
Qeveria inaguroi vjet në verë By Pass-in e Vlorës, ndërkohë që kishin mbetur pa përfunduar 15% të punimeve. Një vit pas ceremonisë përuruese verifikimet tregojnë se rruga është amortizuar. By Pass-it të Vlorës i mungon sinjalistika, shtresa e fundit asfaltike, mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve, si dhe rehabilitimi mjedisor. ARRSH thotë se mbyllja e punimeve në këtë segment do të mbarojë në mars të 2024, por nuk jep arsye për zvarritjen e tyre.
Nga Esmeralda Topi
Muzgun e 7 korrikut të shkuar qeveria inaguroi për herë të parë përfundimin e By Pass-it të Vlorës, një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.
“Ndodhemi në By Pass-in e Vlorës, sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës.” Kështu deklaronte ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë ceremonisë inaguruese të By Pass-it të Vlorës korrikun e kaluar.
Pas një fjalë të detajuar mbi ecurinë e projektit, në krah të kryeministrit Edi Rama, drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe një sërë përfaqësuesish të tjerë të Partisë Socialite në qarkun e Vlorës, Balluku shpotiti kreun e qeverisë:
‘Jemi gati tani për të dëgjuar vërejtjet Kryeministër, ça duhet të kemi merak?’
‘Ja, pse nuk ka ndarëse këtu?’, iu përgjigj Rama, teksa vuri në dukje mungesën e barrierave anësore në një pjesë të By Pass-it.
Inagurim pas inagurimi…
Një javë më vonë, në krah të Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministri së bashku me zyrtarë të tjerë u rikthyen në By Pass-in e Vlorës për një tjetër inagurim të segmentit panoramik në muzg.
“Ne rikthehemi këtu, pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Evropian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së bypass-it, në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.”, shprehej Rama.
Punimet kryesore të By Pass-it përfunduan më 30 qershor të 2022-shit. Edhe pse u inagurua dy herë e vërteta është se rruga ishte e papërfunduar.
“Kjo është një rrugë që kanë ngelur vetëm pak punime që nuk do të interferojnë me trafikun e rrugës. Kemi të bëjmë kryesisht me punimet e skarpatave…”, theksonte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi verën e kaluar.
Por ndryshe nga ç’pretendon z.Berberi, një dokument zyrtar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor tregon se By Pass-i i Vlorës u hap për qarkullim pa u mbyllur 15% e punimeve. Dhe skarpatat janë vetëm një nga disa elementet thelbësor të projektit infrastrukturor.
Një vit më vonë
Një vit pas inagurimit, rruga vijon të jetë e papërfunduar dhe nuk ka asnjë shenjë punimesh në të. Zvarritja e punimeve përmbyllëse, e ka degraduar aksin prej 29 km.
Verifikimet në terren tregojnë se rruga është amortizuar dhe ka pësuar rrëshqitje që e bëjnë të duket shumë larg një aksi që ka vetëm 1 vit jetë.
Në By Pass mungon sinjalistika, ndërkohë që më shumë se gjysma e segmentit ende nuk ka shtresat e planifikuara asfaltike. Nga ana tjetër, një nga urat ka mbetur me pilota të ngritura ndërkohë që nuk i është bërë ende tavani.
Në këto kushte, Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar. Institucioni pranon se By Pass-i ka ende punime të papërfunduara, duke i listuar si më poshtë:
“ – Ndërtimi i kryqëzimeve me fshatin e Kaninës në km 9+100 dhe 12+100
– Përfundimi i shtresave asfaltike
– Mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve
– Rehabilitimi mjedisor”, shkruhet në përgjigjen e ARRSH, teksa theksohet se punimet pritet të përfundojnë në mars të 2024.
Të njëjtin afat e gjejmë edhe në listën e investimeve publike me financim të huaj, që ka detajuar Ministria e Financave për vitet 2023-2025.
Kë gënjen ARRSH?
Por ndryshe i është dhënë afati i përfundimit të punimeve partnerëve ndërkombëtarë. Në një përgjigje për Faktoje, Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thotë se ARRSH i ka informuar se projekti pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
‘Informacioni i fundit që kemi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), autoriteti zbatues, është se projekti pritet të përfundojë në dhjetor 2023.’, shkruhet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së teksa theksohet se fatura e punimevë të mbetura i takon qeverisë shqiptare.
Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56.16 milionë eurove, nga të cilat 20.16 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. (Faktoje.al)
Hiqeni more kete shrkim, se bie ndesh me vijen e partise dhe me arritjet e te gjatit. Rruga eshte bere dhe eshte moderne dhe cilesore dhe do vij koha edhe te mbaroj.
Sipas mendimit tim keta te SPAKU-t , nuk eshte se ja u ndien shume per te gjatin, perkundrazi, nuk po lene gje nga vija e partise, por, ju ka dal nga mendja qe egzistojne edhe nja dy dinozaur te hajnise akoma gjalle qe u bejne karshillek shqiptareve nga gjiri i Lalsi!!!Le te hetojne qe nga prokurimi deri tek ai qe berei punimet e gjithcka qe lidhet me ato 56 mln euro, dicka di gjejne se nuk eshte e mundur te katandiset keshtu po te behet sic duhet!!!
I ben "Bela" keto pune, palloshi "s'di gje', ka per t'u inaguruar vit per vit deri nga 2030-ta....si thonte gjigandi i xhuxhave; "rruget e lena rrugeve", Edhe me rrugen e korbave kete bene, ne emer te pordhiotizmit, kane 20 vjet qe vjedhin majtas e djathtas.Populli DELE voton!
Ka vonuat kestin tek mero ndaj e kane postuar. Mero e di ci bene Irfanit, pyes per nje shok?
Rama,eshte katandisur me trute Saliut,qe mban vec masken e surratit te vet, dhe me llojin e Berbersve per rreth,qe qethin fondet,ose flen gjume,
Ka kohe edi qe ka kopjuar stilet e sales - Bypassin e fierit e inaguroj nji vite para se te mbaronte komplet - rrugen e arberit e ka inaguru nga tre kater here - dhe bypassin e vlores njisoj...
A mban njeri pergjegjesi? Nese ka shperdorim a hyn njeri ne burg? Nese dikush denohet oer 2000 leke?!
Hajde bypass/ngapas hajde.......jeni njishi,BE ju pret me.....rr@cke kokes!!
Rruget qe duam...
Gjithe rruga eshte ndertu ne vend te gabu terreni eshte ne levizje te vazhdueshme mjafton nje shetitje meskaf.
Bashkim Mulaj qe ja ka zene Rames koken ne dhokan
Leket i ka vjedhur Lul Basha me Berishen, s`ka mundesi tjeter.
Fakt që dëshmon korrupcion! Edhe për "Rrugën e Kombit" të gjithë thoshin se ka përfunduar. Saliu e inauguroi 2 herë. Gazetarët thoshin "Autostrada Prishtinë - Durrës". Kur kalova andejpari, çka të shikoj: mungonin 7 ura! Nuk kishte "Autostradë Prishtinë - Durrës" sepse kishte një copë të madhe pa autostradë, rrugë e rëndomtë! Edhe një kushëri që kushte kaluar andejpari para meje nuk mi tregoi mungesat, ishte i hiptonizuar nga çka thotë tv e nuk thoshte çka kishte pa(rë) vetë!
Ka 12 vjet ka ikur Saliu...ky sikur do e mbaronte po merr dhe 5 euro ke trau...
Pse lodheni!,"E PERSERI ESHTE PERGJEGJESI INDIVIDUALE"
Ironi bajate! Pse të mos ta shikojme edhe ndryshe. Vete shkrimi e se punimet nuk kane perfunduar. Atehere, në fillim te sezonit turistik, a do duhej te vazhdonin ato kur ai aks eshte nga më të ngarkuarit në Shqiperi?! Ndryshon puna, nese ka segmente ku ato kane perfunduar dhe jane shfaqur probleme, sepse në keto raste duhet te hetohet moszbatimi i projektit dhe cilesia e dobet, dhe pa tjeter të dale pergjegjesia dhe fajtoret te ndeshkohen. Prokuroria e Vlores ja ku e ka një indicie, le te filloj hetimin.
