Nga Gëzim Kabashi
Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest.
Por kjo i përket së ardhmes, ndërsa akualisht po hidhet vetëm hapi i parë. Rinovimi i rrjetit hekurudhor, mjaft të dëmtuar në dekadat e fundit, ka nisur me rindërtimin e segmentit Durrës – Tiranë, si dhe linjës së re drejt aeroportit të Rinasit.
Linja e re do të shtrihet në një territor ku jeton thuajse gjysma e popullsisë së vendit.
Leonard Jani, këshilltar në Drejtorinë e përgjithshme të Hekurudhave tha për BIRN, se linja mes dy qyteteve më të mëdha të vendit, nis në stacionin hekurudhor të Durrësit dhe përfundon në km 34 e 400 m, por jo në hyrje të Tiranës.
Ky ndërtim i përket një faze të dytë. Për të arritur në stacionin fundor pranë bulevardit të ri të Tiranës nevojitet edhe ndërtimi i 4.7 km të tjera – shton ing Jani.
Gjithçka do të bëhet sipas standarteve të Bashkimit Europian, duke nisur që nga trupi i ri i trasesë.
Linja që lidh qytetin port me kryeqytetin është ndërtuar në vitin 1947, dhe përtej standarteve të munguara që aktualisht parashikon BE, edhe koha e gjatë ka amortizuar dhe dëmtuar së tepërmi mjaft elementë të linjës.
Specialisti hekurudhor sjell si shembull shembjen e urës së Limuthit në vitin 2004, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Stacionet hekurudhore të kësaj linje do të mbeten po ato të mëparshmet: Durrësi, Shkozeti, Sukthi, Vora, Kashari dhe Tirana për pasagjerë, godina që do të ndërtohen krejtësisht të reja, ndërsa në Maminas nuk do të ketë ndalesë të trenave.
Në të ardhmen parashikohen trena specialë, që ndalojnë vetëm në Vorë p.sh., dhe do të lidhen me trenat e veriut – sqaron ing Leonard Jani, i cili punon në HSH që prej gati 50 vitesh.
Projekti i hartuar nga kompania greke parashikon që segmenti Durrës – Tiranë nga 65-70 minuta aktualisht, në të ardhmen të përshkohet në një kohë 22 deri në 25 minuta, falë mundësisë që do të japë trenave linja e rindërtuar, për ta ruajtur shpejtësinë deri në hyrje të stacioneve.
Shpejtësia e llogaritur e trenave në linjë do të jetë 120 km/orë, por realisht ato nuk do të kalojnë 80 km në orë.
Ing Jani thotë se të gjithë elementët do të mbeten të njejtë me ato të linjës që vazhdon të shfrytëzohet.
Urat e njohura si ajo e Limuthit, e Erzenit, ajo në hyrje të tunelit të Rrashbullit, ajo e Tiranës, etj. do të ribëhen nga e para aty ku ndodhen edhe tani – thotë këshilltari hekurudhor, duke shtuar se 13 do të mbeten edhe mbikalimet, me trarët dhe sinjalistikën përkatëse nga Durrësi deri në Tiranë.
Një pjesë e madhe e territorit të trasesë do të izolohet nga qendrat e banimit me rrjeta dhe kangjella.
Specialisti hekurudhor ndalet në linjën e re, që sipas këtij projekti do të shkojë drejt aeroportit të Rinasit, duke u shkëputur në Vorë nga linjat e Durrësit dhe dhe Tiranës.
“Ne shqiptarët udhëtojmë drejt aeroportit, edhe kur përcjellim të tjerët, por të njejtat raporte, 1,2 udhëtarë për [do pasagjer që fluturon, japin edhe të studimet ndërkombëtare – dëshmon ing Jani mbi të dhënat ku u mbështet projekti.
Duke folur për shpronësimet, këshilltari hekurudhor shprehet se ato janë zgjidhur thuajse tërësisht, përfshirë edhe zonën në hyrje të kryeqytetit.
Përfundimi i ndërtimit të linjës në fund të vitit 2024 përbën vetëm fillimin e zgjidhjeve të ardhshme, lidhur me linjën elektrike.
Sipas ing Janit, lëvizja mbi hekurudhë do të kryhet me automatrica, trena që lëvizin në të dy drejtimet, dhe numri i trenave ditorë në linjën Durrës-Tiranë mund të kalojë numrin shtatë.
Duke u ndalur në transportin e mallrave, ing Leonard Jani thotë se në linjën hekurudhore Durrës – Tiranë ndodhet stacioni i Sukthit, i cili duke u lidhur me Portin e Depozitave të Karburanteve në një gjatësi rreth 8 km dhe në të ardhmen me portin e Ri te Porto-Romanos, përbën një mundësi lidhjeje Intermodale, Port – Hekurudhë, për transportin dhe shpërndarjen në territorin shqiptar të Karburanteve që importohen në Shqipëri, por edhe të mallrave të ndryshëm që do të përpunohen në Porto – Romano dhe që kanë destinacion në transportin ndërkombëtar.
Duke iu referuar strategjisë së HSH, Leonard Jani thotë se pas linjës Durrës – Tiranë parashikohet rinovimi i linjës Vorë – Shkodër – Hani i Hotit kufi me Malin e Zi.
Transporti i karburanteve me hekurudhë, ul në masë të konsiderueshme ndotjen e ambjentit, krijon lehtësim të trafikut rrugor, rrit sigurinë lëvizjeve të mjeteve auto dhe nga ana tjetër do të përbëjë një potencial të transportit hekurudhor – përfundon ai.
Faleminderit Rilindja! Faleminderit BE! PO TI FUSNI ATO SHINAT ATY SKU BIE DIELLI! SHUME PAK...SHUME VONE ...SHUME TURP! Ta gezojne Bangladeshasit ate hekurudhën tashi
Transformuar si pikturat e basketbollistit global.. lol
Problemi me juve te nevojtores se Berishes eshte se keto pune nuk po i ben lideri juaj, qe per sa kohe ishte ne pushtet, u kujdes qe te pasuronte femijet e tij duke vjedhur parate e shqiptareve. Per qytetaret e thjeshte, nuk ka rendesi se kush i ben keto pune, por ka rendesi qe po behen, prandaj merreni propoganden tuaj dhe futeni ne prapanicen e Berishes.
33 Vjet pa hekurudhe! Tani me hapa breshke duhen edhe 20 vjet te tjere. Turp!
Nuk e gjeta se a do jete e elektrifikur si ne gjithe Europen dhe Ballkanin,ose do jete me djegesor (karburrant)?
Uauu na kishte marre malli per projektet 3D.
Treni nuk eshte durres-tirane, mashtrusa. Treni shkon deri ne Fushe Mezez, aty ku inxhinieret dhe hajdutet kane bere stacionin. Hiqeni fjalen Tirane nga llogaria e trenit. po i hipa makines deri ne Mezez, falemnderit shume por iki deri ne Durres.
Saliu jua conte shpi me shpi trenin juve qe luftuat per Demokraci, ndersa ky tjetri po ju thote te ecni deri tek stacioni trenit. Pale, thote qe do lidhi Tiranen me Prishtinen me hekurudhe. Permbyseni kete shalgjatin, te vije Saliu , ai e ben Shqiperine.....
Pirdh o pilo pirdh, cpune ka saliu dhe shalgjati mor shok. Treni shkon der ne mezez jo ne tirane. Llogaritjen do e kene bere shoket e ty presh-ngrenesa se urbanisti do e kishte lene ku ishte stacionin
Kjo eshte e keqja juaj, se vraponi mbas te keqes. Ne Shqiperi pas 33 vjetesh po behet nje hekurudhe, ti nuk e pelqen. Me e bukura eshte se nuk e ke idene fare, te kisher ndonje njohuri do flisje ndryshe, por jeni bere specialiste per cdo gje tek kafeja. Manaxhimi juaj eshte deri tek kafja dhe tek lloto per ndeshjen e rradhes. Hekurudha ndertohet ne disa faza, faza e pare deri ne Mezez, faza e dyte ndertohet stacioni i ri i trenit ne fund te bulevardit te ri. Nuk guxon te marri iniciative te ndertohet nje gje, se delni ju me shkopinj te pengoni cdo pune. Ju , mbreterit e dembellekut.
Pirdh o pilo manxheri pirdh, bashke me fazat e tua. Ishte mire aty ku ishte stacioni. Te predhca parkimin qe beri cudibersi jot. Kshu si thua ti edhe ne itali mund ta bente stacionin, e do prisnim per fazat e tua. Deri sa te ta sillte faza stacionin ne ballkon
Ngadal o Pilo per ke Sali e ke fjalen per ate qe e groposi hekurudhen e Enverit dhe cmontoi e coi per skrap gjithe rrjetin hekurudhor shqiptar apo ate kelyshin e vete Lulken qe palloi mire Argiten faqedjeguren ne Kosove dhe I vuri kazmen stacionit hekurudhor te Tiranes qe te sillte deri tek Marteniteti i vjeter e nuk te linte ne mes te fushave tw Mezezit. Pthu rrace e poshter shpellaresh.
