Ulet sërish nafta: Ja çmimet e reja të hidrokarbureve

28 Prill 2023, 16:30Ekonomia TEMA

 

Ulet sërish nafta: Ja çmimet e reja të hidrokarbureve

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër.

Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga krijimi i tij.

Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet në pikat e karburantit për 177 lekë/litri.

Ndërsa gazi ka pësuar ulje dhe do të shitet për 66 lekë/litri me pakicë dhe 54 lekë/litër me shumicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    177 Leke dhe qenka cmim i ulet per karburantin? hahahahaa Ky eshte cmim dyfish me i larte se ne Amerike more Po ju grin dhe po ju rrjep te gjalle nga vjedhjet ai hajduti Kryeminister Shqiepria paguan cmimin me te larte ne Europe, kur pagat i keni me te uletat ne Europe . Vetem per kete fakt Rama dhe ekipi hajdut i tijj , nuk duhet votuar , por duhet perzene jashte Shqiperise , se ai me keto cmime per karburant tregon se eshte Armik i jetes se Shqiptareve

    Lini një Përgjigje