Gruaja e Branko Shkozës, 33-vjeçarit që u vra nga shoku i tij në Spitallë të Durrësit ka mohuar se burri i saj t’i këtë ngacmuar bashkëshorten autorit të dyshuar, shtetasit Majlind Habibi.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo shprehet se bashkëshorti i saj pinte shumë dhe kur pinte e kishte gojën e rëndë, pasi i shante njerëzit.
E pyetur në lidhje me pretendimet se ai i ka ngacmuar gruan shokut, ajo u përgjigj: “Nuk bënte gafe të ngacmonte, ai më përcillte mua në punë, më priste dhe rinte gjithë ditën tapë i pirë. Ata ishin shokë të ngushtë”.
“Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.
Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit.
Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti”, tha ajo.
Lini një Përgjigje