Ke shume te drejte. Nuk e kuptoj se perse duhet ti hipi trenit per te shkuar ne aeroport nese stacioni nuk eshte ne Tirane por ne Mezez. Atehere po i hip taksise me 1500 lek dhe mbaroj pune. Pra ky projekt eshte vetem per te zhvatur parate, por jo per t'i ardhur ne ndihme popullit. Do e shohesh sesi do falimentoje dhe do na falimentoje edhe taksat tona.
Alban-nuk e di nese jeton ne Shqiperi dhe mbase nuk e ke pare Tiranen se sa eshte zgjeruar. Kur thua se nuk i sherben popullit, pasi nuk arrin deri ne Tirane, e ke fjalen per ato qe jetojne andej nga zona e maternitetit te vjeter. Po per mua qe e kam shtepine tek Tirana e Re, si tia beje qeveria, te beje edhe nje stacion atje? Po ata qe jetojne ne kombinat, apo tek autotraktoret, kinostudio apo qytetin studenti, si tia beje qeveria, apo duhet nga nje stacion treni edhe neper keto vende? Me trafikun qe eshte sot ne Tirane, ku te duhet te rrish ne makine nje ore per te shkuar nga Tirana e Re tek stacioni i trenit, merr me mire autobuzin e linjes dhe shko tani per tani ne Mezes. Po ta kishe lexuar me kujdes, inxhinjeri i hekurudhes thote se ne vazhdim do ndertohen edhe ato 4-5 km deri sa treni te futet ne Tirane, por sidoqofte perseri do te te duhet qe te shkosh ne stacion me mjetet publike, ashtu sic ndodh ne te gjithe boten. Vetem ne shqipot duam nga nje stacion per cdo qytetar, qe ta kemi tek dera e shtepise. E fundit, ke provuar te vish nga aeroporti ne Tirane me taksi? Tarifat qe perdorin shoferet jane 10-20 here me te larta se sa ne cdo zone tjeter te Shqiperise. Treni do zgjidhe shume probleme, duke filluar nga trafiku dhe per kete gje duhet me falenderuar qeverine qe po nderton linjat hekurudhore mbas dekadash. Thuaj shyqyr qe po kujtohen.
Thuaja troc, pse nuk u mundua tjeter qeveri ne keto 33 vjet te ndertoje hekurudhe? Per hir te vertetes, qeveria Nano lidhi kontraten me GE, por Sali shpoellari e anulloi, u penalizua nga arbitrazhi me 20 Miljon Euro. Per kete dallohet Saliu me grupin shkaterrimtar, ka prishur cdo gje. Per mua, edhe sikur Edi te bente hekurudhen nga Surreli ne Kombinat, per hallet e tij, une do isha i kenaqur, se te pakten 10-15 mije vetave do ju zgjidhej transporti. Kafsha nuk do asnje ndertim, vetem shkaterrim.
Po pse fusni saliun kudo. Kujt i plasi per saliun apo per edin. Ore vdekshin te dy. Ja vdiqen, ca ndodh? do dalin dy kokepalare te tjere. Flasim per trenin. Qe nuk zgjidh hall se eshte ne fushe-mezez, mbrapa QTU. Ku eshte studimi, publik? Degjesa publike? Kush beri statistikat e flukseve levizese? Asnje!!!
Pirdh o shqipe pirdh, mrapa QTU do e kesh stacionin. Ik me gomar aty ti qe na tregon zgjerimin e tiranes.
Oooooooooo AGIM!!!!!!!! Lexoje edhe një herë. TRENI do shkojë edhe në TIRANË, në fund të Bulevardit të Ri! Shifi punimet pa shku te Tulla 3, linja e vjetër rikonstruksioni. Po qe se je jabanxhi dil nji herë nga Terminali i Autobuzave të Veriut dhe Jugut deri në Institut Bujqësor dhe vërej me vemenje ene masanej fol.
Prit gomar te mbije bare, bari doli gomari ngordhi, ka 30 vite qe thuhet do te do te do te. Ai qe e mbushi Shqiperine ne kohe rekord me hekurudha ka vdekur dhe mir ka bere por perse duheshin prishur dhe shitur nga hajduteria per skrap.
Jam per durres sot. Ku eshte stacioni i trenit ne tirane qe te iki. Vetem ne shqiperine e ed rames ndertojme hekurudhe po nuk ka stacion. Jam i sigurt qe nuk ka asnje vend tjeter kaq qesharak, bandit, legen ne bote.
Ti ben. Je nje idiot i lindur apo je bere rruges??? Ne vitin 2024 thote artikulli o toç. Rri prit aty te brraka sa te ndertohet stacioni jot personal. Urrejtja per ramen ju ka shtyre te urreni edhe atdheun tani o terroriste shpellar. Nese nuk gezon dot te pakten mos fol o toç.
Nuk gezohemi dot o burr i dheut, se po behet nje gje me e keqe nga ajo qe ishte. Ate qe ishte e kishte bere Enveri, qe ishte nje kryeplere. E kupton sa keq eshte situata apo jo, jeme me keq sesa kur ishim keq…
Beno, do ta bejme dhe stacionin tand mos u nxito. Thuj njihere qe kjo eshte veper e mire sepse njerzit do kene dhe nje alternative tjeter udhetimi, jo vetem makinen. Bej shyqyr qe po aktivizohet sistemi hekurudhor qe kishte vdekur. Pastaj lesho nga ato pordhe shqiptare. Vetem shani dhe kritikoni, pa ditur gje. Duket qe nuk jeni njerez te punes. Tjetri ndertoi gjithe shtepiat e rrezuara nga termeti dhe ju s'e thate nje fjale te mire, po vetem shani.
Kompania greke.....hahahahaha.....Greqise hekurudhat ja ka ndertuar Bota...kurse ne marrim greket per te ndertuar hekurudhat tona......kur hekurudhat e tyre jane per mizerje 30 vjet pa investuar me puntore te pakualifikur....qe moren ne qafe njerzit.....keto kalkare nuk kane bithe te mbajn ne gjendje hekurudhat e tyre e jo me te ndertojn tonat......cmenduri....
Problemi eshte qe hajdutet qe na qeverisin edhe nje tren te ti qe po bejne po e bejne me nafte. Nderkohe qe bota po kalon ne trena super te shpejte dhe standarti normal jane trenat elektrike, treni tirane durres do jete me nafte. Turp.
Kush te thaty qe jane me nafte trenat qe po behen? Treni per Prishtine do kaloj nga shtepia e Saliut, shko vendos nje kurore...
Hahaha, bukur ja ke qendisur legenave o Prec. Kurore tek kulla e Saliut..., hidhu nga treni se nuk ka stacion atje.
Po informohuni njehere se do kuptoni qe eshte me nafte.debila. Ju ka q... rama nenat dhe trute
Qeka artikull me ing Jani,qe çdo gje filloka me do të.Do te behet kesht,e ashtu thote ing Jani. Ing Jani,i vjeter por optimist dhe futurist,me nje fjale ja fuste pordhes per qejf
Hahahahhaa e madhe kjo sa here ka votime ndertojne virtualisht nje hekuredhe Dhe tani gati sufllaqet "oa sa po zhbillohemi, sa po punon qeveria ec perpara bota na ka zili si po punon km etj
jemi i vetmi vend ne bote pa hekurudhe.mburremi se po bejme 20 km kur bota po udheton me trena te shpejte 400 apo 500 km ne ore
Po ku i ke pare zotrote keto trenat me 400-500 km ne ore? Per shembull, ne Itali, distancat nga jugu ne veri jane me qindra kilometra, duke patur teknikisht mundesine per trenat super te shpejte dhe pamvaresisht se Italia ka keto kushte te terrenit dhe eshte nje vend shume me i madh e me i fuqishem se sa ne nuk i ka keto trena, kurse zotrote na i kerkoke ne Shqiperi. As ne Amerike, Kanada, Rusi apo vende te tjera shume te medha me distanca qe te duhen dite me udhetuar nuk i ke keto trenat qe permend zotrote. Perjashtim bejne Japonia, Kina dhe Franca.
Sa linja do te kete traseja.
Ne te ardhmen shqiptaret do udhetojne ne hene me satelitet 1 dhe 2 dhe do bejme pushime ne mars.✊rrofte partia
Lum kush te rroje ta shohe zonje.... Si u be ajo puna e ujit, 24 ore ne cezma ne zonat urbane, qe u premtua heren e fundit ?!
O karat e lalit e lexuat?Hekurudha mbaron ne 2024 dhe eshte elektrike
Nuk kane tru per te lexuar keta. Titullin e kane shume madje..çi duhet hekurudha shpellareve? Keta udhetojne me kale leshkalter per Tirane hahaha
Mbasi të mbaroi greku ndërtimin e hekurudhës, kalojani edhe shfrytëzimin dheee...... mjerë pasagjerët, kokë më kokë i ke trenat.
