Gjendet pa shenja jete 53-vjeçari në Selenicë, dyshimet e para

3 Qershor 2024, 16:27Kronika TEMA
Gjendet pa shenja jete 53-vjeçari në Selenicë, dyshimet e para

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Selenicë të Vlorës. 

Polici bën me dije se paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, pasi në fshatin Gjorm, Selenicë, dyshohet se është vetëvrarë në banesën e tij, shtetasi U. G., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje