Zjarr në mbetjet urbane në Gjirokastër, rrezikohen varrezat

19 Shtator 2023, 21:30Kronika TEMA

Zjarr në mbetjet urbane në Gjirokastër, rrezikohen varrezat

Një vatër problematike zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Gjirokastrës ndërsa flakët që përfshinë një grumbull mbetjesh urbane rrezikuan të dëmtonin varrezat publike të qytetit.

Zjarri është shfaqur rreth orës 20.15 në një grumbull mbetjesh urbane në dalje të qytetit, anës rrugës kombëtare  Gjirokastër- Kakavije. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe rrezikuar të depërtojë në zonën ku ndodhen varrezat publike.


Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Zjarrfikës duke bërë të mundur lokalizimin, shuarjen e zjarrit si dhe evitimin e dëmtimit të varrezave publike.

Lini një Përgjigje