EMRAT: Ja kush janë kandidatët për vakancat në KLP

20 Shtator 2023, 10:09Kronika TEMA

EMRAT: Ja kush janë kandidatët për vakancat në KLP

Janë shpallur kandidatët zyrtarë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shtatë prokurorë do të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të KLP-së. Dy prej tyre do zgjidhen nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë dhe 1 nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.


Kandidatët janë:

– Afërdita Ndoi  –      Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda     –      Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Edina Kurti     –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako     –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha        –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj   –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
– Vatë Staka       –     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

Lini një Përgjigje