Qeveria prezanton planin strategjik pesë vjeçar për energjinë: Linjë e re nënujore Shqipëri-Itali

25 Shtator 2025, 16:29Ekonomia TEMA
Qeveria prezanton planin strategjik pesë vjeçar për

Qeveria ka prezantuar këtë të enjte përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, planin strategjik për energjinë për periudhën 2025-2029.

Energjia 2025-2029”, shkruan kryeministri Edi Rama, postim të cilin e ka ndarë në llogarinë e saj edhe zv.kryeministrja dhe ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kështu, plani synon reduktimin e humbjeve në rrjet në nivelin nën 12%, diversifikimin e burimeve të energjisë me mbi 1500 MW kapacitete të reja dhe ndërtimin e parkut më të madh eolik në Europë, me kapacitet 600 MW në zonën e Tropojës.

Ndër të tjera, strategjia parashikon gazifikimin e qytetit të Korçës, trefishimin e kapacitetit të eksportit të energjisë, si dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale përmes ndërtimit të linjave të reja interkonjeksioni, përfshirë edhe fillimin e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali.

Gjithashtu, përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes përmes investimeve të vazhdueshme mbetet një nga prioritetet e këtij plani pesëvjeçar.

2 Komente

  1. r
    rezari

    Ka 10 vjet qe genjen per lidhjen me Italine me kabell nenujor. Sic ka genjyer per hidrocentralin e Skavices

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      me pak fjale do prishjin natyren tone me "parqe" eolike/ere per te furnizuar italine me energji. Do ngordhin te gjitha shpendet ne vendin tone ndotje ambienti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje