim shumë të këshillohem, ose të marr një vendim bashkë me të.

Pse ai në fillim, është në kulm të entuziazmit, e pas pak, të jep përshtypjen e një të dëshpëruari. Në një moment thotë, ia thyem surratin ‘Ballit Kombëtar’, në një tjetër thotë, ‘Balli Kombëtar’ ka 200 të rinj në Tiranë! Në një kohë thotë, se është i mbaruar ky ose ai atentat, kurse ai vonon një javë, 10 ditë, ose dështon fare. Mbase s’ka faj aj dhe e vërteta asht, se s’ka shumë, por faji është, se e bën punën të mbaruar. Veçse kur i bëhet kritikë, e pranon.

Faktikisht punën e sekretarit organizativ, e bën shoku “Kila” (Kiço Ngjela) dhe punon mirë dhe pa u lodhur. Mban lidhje vazhdimisht me celulat dhe i kontrollon ato. Bashkë më “Hysenin”, pothuajse për çdo javë, u bën celulave qarkore dhe komunikime me shkrim. Besoj se, të ka dërguar ndonjë. “Dyli” (Abdyl Këllezi), punon me nacionalistët dhe sipas raporteve të shokëve, punon mirë dhe u rri pranë. “Dyli” është shok i besuar dhe serioz në punë. Kam besim, se do të bëhet shok i mirë. Skënderi, (Çela), është pak skolastik dhe frazeolog. Ka teknikë dhe nuk po e vërtit dot mirë dhe përsosur. Ka jashtë qarkorit shok, që mund ta bënin më mirë punën e tij, si anëtar qarkori. Vetëm ka vullnet për punë, por s’di të rregullohet mirë. Shahini (Ruka), është shok punëtor dhe i heshtur. Veç është shumë pesimist, për njësitet aj, mbase na transmeton pesimizmin.

Sa për “Delegaten”, mbasi më në fund. mezi ju mbush mëndja se duhet të ngrerë një çikë zërin më shumë, në qarkore ka filluar të flasë pak më shumë. Mbase se ndjen vetën në naltësin e përgjegjësive, që i ka ngarkuar partia, po mundohet t’i arrijë dhe ka besim se do t’ia arrijë, pse vullneti nuk i mungon, ashtu siç nuk mund t’i mungojë, çdo komunisti. Mundohet shoqja “Delegate”, të nxjerri shumë, pse sektorët janë shumë të gjerë, po mbase i mungon taktika, për ta zgjidhur më lehtë çështjen. Shënohen disa përparime “alla volturua” dhe ka shpresa, sidomos nëse do të ketë sulme të vazhdueshme, nga fronti i Arbanës.

Seksionet që kemi ndarë, sigurisht kanë filluar punën disi dhe besoj se do të ndihen edhe përfundimet. Organizata shtohet përditë dhe megjithëse janë larguar shokë, n’anë të ndryshme, kemi 18 celula me 120 anëtarë. Çdo javë paraqiten shokë për parti, sigurisht jo me dhjetëra. Shokët e partisë politikisht, qëndrojnë fare mirë dhe gjithë direktivat e Komitetit Qendror të Partisë, janë pritur mirë dhe i kanë hyrë kuptimit të tyre. Mbi qëndrimin me ‘Ballin’, asnjë dyshim ose hezitim në radhët e partisë, jo vetëm, por në radhët e simpatizantëve të partisë, grupeve edukative, si edhe në rini. Sigurisht, dy a tre simpatizantë, ose të rinj, nuk ngrenë kundra. Të pazhvilluar mjaft politikisht, kuadro shumë të reja, por ka vendosje dhe dashuri për parti. Elementi i ri, që ka hyrë në parti, është shumë entuziast për punën e partisë dhe mundohet të krijojë punë.

Është zgjerue agjitacioni, por organizativisht, nuk asht bë aq sa mundet të bëhet. Ka mundësi të përparosh me 100 km. në orë, ne ecim me 50. Këtë e them, për sa i përket brenda organizatës sonë. Ka një lëvizje të gjerë masash. Shokët e partisë punojnë dhe e vënë në lëvizje këtë masë. Janë pothue të gjithë, të okupuar në punë. Ka 60 njësite që i mbledhin shokët. Kanë organizuar konferencat e mëhallave. Kanë ndihmuar lëvizjen e shpërndarjen e lëndës propagandistike, mbledhin në rregull grupet e edukative dhe disa kanë dhe punë të tyre. 50 prej shokëve, janë shumë të mirë dhe dinë të komunikojnë mirë. Njëherë tjetër, mund të bëj tabelën për gjithë shokët, cilësitë e tyre dhe punën. Gjithashtu dhe klasën e tyre, se sot nuk jam në gjendje të ta bëj.

