Vitet e fundit numri i mjeteve elektrike po rritet në mënyrë të shpejtë në tregun vendas. Shifrat flasin se kemi 7600 mjete tërësisht elektrike në qarkullim.
Por rritja e importit të mjeteve shoqërohet edhe më një debat mes ekspertëve. Pjesa më e madhe e makinave janë importuar nga Kina. Ekspertët e tregut e shohin këtë realitet si një deformim të tregut, që me hyrjen në Bashkimin Europian pritshmëritë janë që t’i vihet fre.
“Fatkeqësisht origjina e mjeteve që po hyjnë në vend po dominohet nga Kina.Tashmë zhvillimi i tregut të makinave elektrike në Kinë po behët një realitet i papërmbajtshëm, që edhe Europa do ta ndjejë. Por ne në shtetin tonë kemi disavantazh, sepse pranojnë makina prodhim kinez pa standarde europiane”, tha Artan Mirdita, drejtor i “Albanian Motor Company”.
Por pse ekspertët janë të ndarë për përdorimin e këtyre makinave, pse ka kaq shumë debat mbi këtë temë?
“Në fund të ditës edhe kinezët prodhojnë makina që i përshtaten standardeve europiane. Por prodhuesit vet e pranojnë që nëse ata do të përdorin standarde europiane në prodhim, makinat do të dalin nga fabrika shumë më shtrenjtë. Ndaj mjete të tilla pa standarde europiane kanë probleme me sigurinë e jetës së përdoruesit. Në finale, Europa i ka dhënë më përparësi sigurisë së mjetit për të garantuar jetën”, u shpreh Mirdita.
Por çfarë do të thotë të qarkullosh me një makinë pa standarde europiane? Çfarë i diferencon mjetë të tilla elektrike që prodhohen në Kinë dhe ato në Europë?
“Jo vetëm sistemi frenimit, jo vetëm sistemi air beg-ve, por edhe sistemi robustitetit të kësaj makine nëpërmjet crash-testit, janë të gjitha elemente që ndryshojnë nga dy mjetet me orgjinë prodhimi nga Kina dhe Europa. Nuk ndodh një aksident njësoj, si me një makinë të pacertifikuar me një makinë të certifikuar. Nuk po përmend cilësinë e materialeve që përdoren për mjetet, që Europa kërkon cilësi më të lartë, duke nisur që nga materialet e ndërtimit e deri te rrezatimi elektromanjetik i të gjitha pjesëve elektrike që ka makina në përbërjen e saj”, sqaroi në “E-ZONE” Artan Mirdita.
Por objektivi i qeverisë është që brenda katër viteve të ardhshme Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Me hyrjen në tregun europian, mjetet të tilla me orgjinë nga kontinenti aziatik parashikohet të kenë një frenim.
Ky artan mirdita ka fat që kina nuk pjerdh çfarë thotë ky se përndryshe do ta shifte veten në gjykatë. Makinat kineze janë më të lira sepse fuqia punëtore atje është më e lirë. Argumenti yt i vobektë kundër makinave kineze na qenka se nuk i rezistojnë përplasjes!!!! Po a nuk vdiq dritan hoxha me një ferrarri??!! Sa makina kineze janë përplasur që ky Mirdita e ditka kurse neve jo???!!! Zor se të paguan europa për të folur kundër kinës, je thjesht një idiot megaloman!!
Ku merr vesh ti nga Siguria dhe Teknollogjia o Mik…Kina ka 5 vite qe prodhon kaska makine me bateri me materiale kanceroze dhe pas 5 vitesh nuk levizin dot se Jane me rotora me boshte plastike dhe cilesi zero…..Si mund te krahasohet nje Mjet gjerman qe ka 120 vite inovacion dhe Emer ne Bote me nje BYD qe behet ne nje fabrike qe ben dhe karrige plastike e ene plastike……Bleni kineze dhe te shikojme ku do ti rregulloni dhe sa do ju kushtojne po gjetet pjese…Kina vjedh cdo gje nuk ben as inovacion as nuk ka euroNcap si ka cdo Prodhues makinash ne Europe….Kujtoni se llamarina e lyer me boje dhe nje Tablet Brenda eshte makina.Na pyesni ne qe punojme Mekanik 30 vite ne Gjermani,pse nuk i kap njeri me dore mallrat kineze.
TESLA dhe vetem TESLA.
BMW iX, super makinë. Tesla duket si made in China kur i provon të dyja. E kam me provë jo me të shikuar nga jashtë. Crash test, cilësia e materialeve, rrezatimi elektromagnetik etj nuk duhen nënvlehtësuar. Kemi një jetë po shumë makina. Siguria e komforti të parat, çmimi i dyti. Neglizho në komfort vs çmim, por jo siguri.
Ke konflikt interesi prandaj flet ashtu! Cilesia e makinave kineze eshte super. Nese ju nuk do kishit rritur cmimet me 40% keto vitet e fundit makinat kineze nuk do kishin arritur tek tregu jone. Tani qe ndodhi keni hyre ne krize.
O tregetar Amator dhe specialist I pashkolle. Te gjitha llojet e makinave europiane ne Kine prodhohen. Ato testet Jane vetem nje menyre per te vjele disa para nga prodhuesit gjoja per standartet e larta europiane. Europa nuk eshte qendra e botes. Bota ka 8.5 miliarde njerez, e gjithe Europa ,perfshire edhe ne, 550 milione. Pra 1/17 e botes. Shumica e prodhuesve I injorojne testet EU pasi nuk u intereson fare tregu I Europe's.
Ne Kine hajne akoma dhe Mi,Malli Kinez eshte per idiotet qe nuk kane Para te blejne Mall European.Nuk keni te bleni VW I4 dhe bleni BYD.do ja u shifni hajrin pas 3/4vitesh