Te gjithe ju cecenet e Non Grates ,qe komentoni ketu ,na hengshin ( munë )
te lumte goja
Or ti Plio Lala,nga emri dukesh si Laluc prej Fjeri.NQS eshte emri yt:Si thua mor i Ndritur,Saliu binte trenin shtepi me shtepi:Kur mor Debili Pilo:Hekurudhat i boni Enveri(Per keq a per mire,te gjitha jane bere ne kohen e Xhaxhit),ne kohen e Saliut ,te gjithe Shinat u vodhen dhe shiteshin per Skrap ne Mal te Zi.Cfare Hekurudhash ndertoi Saliu,or Mjerane?Shqiperia po bohet,ate qe nuk u be per 20 vite nga Fatosi dhe Saliu,po e bon Edi Rama.Ju pelqen apo jo Shalgjati(simbas njerit ketu),ky eshte Realiteti.Ndryshimin e shohim ne qe jetojme jashte Shqipnise,;Kur vija ne kohen e Saliut,shihja njerezit ne Tirone,qe dilnin nga Restorantet dhe Kioskat,dhe shurronin dhe Dhisnin ne Lane.Kjo ishte Shqipnia e Sali Mutit,dhe mos ardhte kurre me ajo dite.Tung Trimat si Pilua nga Fjeri.
Hajde te japi xhaxhi Pilua nje pilaf tek kthesa e Divjakes. Duhet ta kishe kuptuar pak humorin tim per Saliun, eshte e vertete, ai i shkaterroi, ky te pakten po ben dicka, dembelet nuk duan. Hajde se te tregon xhaxhi disa barsaleta per kete kohe, dhe ate qe iku.
Edhe une po them lexojeni mire se aty thuhet deri ne bulevardin e ri ku do jete stacioni i Tiranes do ndertohet 4.7 km te reja.Po te pakten po punohet
Shume vone. Shume Pak.
Ne nje rruge egzistuese ku gjurma dhe themeli eshte i gacem c’fare mutin po beni keni tre vjet qe me teknologjine e kohes sot duhet te kishin filluar funksionte linja sot jeni ne fushat me kazem e lopate po kjo rruge qe su hap
Ore Pilo,po thuaj qe po ben Ironi me Idiotet e Saliut,mor Pilo.E pata harruar Ironine,shyqyr qe dole dhe ma kujtove.Ate Pilafin e ke me Ironi,apo haet me te vertete tek kthesa e Divjakes.Pilo shkruaj me Shqip,sqaroi gjonat,se keshtu tani me dukesh Burre i Zgjute,he te keqen.
Kot pa të drejtë e ke sharë Pilon!!! Pilo është komunisti më i thekur këtu në forumin e 82 të PKSH-së dhe mban ndezur flakën e partisë dhe shokut Edvin...dhe shokut Balla.. Është dedektiv i papam. Vèç nga era e pilafii (ashtu ..komenteve) i njeh militantët salehistë.. Nuk i shket gjë.. Duhet të bësh auto-kritikë para shokëve për këtë që the për shokun Pilo!!! -Sa për trenin e ai do to çojë partinë nga fitorja në fitorje. D.m.th .. nga Bathorja në Bathorje...
Nje falenderim i takon Rilindjes per ndryshimet qe po ndodhin ne vend edhe pse me vonese. Cdo ndryshim ne dobi te popullit eshte e mirese ardhur. Turp per per politikanet S. Berishe e Meta qe gjate kesaj kohe si politikan e drejtus kane punuar dhe kane pasuruar vetveten ,familjaret e sorrollopin qe i shkojne pas. Drejtesia te ndjeki pasurin dhe mos trembet nga presionet e Berishes e Ilir Floririt.
Me ne fund pritem 30 e ca vjet te behet linja moderne te trenave Dr-Tr, nuk quhet zhvillim kur lidh qytete me autobusa e furgona por kur ke sistem hekurudhor funksional si cdo vend europian; treni te jete i shpeshte ne oret e mengjesit e te pasdites dhe te kete tren vone nga Dr ne Tr psh.7 pasdite e nga Tr ne Dr 9 te darkes psh; Qeveria te beje funksionale edhe trenin Dr-Elb-Pograd. te rinovoje trasete e shinat e te shkohet per 3 ore max; per Vlore per Shkoder te beje linja te reja ne qytete te tjera se udhetimet me tren jane te kendshem e te bukur; Te shtohen linja turistike te menaxhohen nga bashkite rreth liqeneve psh.si ne Pogradec liqenin e Shkodres, ne Belsh, etj etj etj;
Mballosje me mballoma e hekurudhes së vjeter, besoj vjedhje gjigande Në Itali mund të jenë lokomotivat me nafte, por treni ecen me mbi 130km/ore Me 80kn/orë sic thotë autori për linjen e re, me këtë shpejtesi ecte treni Tirane-Elbasan në kohën e mjerimit