U formua Këshilli Nacional-Çlirimtar i Tiranës, me një kryesi prej 9 veta dhe dy janë përfaqësues të gruas dhe të rinisë. Janë 4 anëtarë partie, 3 deri në 4 grupista dhe të tjerët nacionalçlirimtarë të mirë. Konferenca qe prej 39 veta dhe u bë gjithë ditën. Janë të entuziazmuar dhe kanë filluar të punojnë. Ndjehet një lëvizje e gjerë në mëhalla. Ndjehet puna e jona. Nga konferenca të gjera, janë zgjedhë 29 këshilla mëhallësh dhe zyrash. Janë bërë dhe konferenca me element neutral, për t’u skjaruar.

U formua Këshilli Antifashist i Bashkimit të Rinisë së Gruas, prej një konference prej 58 veta, u zgjodh një këshill i gjerë prej 25 veta që do të zgjedhë dhe kryesinë prej 9 veta. Janë zgjedh 5 anëtarë partie, të tjerët janë grupistë shumica, një pjesë n-çlirimtare të mira dhe tre katër, pak të lëkundshme për qëndrimin tonë të ashpër. Janë caktuar seksionet. Ndihmat këtë muaj janë trefishuar, por fushata e leshit dhe ushqimit, nuk ka shumë sukses.

U formua Komiteti Antifashist i Rinisë së Tiranës. Një konferencë delegatësh të rinj prej 36 veta, zgjodhi komitetin prej 9 veta dhe dy ndihmsa, katër anëtarë të qarkorit të rinisë, tre të rinisë sonë dhe dy antifashistë, tre e katër vajza dhe 5 djem. Janë formuar 22 këshilla rinie, në mëhalla. Janë bë dy konferenca të gjera, për formimin e shoqnisë së re dhe prej njërës, doli dhe këshilli që mori pjesë në konferencë. Jemi në formim të shoqërisë sportive. Maksimumi i konferencës, ka arritur në 100 zgjedhës.

Kanë marrë pjesë në zgjedhje, 1600 e ca të rinj e të reja. Por, mund fare mire, që organizata e Bashkimit të Rinisë Komuniste, të përmbledhë 3 mijë të rinj, por të rinjtë tonë, nuk e kanë kuptuar mire, që duhet të marrin pjesë të gjithë në konferenca, një pjesë tjetër, nuk kanë mundur që të vinë. Tashti këshillat do të regjistrojnë, si me thënë, të rinjtë e mëhallëve dhe të zhvillojnë vazhdimisht konferenca, nëse armiku do të na lejë rehat.

Janë formuar kurse të ndryshme në mëhalla dhe kanë filluar funksionimin, sidomos ato të infermierisë, e analfabetizmit. Kanë dezertuar nga ‘Balli’, nja 6-7 të rinj dhe të reja dhe kanë marrë pjesë në mbledhjet e mëhallës, bile një grup, kanë bërë një deklaratë të ashpër, kundër ‘Ballit Kombëtar’. Bile dhe në këshilla, kanë marrë pjesë elementë që të paktën, favorizonin parullat e ‘Ballit’. Rinia komuniste sigurisht, ka qenë zjarri i mëhallës. Edhe qarkori i rinisë, ka qenë në lëvizje.

Tashti që rinia asht me 9, pse Zeqiu (Agolli), që shkoi në Dibër bashkë me dy shokë të tjerë, u larguan. Efektivisht tashti, jemi 8, se Liria (Liri Belishova) asht e sëmurë nga syri. Jemi mbledhur rregullisht dhe kemi pasur mjaft gjëra për të organizuar. Shokët dhe shoqet punojnë mirë. Shoku Niko, (Opari) sekretari organizativ, është aktiv dhe i rri afër rinisë dhe e kontrollon dhe e drejton atë.

Veç ka disa pikëpamje të ngushta organizative, por ka fituar eksperiencë të mirë në rini dhe e njeh të tërë rininë. Ka maninë të monopolizojë punën dhe po s’ja kujtove, që duhet të këshillohet dhe të vendosi bashkë me mua, të rrëshqet, hap letra dhe u përgjigjet, pa u kujtuar të m’i përcjelli mua. Shoku Driti (Çaushi), asht shok i mire, që punon pa llafe shumë. Interesohet shumë për rininë. Shoku Qazim (Vaqarri) asht pak dembel dhe i rëndë. S’merr pjesë në bisedime në qarkor dhe s’është shumë i lidhur.

Nuk e di se pse dhe si, u fut në Komitetin Qendror të Rinisë dhe bile, unë s’kisha dijeninë më të vogël, veç kur erdh në mbledhjen që kishim, ku qe Xhakua (Ramadan Xhangolli). Pieroja gjithashtu, interesohet dhe punon me sa i mundet. Asht shok i ri dhe do bëhet i mirë. Shoqet dhe ato punojnë mirë. Sektorët e vajzave, kanë pasur mjaft përparime dhe ecën në rregull. Shoqja Naxhije (Duma) që punon me vajzat e Institutit, kupton shpejt atë që i thua. Ndihet te ajo, zhvillimi që ka bërë nga hyrja në parti. Do bëhet një shoqe e mirë, veç asht e penguar sot për sot, nga familja.

