Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet çmimi i benzinës dhe gazit

16 Mars 2023, 17:00Ekonomia TEMA

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve,

Nafta do të shitet me 182 lekë për litër, duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme. Vendimi është publikuar nga Bordi i Transparencës së Karburanteve, ku vihet re se rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina dhe gazi.

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 7 lekësh krahasuar me vendimin e kaluar. Benzina po ashtu do të shitet me 182 lekë për litër, ndërsa gazi me 75 lekë për litër, duke shënuar rënie. Duhet theksuar fakti që me vendimin e sotëm, çmimi i naftës zbret në një ndër nivelet më të ulëta që prej krijimit të Bordit të Transparencës. 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 16 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

2 Komente

  1. A
    Ardit

    Dhe neser bordi duhet te mblidhet perseri duke e rritur naften me 3 lek, mbasi bursa sot sipas shenjave do mbyllet me 30. Bizneset qe shesin me pakice te mos merziten,te bejne garjet,po paten takat te rezistojne sa te munden,po spaten me takat,te shpallin falimentin dhe ti hedhin te punesuarit ne rruge,ne menyre qe ti ushqej qeveria. Qe te funksionoj skema e qeverise me bordin,duhej qe bizneset e shitjes me pakice te karburanteve,te kishin te instaluar deri ne grykat e depove te tyre tubacionet e firmave te shumices(Sh.A-ve).Qe do te thote,te blinin cdo dite sasine ditore qe do te shisnin.

    1. R
      Raimond vlonjati

      E keni cmimin , rreth 900 leke me te larte se ne Amerike - hahahahaha --Sakndaloze Vendi me i varfer i Europes me cmim karburanti sa dyfishi i cmimit te Amerikes Dhe mos harroni votoni vetem Rama hajdutin, ne menyre qe tu coje cmimin edhe me alrt akoma, O krijesa hajvane !

      Lini një Përgjigje