Kjo tregon pune pa pergjegjesi ne cdo hallke pothuaj. Dhe te cudit edhe me teper fakti qe do perdoret AI ne te ardhmen ne tendera. Problemi eshte se eshte perjashtuar FAKTORI INXHINIER, ai pothuaj nuk egziston, dhe vecanerisht faktori Kontroll, apo supervision. Dhe aq me teper ne rruge te veshtira si kjo, ku problemet fillojne nga studimi gjeoteknik i trasese, e deri tek realizimi i rruges. Artikullshkruesja ka renditur disa foto dhe probleme. Eshte kursyer apo jo vleresuar si duhet stabiliteti i skarpatave, dhe kjo ne vere, se kur te fillojne shirat, skarpatat do ngopen me uje dhe rreshqitjet do te jene me te medha, deri ne bllokime te perkoheshme te rruges. Firma ndertuese dua te di i ka marre te gjitha parate, ato 10% retainage nuk i ka marre akoma. Mbas vitit te pare te shfrytezimit, mund te kete shume gjera, dhe uroj te mbulohen me keto para. Rruget qe behen tani, jane rruget qe kalojne ne terrenet me te veshtira krahasuar me ato qe beheshin me pare, ne terrene kodrinore malore, me skarpata te larta, me tunele, me probleme te kullimit te ujrave nga traseja, me shpeshtesi trafiku, me masa per mbrojtjen etj, etj. Keto nuk zgjidhen me militante qe komentojne e shajne ne tastiera, por me reforma te thella dhe me kontrolle profesionale te prokurorive dhe SPAK. Duhet reforme e thelle ne prokurime e kontroll cilesie, sic eshte kudo ne bote. Probleme do kete, por ato do zvogelohen. Inxhinieria dhe realizimi nuk eshte shkruarje artikujsh, por realizim profesional, dashuri profesionale dhe pune e paguar mire, se jane arterie te ekonomise. A ka ndoje denim per firmat qe ndertojne, ti bllokohen llogarite ne banke, ti hiqen licensat per 10 vjet, etj, etj. A aplikohet black list ne punimet publike sic ndodh ne bote kudo, apo dhjesin ne nje canak te gjithe. Keshtu nuk ecet, kur te fillojne shirat ne dimer, rruga edhe mund te bllokohet. Keto ja u thote nje specialist i fushes se ndertimeve, me nje pervoje pothuaj 50 vjecare.
Ore mik nese e ke idene si funksionon media ne kete vende duhet te kuptosh qe nuk ka lidhje kjo gje me inxhenierine por me gjobevenie. Ajo rruge nuk ma mbaruar ende keta i thone si u "katandise". E kupton me cfare idiotesh ke te besh ne kete vende?
Pyesni njëherë artistin ! Po ai a di gjë? Apo Bela-ja i ka fajet!
Si e shpjegon Mero kete?! S’ka mundesi!
Thuajini Rames te dergoje ndonje foto sikurse beri edhe per katrauren e bere ne drilon, pogradec, nga ku gjeti nje pike gjelberimi per te genjyer njerzit.
O gazetaruce po shko bej denoncim me SPAK ça pret
He ore nashi si beni keshtu, gabime ndodhin rendesi ka qe rruga eshte akoma , ja do hedhin nja 15 milion euro per ta rregulluar gjoja , dhe ja mbaroi muhabeti, pak durim nashi, se partia ka halle te medha, kemi rolin kryesor ne zgjidhjen e problemit te kosoves me serbine, dhe corapekuqi ska kohe te merret me keto hollesira, prisni more sa te paduruar qe jeni, keshtu . Ne po zgjidhim ceshtje te medha kemi rol stabiliteti ne ballkan e me gjere, oho ku mbahemi ne ore, ju merziteni per nje cope rruge.
Fajin e ka Saliu !! Lol lol lol Po bizonia e infrastruktures do bente operacionet plastike dhe i duheshin parate dhe Rama do bente zgjedhjet vendore!! Prisni se s’keni pare gje akoma. Vjedhje pronash ne emer te “investitorit strategjik”! Kush jane keta? Burri, vellai, kunati, nona, baba e deputetit ripjellas. Cili eshte investimi strategjik? Toke, grabitur pronarit, infrastrukture me parate tona, ndertim me parte e droges dhe te klienteve qe blejne pronat perseri me parate e droges. Dhe ne hame barin e Jurit