Fatbardha Toto “Gjirokastritja” punon pareshtur me vajzat e shtëpisë, megjithëse e sëmurë. Ka vullnet në punë dhe aftësia, sidomos për rininë, nuk i mungon. Liria (Belishova), është një nga shoqet dhe shokët më të kjartë dhe të zgjuar. Ajo shoqe rritet çdo ditë dhe do bëhet një shoqe e vlefshme për Partinë. Punon mirë më pionierë dhe merr pjesë aktive në diskutimet e qarkorit. Harrova edhe shokun “Lola”, (Bardhyl Mano), punëtorin, jo pse asht punëtor, po mbasi ky asht pak i shkëputur nga rinia, pse asht shumë i zënë nga partia. Asht shok i mirë dhe punëtor, i kuptuar, por i pazhvilluar mirë, jep shpresa të mira.

Unë nuk kam shumë kohë, t’i kushtoj rinisë. Vetëm kam shkuar në konferencat që kemi zhvilluar, kam lidhje me edukatoret dhe tashmë së fundi dhe me bërthamën e studentëve. “Deti” jep mendimin, që unë të largohem nga qarkori i rinisë, që të mund t’i kushtohem më shumë sektorit të grave. Por mua, s’më vjen mirë, pse më është e dashur puna me rininë dhe efektivisht, unë shkëputem nga rinia, pse si anëtare e Komitetit Drejtues të rinisë, unë s’po bëj asgjë.

Rinia këtu, i ka shtuar radhët dhe po i shton vazhdimisht, por jo aq sa të mund të shtoheshin këtu në Tiranë. Duke llogaritur rininë, që asht larguar në gjithë qytetet e tjera e çeta, rinia komuniste e organizuar këtu, e ka kaluar 1000. Ka përgatitur kuadro të rinjsh dhe pothuaj në gjithë qarkoret e rinisë në Shqipëri, ka anëtarë dhe sekretarë organizativë të rinisë të Tiranës. Këto kohët e fundit, nga largimi i elementit të mirë në qytetet e tjera, Dibër e çeta, asht ndje dobësia e kuadrove, sidomos në rininë studenteske.

Ka një të mirë rinia e këtushme, pse ka mundësi të zëvendësojë punën e atyre që largohen dhe ka mundësi, të ngrihen kuadrot e reja. Që nga konferenca e Vendit e aktivit të partisë, i kemi dhënë partisë; 38-40 anëtarë. Që të gjithë, vetëm me një përjashtim, janë ngritur mjaft, janë aktiv dhe janë shumë të vendosur. Vetëm rinia punëtore, është mjaft ulët politikisht dhe organizativisht. Janë të zënë me punë private, u mungon zhvillimi që të ngrihen shpejt dhe ne kemi bërë gabimin që në këtë sektor, kemi lënë të punojnë shokët më të dobët të qarkorit, punëtorët, dhe ata nuk e kanë vërtitur dot.

Kemi bërë ndonjë të re të punës dhe besojmë se do të ketë përfundime të mira. Rinia asht agjitatore e mirë dhe e palodhur. Asht halë në sy për ‘Ballin’ dhe armikun. Ta marrësh në përgjithësi, bëhet mjaft punë…! Po të shohësh n’organizatë, gjen mjaft gjëra që s’ecin. Ka mungesa në mbledhjet e aktivit, nuk punohet ashtu siç duhet në rini dhe ajo që çalon më shumë, janë grupet edukative, që si mbledhin në rregull. Tashi kemi formuar 6 kurse teorike, me nga 13 veta në çdo sektor dhe do t’i drejtojnë 6 shokë partie.

Përfundimet, do t’ua komunikojmë. Tirana ka 27 njësite, disa prej tyre janë shtuar, por nuk janë të gjithë aktivë, siç duhet. Nejse, jemi duke formuar bindje, se do të shkojmë mirë. Mobilizimi në rini, mbasi janë përjashtuar ato të njësiteve, nuk ka pasur sukses shumë, as në rininë e organizuar, as në rininë antifashiste. Fushata po vazhdon. Rinis këtu i pëlqen, të rrijë në Tiranë, pse s’ka hëngër dru të fortë prej shumë kohe.

Tash para disa ditë, bëmë një konferencë prej 50 e ca të rinj, përgjegjës të organizatës së rinisë këtu dhe erdhi shoku “Deti” që i zhvilloi konferencës dhe shoku Dr. (Ymer Dishnica). Të tilla konferenca, i vlejnë rinisë. Organizuam teknikën e rinisë. Kemi dy poligraf, e 6 makina daktilografie. Janë rregulluar dhe ekipet e teknikës. Të shohim si do të punojë. Kemi lëndë të gatshme në letra dylli, si “Gruaja sovjetike”, “Socializmi në shoqërinë e re”, përmbledhja e librit Nëna.

Punë, ka mjaft për të bërë. Financa e rinisë, asht shtuar për çdo muaj. Arrin në 16.000 fr. Për rrethet, po mendojmë pak më shumë tashti. Janë dërguar, si nga rinia skuadra, si dhe shokë partie, për të organizuar këshillat. Në fund të këtij muaji, rinia ka mundësi t’organizojë Këshillat Antifashistë të saj dhe më 5 nëntor, kemi lënë të zgjidhet komiteti i qarkut, nga një konferencë prej 100 e ca delegatë. Nuk janë plane këto, se e kemi punën në terezi. Terreni për organizimin e Rinisë Antifashiste ish i përgatitur.

Më thonje, të të shkruaj gjerë e gjatë, për punën në parti e rini, me sukseset e të metat. Gjatë të shkruajta, po gjithë të metat e sukseset, nuk t’i thashë. U lodha dhe s’mund të të shkruaj mbase, gjëra të kjarta. Të shkruaj herë tjetër. Pyet për marrëdhëniet e shokëve këtu, me njëri tjetrin. Un nuk jam në gjendje, të të jap gjëra të sakta dhe të drejta. Un, vërtet kam qenë shpesh nga baza e tyre, por kam kaluar andej për punë që kam pasur dhe nuk kam mundur të vë re shumë gjëra dhe nuk kam qenë prezent gjithmonë, në bisedimet që bëjnë ata. S’kam gjëra konkrete, por kam përshtypje.

Për sa i përket marrëdhënieve të “Roshos” me “Detin”, un’ nuk kam vënë re. Në qoftë se harron diçka që i porositet, se besoj ta bëj me ndonjë prapamendim. Por që lidhjet e “Roshos” me Dr., janë më koridale si të thuash, më shumë me shaka, se punë, kjo duket. Si “Roshua” dhe “Hyseni” vijën bisedojnë me “Detin”, këshillohen dhe “Hyseni” më shumë me “Detin”. “Deti” me punën e tij, ka mundur ta fitojë autoritetin që i mungonte te “Hyseni” e “Rosho”, ti, e mban mënd opinionin e “Hysenit” për “Detin”, kur doli nga burgu, tashti e tutje, po i hap sytë më shumë.

“Deti” punon mjaft. Bën mbledhje vazhdimisht me shokë t’organizatës dhe ka shkruar. Ai është i zgjuar dhe shikon mirë përpara dhe nuk ashtë aq pesimist, si më përpara. Tjetër punë, se ka disa shejtanllëqe, e fjalë të çuditshme, që s’më pëlqejnë. Bashkëpunimi i “Detit” me Dr., asht i mirë. Un’ s’kam vu re gjë. Dr. ka bërë mbledhje me nacionalistët, por nuk e çan kokën shumë më duket. E shoh shpesh të rrijë pa punë, pa shkruar. I’a përton më shumë të shkruarit, se sa të folurit…!

Në konferenca ka folur gjatë dhe mirë dhe simpatia e tij këtu, po shtohet. Asht popullarizue shumë në rini e në popull, si orator i mirë. Dhe si “kokë”. Me gjithë se, siç mendoj unë, pozita e tij, tashti asht e vështirë pak, pse raportet, letrat i drejtohen “Detit”, në aktivin e Partisë këtu, drejtimi qe i “Detit”, prap ai nuk e bën veten, kam bindjen se e çmon atë dhe këshillohet. Kam përshtypjen se, ka më shumë konsideracion për gjykimin e “Detit”, se sa tëndin…!

Aj, çmon vullnetin tënd, por p.sh.: Kur ti dërgove qarkoren e Komitetit Qendror të Partisë, për dezaprovimin e Konferencën e Mukjes, në muhabet e sipër, më tha: “Duhet studiuar më mirë rrethanat, në të cilat u zhvillua, sigurisht po të jesha atje, d.m.th., së bashku me shokë në Komitetin Qendror, nuk do të gaboja dhe unë”! D.m.th., atë që bëri ai, mund ta bëje edhe ti.

Pastaj tha; edhe atë që të thashë në Labinot, që nuk është një gabim i madh fort, etj., por edhe u tha shokëve, që un do t’i jap hesap Komitetit Qendror dhe ju, me lidhjen tuaj, jepni mendimin tuaj. E vërteta është, se para se të nisesh Dr. për në Mukje, kur unë i thashë të mos e marrë “Hysenin”, aj më tha: “Duhet ta dish shoqe, këtu është punë koke, përgjegjësia është e madhe. Dua të kem 2 a 3 shokë të këshillohem”.

Ç’e do se edhe këshilltarët ranë brenda. Aj e ndjen tashti, gabimin që ka bërë, e që na ka kushtuar mjaft. Por Dr. është një natyrë, që nuk e mërzit veten shumë, të paktën kështu len me kuptue nga jashtë. Në kohët e para, qe shumë i mërzitur, sigurisht Dr., asht një shok që s’ka se si të mos e ndjejë, përgjegjësinë e tij. Për sa i përket konspiracionit, asht lëshuar fare.

Un, kam frikën se do ta pësojmë, me kaq lëvizje që bëjnë, në shtëpitë ku vemë. Më shumë se nga vëzhgimi i policisë, më shumë nga kontaktet e ndryshme dhe njerëz që s’dinë se çdo me thënë konspiracion. Më shumë se nga spiunazhi, nga naiviteti, mund që të zbulohen bazat…! Por “bereqavesën” që s’ka reaksion, por edhe me këtë, e kemi lëshuar shumë litarin.

