Hetimet për dosjen Partizani, GJKKO shtyn vendimin për në 6 janar

16 Dhjetor 2024, 16:04Kronika TEMA
Hetimet për dosjen Partizani, GJKKO shtyn vendimin për në 6 janar

Ka përfunduar seanca e sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati i tij Genc Gjokutaj tha para mediave se shqyrtimi do te vijojë më 6 janar për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.

“E njëjta histori, e njëjta vjershë. Ai foli pa referencë. Ajo që ne kërkuam ishte të na shpjegonte faktin penal, lidhjen shkakësore, cilat janë veprimet, çfarë dëmi ka , çfarë pasoje ka nëse ka dhe të na individualizonte provat për secilin subjekt në këtë çështje.

Asgjë e tillë nuk ndodhi, prokurori filloi dhe mbaroi një përmbledhjen e tij dhe seanca është shtyrë për në 6 janar në orën 11:30.

Nuk pati komente për ndryshimin e masës së sigurisë. SPKA ka dorëzuar një ankim në Gjykatën e Apelit, është një ankim formal i paargumentuar sepse ato janë ezauruar si faza.

Për masën e sigurisë nuk u diskutua në këtë seancë. Ne tani fillojmë përballjen tonë para gjykatës që do të jetë me dyer të hapura në prani të njerëzve dhe mediave, kështu që gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”,- tha Gjokutaj.

7 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Kjo histori kështu do vahdojë shty e shty derisa të vdesë...Kot lodhet SPAK..asgjë nuk do ndodhë...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinio

      Duhet patjeter te denohet Berisha sepse nuk e lejoi Ramen te bente ca kulla aty Por ja dha pronen e Partizanit tek pronaret e ligjeshem , Turp dhe faqja e zeze . Ne duhet vete punojm si vjedhe sa me shume krllira Rama hajduti . Kushdo we del kunder vjedhjeve te Rama hajdutit e pret burgu looooooooooooooooooooooooooooool.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gaz Bardhi

      U shty për 6 janar?..... . Vendimi dihet..... . Pushim i çështjes.... . Nuk ka prova...... . Le të ngrejë sa të dojë akuza SPAK...... . Në fund gjykata i nxjerr të pafajshëm, Berishën, Jamserbin, dhe Liken..... . Ku ishim, kurrkund.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Sa frike keni.....nqse nuk keni mendere ta hetoni e ta gjykoni hiqni dore nga ajo detyre mos ju paguajme kot...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sateliti vezhgon 24/24

          Vendimet shtyhen sepse nuk duan qe Berisha te vije me kembet e tija ne gjykate për të mare vendimin me Burgim te perjetshem , por po e lejne qe te sere shtratin dhe ashtu me barrele do ta paraqisin para gjykatsit, se boll po e tall bythen Ky kriminel me drejtesine,

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avokati i nje fukarai

            Me duke se po ndodh komedia e Shekspirit "Shume zhurme per asgje". E nisin me buje, ngjallin ca shpresa ne popull dhe pastaj e fusin ne kalendat greke. Shtyj sa andej kendej dhe vetem kur tu leverdisi klaneve, do ti burgosin, sic bene me Salianjin. Eshte turp te talleni me popullin here duke e paraqitur Saliun, Ilirin, Moniken, Beqen,Ndrecen, Ahmetajn, Shkelzenin e Lirine, si hajdute te pasurise se popullit, madje beghen dhe deklarata te bukura dhe populli per nje cast beson. Por kjo drejtesia jone po i fut nga dera dhe i nxjerr nga dritarja. Ose i ka frike, ose eshte ekorruptuar dhe ka rene ne familjaritet me hajdutet. Me duke t se dkeshtu sic ka nisur do te shkoje per lesh edhe dekorata e Dumanit si kampion antikorrupsioni........

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zyko

              Kjo ceshtje do vazhdoje pafundesisht sepse opinioni duhet te merret me ujkun (Salen) me qellim qe cakalli (Rama) te beje kerdine. Dhe keshtu te dy shkaterrojne shqiperine dhe te dy shpetojne. Dhe "populli" I "mencur" shqiptar do vazhdoje t'i votoje???!!! Duke mos pare shpupullimin katastrofal si "rezultati" me fantastic I kesaj qeverrie corruptive.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje