Ministri gjerman i Kulturës: Google duhet të shkrihet!

19 Shtator 2025, 22:10Hi-Tech TEMA
Ministri gjerman i Kulturës: Google duhet të shkrihet!

Ministri gjerman i Kulturës, Wolfram Weimer, ka bërë thirrje për shkrirjen e Google. Në një intervistë për “Politico”, Weimer ka përkrahur vendimin e Komisionit Europian për gjobitjen me 2.95 miliardë euro të Google, për shkelje të konkurencës.

"Nuk bëhet fjalë për shkrirjen e një kompanie me pozitë dominuese që përfiton nga pozita e vet. Ata po ndryshojnë peizazhin mediatik dhe pra themelet demokratike të një vendi. 

Nga radiot lokale në stacionet televizive dhe të gjithë mediat e shkruara – Google po thith çdo gjë, dhe kjo kërcënon lirinë tonë të shprehjes", tha ai.

Weimer ka qenë më herët një gazetar i “Die Welt” dhe ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksionet ndaj Google dhe kompanive të ngjashme edhe përhet ligjit antitrust.

1 Komente

  1. M
    MERO

    PO TE LANE AMERIKANET DO E BESH PO SMA DO MENDJA

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje