Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë

2 Maj 2024, 15:16Kronika TEMA
Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 57-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia raporton se dyshohet se 57-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka rënë në gropën e ashensorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. a
    armand

    Dmth fajin e ka pasur viktima qe ishte i dehur ?

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Dmth fajin e ka pasur viktima qe ishte i dehur ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirons I vjeter, qe ne 2002

        Shteti eshte fajtor ! Ne USA shteti ka nje department ( seksion) qe quhet DOB ( department I ndertesave ) te cilet periodikisht kontrollojne gjendjen e ndertesave qe nga ashensoret dhe gjithcka tjeter . Peonaret e ndertesave jane te detyruar te punesojne ( te lidhin kontrata ) me kompani mirembajtje ashensoresh te cilet me pas jane pergjegjes per gjithcka ! Gje qe ne shqiperi nuk ekziston ! Kjo do thote qe aksidentet me ashensor do vazhdojne e rriten derisa shteti te kujtohet qe duhet rregulluar me Ligj ! Prit gomar sa te mbije bare ! Pra jemi akoma 200 vjet mbrapa , sepse parlamenti nuk merret me krijimin e ligjeve por eshte kthyer ne trupe teatrale , humor parlamentar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje