Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë ku humbën jetën 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç.
Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betoniereve dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë.
Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.
Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.
Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.
Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, u shoqërua më vonë nga policia.
jane rruget e largqoftit plakut te viçidolit, ku futja dhe dalja ne autostrade distanca nuk eshte me e madhe se 50 m, keshtu qe edhe kur futesh edhe kur del duhet ta mendosh 2 here, sepse u pret rrugen te tjereve qe jane ne levizje.
Po, Saliu e ka fajin, asnje faj kjo qeveri.
Shumë saktë. Madje 50 Jane shumë. Autostrada është e mbushur me hyrje kënd-drejtë, që janë aksidente që pritet të ndodhin. Duke vjedhur buxhetin e rrugës, kane shkurtuar në hyrjet dhe daljet e autostradës. Rrugën nuk plotesojne parametrat të quhen autostrada. Rruga Fier-Vlore per shembull i ploteson parametrat, dhe duhet të jesh idiot të besh aksident aty. Të tjerat janë mos o zot. Gjynah këta djemtë. Edhe pse duket që kane qenë me shpejtesi, nuk është komplet faji i tyre. Kur del një kamion i madh në rrugë, duhet dikush me tabelë dhe kominoshe të dukshme natën qe të ndalë trafikun. Kur nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik, e hane makinat e vogla, se kamionin nuk e gjen gjë. E megjithate, prapë them që njeriu duhet ta këtë në dorë vete fatin e tij. Shpejtesia vret. Kur është natë, liroje kemben nga gazi dreqi e mori, po e deshe kokën. Gjynah.
Inshallah marrin dhe të tjerë me vehte nga këta llojë tipash. Këto janë vrasësit e njerzve të pafajshëm të rrugës.
Te qifsha robte rrace muti
Tragjedi per te gjithe!
Ngushellime familjeve te viktimave. Edo, trego forcen e shtetit per kedo qe thyen rregullat. Boll u vrane shqiptaret neper rruge boll. Ku exhte policia e shtetit WTF @ shoqeria civile. Ku jeni o popull? Gjume e? Nuk e sheh cfare ndodh ne ballkan kur ka viktima kur shteti fle gjume?
Duhet te kene qene me shpejtesi te madhe! Nese makina me 4 viktimat e ka goditur nga mbrapa betonieren, ka mundesi, qe drejtuesi i mjetit nuk ka qene ne kushte normale, per te drejtuar mjetin. Naten ne rruget e Shqiperise eshte me mire te drejtosh mjetin sesa diten. Nata te ndihmon me driten e makinave dhe sinjalet, qe jane te dukshem. Ne kushtet e nates (edhe diten gjithashtu) duhet te respektohen tabelat dhe shpejtesia e levizjes nuk duhet te kaloje limitin e lejuar. Tabelat, qe orientojne drejtuesit e mjeteve levizes, duhet te jene kudo, ne madhesi standarde, qe te dallohen nga larg dhe te respektohen nga çdo drejtues mjeti. Aksidenti eshte fatal! Ngushellime familjeve te viktimave!