Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se SPAK-u po arreston njerëz pa patur asnjë provë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Gjatë një intervistë në emisionin Zona Zero, Manjani tha se SPAK-u është duke bërë drejtësi popullore në lidhje me çështjen e inceneratorëve duke kënaqur popullin, pasi sipas tij, për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon nuk ka asnjë provë që i lidh ata me korrupsionin.
Manjani shtoi më tej se Lefter Koka është arrestuar dhe po mbahet në burg kot për interesa te Ilir Metës, duke qen kundërshtari i tij.
Sipas tij, Ambasada amerikane dhe SPAK kanë degraduar sistemin e drejtësisë dhe shtoi më tej se prokurorët e SPAK duhet të ishin sot në burg që kanë arrestuar njerëz pa prova.
Manjani deklaroi se SPAK u krijua për të kapur të korruptuarit me prova dhe jo të arrestonte njerëz për interesa politikë. Ai tha se LSI duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë, pasi ka bashkëqeverisur me PS-në.
“SPAK po arreston njerëz tek inceneratorët, si me drejtësi popullore, pa patur asnjë provë. SPAK nuk ka marrë asnjë në pyetje për inceneratorët, por i ka futur direkt në burg. SPAK ka futur në burg njerëz për inceneratorët, sikur këta janë terroristë. Në fillim SPAK-u duhet ti merrte në pyetje ata, parta se t’i arrestonte.
SPAK-u goditi Lefter Kokën, se ai mund të quhet peshku i madh deri tani, sepse ishte kundërshtari i Ilir Metës. E denoncoi Meta edhe Rama tha meqënëse ky do që të futet njeriu i tij në burg, le të futet. Por, ai është futur në burg pa prova. Lefter Koka është burg për hakmarrje politike. SPAK nuk ka hetuar ndaj Kokës dhe Bllakos, akuzat ndaj tyre vijnë nga LSI.
Korrupsioni ka dy palë një të korruptuarin dhe një që korrupton. SPAK deri tani nuk ka asnjë provë që i lidh biznesmenët me Lefter Kokën. Ai po mbahet kot në burg. SPAK u bë që të hetonte gjatë me përgjime dhe t’i kapte me presh në duar, por sot s’ka asnjë provë për korrupsionin apo të korruptuarin.
SPAK dhe Ambasada Amerikane kanë degraduar sistemin e drejtësisë. Nëse këto gjëra do ndodhnin në Amerikë, këta të SPAK-ut duhet të ishin sot në burg për arrestimin e njerëzve pa prova. Nuk ka asnjë standard minimialist në hetimet që po bën SPAK-u. Unë kam qenë mbështetës i SPAK-ut që vepron ngadalë dhe i sigurtë, por jo kështu.
Nuk mund të mbash në burg njerëz pa prova. Nuk mund ta mbash dikë në burg se kështu mendon dikush. Nuk ka lidhje me personin, por me standardin me drejtësinë. Edhe nëse do ishte Edi Rama, të njëjtën gjë do thoja. Drejtësia popullorë është një katastrofë. Drejtësia duhet të bazohet në prova dhe fakte.
Ku u morën lekët dhe ku u çuan? Asnjë prej 8 kompanive nuk ka pranuar se ka lidhje me Lefter Kokën. Këtej gjen evazion fiskal dhe këtej ia faturon Lefterit si korrupsion. I thonë ke pastruar produktet e krimit, në radhë të parë cilat janë
Më duket si një histori e stisur. Ne kemi qenë në një qeveri. Të njëjten gjë mendoj se edhe Saimir Tahiri se po bën burg kot se SPAK-u nuk pati këllqe ta dëntonte për atë që duhej të ishte dënuar.
LSI ka heshtur për aferat e mëdha, nuk kuptohet qëllimi që pasur me inceneratorët Një parti politike që bashkëqeverisur me socialistët, siç është LSI, duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
Të denoncon njeriun që ke çuar dje ministër dhe për më tepër pa prova. Drejtësia duhet t’i injorojë këto gjëra. Se nuk ka si qëllim që të kënaqë popullin.
Tani drejtësia duhet të vendosë pikat mbi i. Për atë që ka prova t’i bëjë mirë burgu, të tjerat janë makinacione politike", tha Manjani.
KUSH PO FLET NJE KRYEHADUT .......
Ish-ministri robqirë, duhet ta dijë se per korrupsionin dhe kurvërinë Nuk mund të gjesh prova pasi Nuk mund ti kapësh në flagrancë. Prova e vetme është se korrupsioni dhe robqirat si ky janë të pasur, kurse populli është i varfër .
Ylli , degjo vellain: bej ca pushime jo per te miren tende por per femijet.