Për, gjitha ato që më porositët, për kontrollin dhe spastrimin e disave, un ua komunikova shokëve. Siç të ka shkruar “Deti”, ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje. Ata s’kanë besim që ta kem raportuar drejt çështjen e A. P. (Anastas Plasarit), e të tjerëve, prandaj hezitojnë se mos bëjnë një veprim të pa drejtë, me gjithë se un, ua parashtrova atë që u raportova juve. Me gjithë se s’më pëlqen të përgjigjem për akuza të vogla, por nuk kam qenë un, që u thashë që ta sjellin A. P. atje, por un thashë atë që më thatë, por pasi nuk pranuan, unë bëra gabimin që aprovova mendimin, që mund të vijë A. P. tek ju.

Me gjithë atë, mua s’më vjen keq, mund të thuash ç’të duash për mua. A u lodhe duke lexuar gjithë këtë gazetë, mos më mallko veç, sa për të share, sa të duash. Dhe një gjë që duhesh në fillim, por isha duke shkruar, kur mora vesh se Qazim Çakërri, u plagos rëndë. Kish 4-5 ditë, që e ruanim. Mbas dite, afër shtëpisë tënde dhe në rrugë, mund te shkolla, kur qe me 3 vetë tue shkue, e qëlluan, ç’e do që s’ka vdekur ala. Edhe Mustafa Kruja na shpëtoi. Atentati ka bërë shumë përshtypje”.

14.10.1943                          

Të fala shoqërore

“Delegati”

Memorie.al

45 Komente

  1. p
    pune komunistesh, gjelle qensh

    Nexhon e pati ne perdorim gjate lufte Dushan Mugosha e pas lufte ja kaloi pastaj ne pronesi Enverit. I vuri dhe pseudonimin "Delikatja", nisur nga pervoja e njohjes me te.

    1. B
      Bejkush

      Dushani qinte Fiqrete Sanxhaktarin! Nexhmijen nuk guxonte t'a prekte kush.Pavaresisht nga ç'thuhet të gjithë e kishin frikë Enverin,që atëhere... Ishte i pa besë!

      1. F
        Fener Zizi

        Enveri ishte Njeri Perfekt, po fajin e kishin Nonat tuaja Fshatare, Katundare e Maloke ,qe Qiheshin me Sekretarete Partise, dhe ju Bijte e Partise tani flisni keq kundra Baballarve tuaj, Ju Qiffffsha Rracen e Ndyre Bastardeqe nuk lini edhe te Vdekurit Rehate.

    2. A
      Avni Rustemi.

      Bjerini se i bini bukur. Nuk arrini dot te genjeni popullin me perralla te tilla. ENVER hOXHA burre i ,madh i Shtetit Sjhqiptar.

      1. D
        Doda

        Le te me thot dikush : nese egziston grua qe mos i tregoj burrit per problemet dhe çfar degjon e shikon ne shqiperi e kudo , jan vetem ato gra qe e urrejn burrin e tyre , qe duan ti bejn gropen qe nuk i tregojn , ato qe e duan shikojn interesin e tij dhe te familjes vet , problemi i burrit esht dhe i gruas , mos lexoni kta sharlatan qe duan te hedhin balt tek Nexhmie Hoxha dhe naj tregon si çudi se i thosh burrit per problemet e kohes , artikull karagjoz pa as nje lloj vlere , thua se e kishte thjesht dashnor dhe pse i thosh , karagjoz artikullshkrus .

        1. V
          Vjola

          Enveri Legjendë në Shekuj ! Nexhmija Zonja e parë e nderuar ! Udhlhoqën dhe rrojtën të nderuar sëbashku me fëmijët e tyre ! Lavdi për jetë Enver Hoxha !

          1. t
            tirana

            O pika qe sju bie....Enver ziu ka 35vjet qe ka vdekur dhe ju akoma me Enverin. Meruni me te gjalletr se sa ishte gjalle i hengret mutin te gjithe.

            1. x
              xheJ.eN.Bi

              baca Ibrahim...po ky Kaloçi ose Kaloqja me këto gomarllëqe ushqehet dhe rrogë të majme.Tani paguhen me qindra punonjës për të inforuar pushtetarët dhe Kaloqes 1943- shi i duket si servilizëm ose spiunllëk që e bënin vullnetatisht.

              1. B
                Bleona Qerreti nga konvikti i djemve në Zdrale

                i modh je hahahahaha

              2. b
                baca Ibrahim.

                Kete artikull(dokument gjoja)shume te gjate nuk e morra vesh se ku eshte spiunimi?Informimi qe ne zanafille te njerzimit ka qene i domosdoshem.Nje strukture,parti nje shtet ka nevoje per te ditur se si funksionon ky mekanizem.Pse si thoni ju agjensite e tmerrshme te shteteve te medha i kane ato emra te bukur kot?Lexojini FBI,MI6,KGB,!Jane thjesht lubi informacioni.Ju qofte per hajr ky koqja qe ju furnizon me brockulla.

