Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB – Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?

11 Janar 2024, 20:40Ekonomia TEMA
Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB – Cilat

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin,  të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese.

Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit.

Projektligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit. Çdo strukture më pas, ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese. Konkretisht, kur subjektet hoteliere ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

Po ashtu gjoba të larta ka edhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse,  mosafishimin në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimin e kërkesave për kushtet e higjenës, mungesën e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave. Në të gjithë këto raste gjobat janë deri në 200 mijë lekë.

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore, të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria. Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimi shkon deri në 100% të mbulimit të kostove. (Elisabeta Dosku)

1 Komente

  1. L
    Lekondi

    KY LIGJ ESHTE ME TEPER SE 30 VJET ME VONES. KUR DOLI LIGJI PER TE LEJUAR TREGETI PRIVATE NE SHTEPI, DHOMA ME QERA DHE HOTELE DUHEJ TE KISHTE DALE EDHE LIGJI PER DETYRIMET E TRGETAREVE NDAJ SHTETIT DHE KLIENTAVE. MOS-NDERRIMI I CARCAFAVE CDO DITE NE HOTELE 50 EURO E POSHT NE SHQIPERI DHE NE HOTELE 120 DOLLAR E POSHT NE AMERIK ESHTE SEMUNDJE KRONIKE PER SHUMICEN E HOTELEVE. KETE PROBLEM SHUM SHQETESUS UNE E KAM ZGJIDHUR DUKE PASUR CARCAFET NE CANTE KUR NIS UDHE TE LARGET QE FJETJA NE HOTEL ESHTE E PA SHMANGSHSHME. SHUME DHOMA E SHTEPI QE JEPEN ME QERA NE SHQIPERI NUK KANE KONDICION DHE AS RJET MIZASH NE DRITARE.SI I JUSTIFIKOJNE RROGAT E LARTA INSPEKTORE E TREGETIS? CFAR KONTROLLOJNE?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje