Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Apeli i GJKKO jep arrest në burg për Alqi Bllakon

24 Nëntor 2022, 12:57Kronika TEMA

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Apeli i GJKKO jep arrest në

Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për të caktuar një masë të dytë “arresti me burg” për Alqi Bllakon.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas burimeve kofidenciale SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë por u refuzua nga GJKKO.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

Pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë. 

 

 

Lini një Përgjigje