                1. t
                  tata luigji

                  Shqiperia akoma ushqehet me dritat e enver hoxhes, ai beri hidrocentrale ju ne demokraci nuk beni dot nje pus, ai qe foli per demokracin ne 1991 i qifsha gocen dhe super mbesen qe tani vone nuk kam degjuar per te. SHKERDHENI NE. SPAK

                  1. L
                    Lala i Lushnjes

                    Të gjithë sa doni të njollosni e të nxini figurën e shqiptarit më të madh e më patriot të të gjitha kohërave nuk vleni as sa një qime bythe e të pa vdekshmit ENVER HOXHA.

                    1. U
                      UNE

                      E flloi si djallushe, e mbaroi si shtrige. Nje kerme qe perfaqeson ngjyren e zeze.

                      1. M
                        Marroku

                        Sa shkrim banal!?Kujt i vlen!?

                        1. S
                          Sali Kerma ne Litar

                          Kapni per FYTI Saliun dhe kerkoini llogari pse i prishi tere Ato Vepra te Medhaja qe nga Kombinati tekstil Stalin qe ja dhuroj Stalini Kombinati Mao Ce Dun i Beratit ja dhuroi Kina dhe shume Vepra te tjera i nxori ne Rruge te gjithe puntoret e ketyre Veprave . Pse shkateroi Arsimin Shendetsin aritja me e madhe ete tjera qe skane fund Te dale Saliu dhe te jap xhevap ce detyroi qe i shkateroi le te ndrohej sistemi por pse te prisheshin ato qe ishin neregull? Per kete ai duhet te denohet e ktheu popullin ne analfabet .Dhe e perzuri sic beri Serbi me Kosvaret apo i haruat ku jane femijet tane duke u endur neper Bote. Pastaj komentoni si te doni per ate periudhe .

                          1. U
                            U shofshin zagaret e Lexhendes

                            Ka pas lindur Lexhenda ne ate kohe ?!

                            1. S
                              Sali Kerma ne Litar

                              Kapni per FYTI Saliun dhe kerkoini llogari pse i prishi tere Ato Vepra te Medhaja qe nga Kombinati tekstil Stalin qe ja dhuroj Stalini Kombinati Mao Ce Dun i Beratit ja dhuroi Kina dhe shume Vepra te tjera i nxori ne Rruge te gjithe puntoret e ketyre Veprave . Pse shkateroi Arsimin Shendetsin aritja me e madhe ete tjera qe skane fund Te dale Saliu dhe te jap xhevap ce detyroi qe i shkateroi le te ndrohej sistemi por pse te prisheshin ato qe ishin neregull? Per kete ai duhet te denohet e ktheu popullin ne analfabet .Dhe e perzuri sic beri Serbi me Kosvaret apo i haruat ku jane femijet tane duke u endur neper Bote. Pastaj komentoni si te doni per ate periudhe .

                              1. K
                                Kot fare

                                Artikull idiot.Ishte gruaja o karrrrrra po kujt duhet ti tregonte?Afermendsh pse ti benin puc dhe kjo te rrinte te bente sehir a o koqe nuk dini cfare te sajoni ka plot per te folur ju kapeni tek pika me e forte e nje gruaje besnikeria.

                                1. S
                                  Saliu dallkauku më i madh komunist

                                  Fotot i zëvëndësoni me Sali hund derrin dhe sllobodankën,dhe mos ndryshoni tekstin vetëm shtoni pasuritë që na kanë vjedhur në këto vite dhjerokracie nga komunistët.hapni arkivin e KQ dhe do gjeni si raportonte sekretar saliu

                                  1. k
                                    katarakti

                                    Në këtë letër bie në sy formimi psikologjik dhe politik i Nexhmijes. Megjithëse ishte relativisht e re! Dallohet edhe eksperienca që kishin në organizimin dhe kontrollin e celulave të partisë! Nexhmija duket nga kjo letër edhe se sa e pjekur ishte në njohjen e karakterit dhe tipave të njerëzve. Duke qënë të tillë, të aftë por diabolikë, arritën të merrnin pushtetin dhe ta ruanin për 45 vjet.

                                    1. T
                                      Tarasi

                                      Unë nuk i dua, të zinj kanë qënë, por keni të drejtë, psikologe, passionale, organizuese. Të rrezikshëm që atehere megjithese te rinj. E kane lene litarin jashte, e tani jane shtuar pasardhesit e tyre shumë.

                                    2. M
                                      Maks

                                      Ja si thoni ju qe liria i thoshte gje saliut te mos i jepte nafte serbit apo mos ver janullen ne kry te kishes apo detin tja jepte grekut apo te shkaterrijte te gjith ekonomin apo ushtrin Apo edi e pyet gruan per koncesionet skllaveruese qe ua ka dhene miqve te vete O mero mos u merrni me legjenden enver hoxha sepse sfitoni gje Por bej thirrje edvinit qe te pregatitet per luft se serbi eshte tek dera

                                      1. N
                                        Ne

                                        Te gjithe jemi bij nenash, por kete perbindeshe dheu mos e trete.

