EMRAT/ Po festonin ditëlindjen, si e plagosi i riu shokun në Tapizë, më pas qëlloi veten

11 Dhjetor 2022, 12:11Kronika TEMA

EMRAT/ Po festonin ditëlindjen, si e plagosi i riu shokun në

Është zbardhur ngjarja e rëndë me dy të plagosur në Tapizë të Krujës.

Policia njofton se rezulton se dy të plagosurit ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit Hygert Muja, në Qerek, Tapizë.

Dyshohet se në gjendje të dehur, pasi po festonin ditëlindjen e shokut, i riu Xhentil Sefa, 25 vjeç ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë.

Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Po nga veprimet hetimore rezultoi se Hygert Muja, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xhentil Sefa, 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

 


Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Hygert Muja, 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: Flogert Kallari 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    pra i ka arrestui te gjithe c'a ka gjet i bie

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje