Bankat tregtare në vendin tonë kanë arritur fitime rekord në vitin 2022. 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro është vlera e nxjerrë nga shoqata e bankave për fitimin e përbashkët të të 11 institucioneve bankare në vend, me rritje 25% në raport me vitin 2021.
Vlerësimet paraprake nga shoqata e bankave, tregojnë se kjo normë e lartë u ndikua nga zgjerimi i aktiveve dhe portofolit të kredisë, ruajtja e cilësisë së portofolit të huasë, por edhe nga efekti pozitiv, që solli rritja e shpejtë e normave të interesit.
Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS, arriti në pothuajse 692 miliardë lekë, me rritje vjetore 6.8%. Ndërsa raporti i kredive të këqija ka qënë në nivelet më të ulëta historike, në masën 5%.
Rentabiliteti i sektorit bankar ka arritur nivele më të larta edhe në raport me periudhën para pandemisë, faktor që tregon ecurinë pozitive të sektorit, sidomos në dy vitet e fundit.
Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.
Ky lajm duhet te na gezoj ne pergjithsi por Nuk e di sa serioz dhe i besueshem eshte ky raport i shoqates se bankave ne Shqiperi.Per aq informuar sa jam, ne shume vende te botes te zhvilluar fitimet e bankave kane pesuar nje renie te drastike krahasuar me nje vit me pare aq sa Viti 2022 eshte konsideruar si viti me i keq ne raport me vitet e konsideruar te mira persa i takon fitimit te bankave. Dhe kjo ka shkaqet e veta nga te cilat me kryesoret jane rritja galopante e inflacionit ne shume vende te botes se zhvilluar ( EU;USA; Angli), dhe Vendet ne zhvillim,me perjashtim te Japonise qe ka arritur te ruaj nje norme inflacioni te ulet dhe te mire kontrolluar. Rritja galopante e inflacionit pertej targetit noramal (2-3%) i ka detyruar shume Banka Qendrore te perfshihen ne politika shtrenguese agresive qe kane cuar ne rritjen galopante te interesave per kredite gje qe ka cuar ne nje perkeqsim te dukshem te portofolit kredive me probleme serioze te leshuara nga shume Banka te medha, te mesme e te vogla. Pervec kesaj edhe potofoli i kredive te reja te dhena se fundmi ne pergjithsi ka nje reduktim te ndjeshem si pasoje e interesave shume te larta e pothuaj te paperballueshme nga individe, biznese te vogla, te mesme te medha si dhe biznese te reja ( New Start-Ups ). Tregjet e kapitaleve ( Stocks )kane qene ne gjedjen me te mjerueshme te mundshme dhe pothuaj ne renie te vazhdueshme ( in RED ) gjate 2022 dhe fillimin e 2023.Bondet dhe obligacionet po ashtu ne pikiate si pasoje e interesave te larta te aplikuara nga Banka Qendore te ketyre vendeve. Falimentimi I nje banke( ve) te madhe tregtare ne USA (Silicone Valey Bank
Terhiqni parate nga Bankat, lereni propaganden e Temes.
Renia e Silicon Valley Bank
Si ka mundesi qe per nje lajm kaq pozitiv dhe te rendesishem nuk ka komente. Rritja e fitimit dhe qendrueshmeria e bankave ndikon direkt ne rritjen ekonomise. Apo varja. Kujt po i plas per ekonomine sa kemi Luizin per te gezuar dhe politikanet per te mallkuar.