                                        1. D
                                          Dauti

                                          Dashnorja ashtu duhet besnike!

                                          1. a
                                            astriti

                                            lexoni me kujdes se ndoshta e kuptoni se cfare perpjekjesh e sakrificash jsne bere per ta zgjuar dhe emancipuar rinine tone gjate luftes .pas atyre perpjekjeve sakrificave komunistet e meritonin plotesisht pushtetin.ka 30 vjet qe i shani po ka 30 vjet ama qe ndricoheni me driten e tij ,qe shisni armet e tij qe mbureni me shkrimtaret e tij qe keni nostalgji per rendin e tij kujtoni teatrot e tij filmat e tij estradat e tij plazhet e tija per te gjithe shendetesine e tij pa duar te zgjatura shkolla dhe kopshte falas uje nga cezmat pa para fusha futbolli para dhe mbrapa pallatit ,te rritur pa krisma armesh te gjithe ba shke ne gezime dhe hidherime e te tjera e ta tjera ,uzinat fabrikat plot me njerez gra pa perce femije jo te ngujuar hasmit punonin ne nje brigade .keshtu ka ndodhur dhe qe te analizosh ate kohe mos merr vetem 5 vitet e fundit.deri ne fund komunistet ,nena ,treguan qe e deshin shqiperine .

                                            1. h
                                              ham ham

                                              jooo, per me dashte ato kane dasht mamin tat, se e qifshin ne grup sapo mbaronte mbledhja e partise

                                            2. V
                                              Vlonjati

                                              Cfare leter eshte kjo? Ky eshte roman…. Ju jeni gazetari kot, pak halle e probleme konkrete ka Shqiperia, merren akoma me luften e dyte boterore.

                                              1. D
                                                Dardhan se jo mahi…

                                                Ooo pederasa, ka shpiunu se ska pas qare , sot shpiunon shqiptari i kosoves dhe i shqipnis pa e vet kush sen ….veq ulu me ta qitja nji espresso dhe te tregon historin e familjes dhe te komshive ren pa presje hiq dhe ate qe nga dita qe e ka lind e kendej….

                                                1. A
                                                  Agron

                                                  Sa ishte gjalle beri pune e kundershtaret i hengren mune

                                                  1. p
                                                    pa vlere

                                                    O Gazeta Tema; Pse degradoni si gazete me keto shkrime..?? Jeni te frustruar nga " te perndjekurit e komunizmit". Duhet ti perfaqesoni ata me doemos. Pse? Komunizmi ka mbaruar 33 vjet me pare. Te perndjekurit jane te lire. Femija i tyre - lindur atëmot te vitit 1990 l, i lirë, ne demokraci - tani eshte 33 vjecar. Pa i mohuar dhimbjet e vuajtjet, te perndjekurit kane patur mundesi vete, por edhe me gjeneraten e tyre te dyte te kontribonin per demokracine, shtetin, dhe Shwiperine. Ai Tafa.. se nuk ja mbaj mend emrin, u arratis dhe iku jashte. Ju mendoni se me shkrime te tilla do rrisni respektin e tyre?!? GABIM. Mua per vete me humb respekti sa here qe ju "kruheni" me Nexhmijen dhe Enverin qe per dy vjet ben 40 vjet qe ka vdekur, po aq sa ishte mbas lufte. Dhe ju prape shkruani e shkruani, deri sa ta beni gazeten jo interesante dhe te palexueshme. Sa keqardhje!

                                                    1. h
                                                      ham ham

                                                      Kane me vazhdue me shkrue deri sa ka bole si puna e jote, qe ende nuk i dijne krimet qe ato kane ba.

                                                    2. N
                                                      Noci

                                                      Kane vdekur te dy te padenuar per krime apo faje .I mori Zoti si deshi vete.Keto fjale mi pat thene nje bullgar ne Plovdiv.Ne vazhdojme ti pergojojme duke e ditur qe nuk mund te mbrohen.Lerini kockat e tyre te pushojne.E lexova pjese pjese dhe me beri pershtypje analiza qe ben nje femer shume ere ne moshe organizatës qe ajo pak a shume drejton se Qemal Stafa kishte vdekur ,kryetarit te partise,qe mund te ishte edhe i fejuari i saj.Ju thoni padiste ,nuk e di por ne ate kohe ishte lufte dhe nuk mund te fshehesh mendimet apo dyshimet,nje shkrim edhe artistik.Nuk po mund te rri pa thene qe ky shkrim dhe analize tregon varferine e grave tona ne parlament ne çdo krah

                                                      1. n
                                                        njaj pra

                                                        Faje??? Kenke bole kandarit

                                                      2. K
                                                        KOCI BAKO VFLP

                                                        TURP për ç'far shkruani për ata njërëz,PËR ATË EPOKË e FORCË POLITIKE TË LAVDISHME. Por nuk thonë kot që i shari të shanë.Por për të qënë realistë mund të shkruani oër forc. polit . të S.B që shfrytëzon në mënyeën më të pa skrupullt infor. e instit.shtetërore nëpërmjet SPIUNËVE me kollare.

                                                        1. k
                                                          katundari i sat'eme

                                                          Ku-ku per ty mor bole qe ende nuk don me pranue qe ai qe te shkerdheu mamane ishte kriminel i lindun dhe mizorine qe ai ushtroi mbi shqiptaret nuk ja bani as Hitleri cifuteve. Bole kandarit

                                                        2. G
                                                          Goliku

                                                          Edhe një përrallë tjetër nga e kaluara komuniste. Bravo gazeta Tema! Me përralla të tilla, ju e feyni rëndë integligjencën e lexuesëve dhe, të popullit tonë. Tek ju, mendimi i zi, i ka nxirë ndergjegjen dhe shpirtin tuaj. Jeni vërtetë të marrë, shpirtzinj dhe, përçarës të unitetit të kombit. Enveri fitoi si gjeni, qeverisi si gjeni, jetoi si mbret, vdiq si mbret dhe u përcuall si mbret. Ligësia jeni ju që merreni me të vdekurit.

                                                          1. n
                                                            njaj pra

                                                            Enveri fitoi sepse ishte i dashtuni i Dushmanit, qeverisi si kriminel, jetoi me terrorr, vdic tuej shurrue nder breke dhe mendja tra-la-la, u percoll me dhune kombetare dhe kujtohet me perbuzje. E vetmja gja e mire qe ka ba asht qe ta ka shkerdhye mamin

                                                          2. Z
                                                            Zaza

                                                            Ky kaloqja duket si 80 leksh i enverit. Nexhit ia rrujten shkoi 100 vjec o kaloqe saliut ????

                                                            1. G
                                                              Gota

                                                              Letra e rralle: si i spiunonte Gazmendja shoket e vet te dashnori Sali!

                                                              1. X
                                                                Xha Tasi

                                                                Une nuk do lodhesha kurre te lexoja deshmi te tilla, te gjalla dhe reale. Respekte per ata njerez qe dhane jeten per lirine e atdheut.

                                                                1. N
                                                                  Na mbyten bolet

                                                                  Pse jeni selektive ne komente more bythqirat e temes eshte nje hajvan ketu qe nderhyn tek cdo komentues ai kujton qe me qe ja kane shkerdhyer fisin e ka kap inati me te tjeret pse nuk jane care para prapa si ata.Leri te tjeret rehat o bole me na taj shiko se gjate shkruajtjes se komentit te pallova gruan me gocen bashke dhe tet bir si kokrra e bythqirit qe ishte.Cmut ke o njeri jo te gjithe jane shkerdhyer si ty.

                                                                  1. R
                                                                    Reali

                                                                    AI KA QENE MISIONI I ANTARES PARTIS FASHISTE TE ELEMINONTE NJE NGA NJE KUADROT ME TE AFTE E TE VLEFSHEM TE SHQIPERIS. AJO QENDRON MBAS ENVERIT NE VRASJES QEMAL STAFES POR ME NJE NDRYSHIM SE I THA ENVERIT QE AJO NUK MUND TE LIDHEJ ME ENVERIN PO TE ISHTE QEMALI GJALLE DHE ENVERI E FUTI NE PRIT QEMALIN DUKE KERKUAR TAKIM ME ATE PER PUNE PARTIE SA DOLI QEMALI NGA SHTEPIA KU BISEDOI ME ENVERIN U EKZEKUTUA. KY ISHTE ENVERI "YNE" SE NEXHMIEJA DIHEJ JO ME KOT POPULLI I FLISTE ASAJ PANTER E ZEZ. POPULLI NUK GABON NE VLERESIM.

                                                                    1. N
                                                                      Na mbyten debilat

                                                                      Ca thua me vjen keq po qenke bole.Ne nuk dime cka ndodhur ne 1990 ti paske njohuri per 82 vjet perpara ik futi ndonje te dhime koqe kandari!

                                                                    2. A
                                                                      ARBËRI

                                                                      Kur i shoh S. Berishën e I. Meten dhe NON GRATA-t tjerë, Enver Hoxha më duke si YLLI POLAR. Ato pakë vepra të mëdha që nuk arriti PD ti shkatërrojë ende shndrit Shqipëria. Dot nuk e nguli askush në asnjë asnjë gozhd greku e serbi në Shqipëri . Nuk kishte vrasje, prostitucion, drogë, ikje nga Shqipëria, analfabet, s’kishte shtëpi pa drita etj etj. e tash fëlliqësirat që i shkolloji dhe bëri njerëz e shajnë. TURP.

                                                                      1. G
                                                                        Golik Kokojka.

                                                                        Shkrimi i Nexhmije-Xhuglini- Hoxha- eshte- prefekt-ska pse te pergojohet.Thote te verteta me sinqeritet. per kete ken cythoni.Me te lumte per KOMENTIN-i nderuar *GOLIKU*- te pershendes -une *Golik Kokojka*.

                                                                        Lini një Përgjigje