Eshte i vetemi rast qe Ylli Manjani flete kaq drejte dhe me drejtesi. Vertet qe ata te SPAK-ut duhen futur ne burg se nuk e kane bere detyren si duhet,jo ne baze te fakteve por ne baze te akuzave politike. Ata qe sot jane ne burg jane nga akuzat histerike dhe te paverteta te Sali Berishes,Lul Bashes,Ilir Metes me te shoqen dhe Jorida Tabakut, shpifsja dhe llafezanja me e madhe.. SPAKu,per te sjell kenaqesin e ketyre,kane bere arrestimet e personave gjoja se po bene punen e tij dhe po kenaq populli. Jo more jo,nuk kenaqet populli keshtu duke arrestuar cironka,por me peshqit e medhenj si Saliu,Meta.Basha,Monika. Per keta nuk ja mban bytha SPAKUT se jane te fuqishem ekonomikisht dhe u japin aq Euro sa nuk jua ka mare mendja. Por drejtesia eshte drejtesi dhe prokurori,apo gjykatesi,nuk shiten e blihen, se ata kane bere betimin se do te mbajne drejtesi. Jame kundershtar politik i Ylli Manjanit,por per mendimet e tija sot,jame me ate dhe i jap te drejte.
kam Rrespekt . Nuk e kam par asnjiher me syrin e nji Politikani Ylli Manjanin ,por te nji pjestari ose me mir te themi Anetari te atij Grupi Interesi ne Politike konkretishte LSI , por me kte Dalje tregon nji fytyre tjeter nga gjithe Politikanet ne ate vend , nga gjithe ai Parlament qe di vetem te Hesht , duke treguar PERSONALITET ! - Besoj se Ylli Manjani thot nji rte Vertete ,se ka shume te Drejte dhe se ata ,te cilet duhet te Gjykohen jane pikerishte Banda e Spak - me ne krye Sherbetorin besnike te Dyshes Toksike ne Politike -Arben Kraja ! Ky njeri ka qen dhe eshte pjes e Krimit te Organizuar Politkike ne Shqiperi dhe Spak eshte minuesi Drejtesise ne Shqiperi ,qe per cudi asnji s'e shikon . Rrespekt Manjani .
Ylli eshte kastravec ose trangull! Nuk ka fakte thote, nderkohe qe me dokumenta eshte vertetuar se si eshte bere kalimi i parave per pune te pa kryera me fatura fiktive, dhe sesi ne perfundim keto para kane perfunduar tek kompanite qe menaxhon Koka i Durresit. Shume shpejt do te filloje gjyqi dhe ke per ti pare provat dhe argumentat. Te kesh qene drejtues me LSI- ne dhe te mos kesh vjedhur nuk ka mundesi. Ndersa kapoja edhe ka vrare.
kastravec prej dibre qe rritet pa uje dhe del i fishkur dhe i hidhur.
Ti gjithnji ke qene nje rrugaç, aventurier dhe teper i pabese dhe kjo eshte arsyeja qe te urrejne te gjithe. Ti nuk ke shoke, te gjith te rrijne larg, ti nuk ke ba asnji te mire ne kete bote, veç te keqija dhe gjaja ma e mdyre se ke shpewrdorue detyren dhe je ba milioner. Ty nuk te shkon te bash vleresime per Reformen ne Drejtesi, sepse je bashkautor me te gjith politikanet, prokuroret, gjyqtaret dhe njerezit e inkriminuar qe e kthyen sistemin e drejtesise ne nje koorporate te krimit te otganizuar per perfitimet e juaja. Pleh plehut.
Manjani osht per tu mbyllur ne cmendine. Sherbetor i Eskobarit te LSI.
Yt Bajge
Ke shume te drejte z. Ylli !!
"Koka eshte arrestuar kot"...vetem per 2 milion euro prone publike. Dhe ky idiot ka qene minister drejtesie!?
Shyqyr që the një gjë që ja vlen ta thuash. Kur të do qejfi di të thuash atë që duhet.
Pra, kjo tregon qarte, qe SPAK e drejtojne Meta(j) me Berishen, dhe sic kemi pare deri me tani po investigojne dhe arrestojne vetem kundershtaret e tyre, ndersa dosjet e tyre bejne sikur i investigojne duke i shtyre ne pafundesi. Me se fundmi edhe ambasadorja Kim i duhej ta thoshte hapur, se SPAK nuk po funksionon sic duhet. Jane qe te gjithe me dosje, dhe nuk ua mban qe te bejne punen.
Aron totalisht dakord. Nuk jua mban te bejne punen se jane te perlyer te gjithe, kush me shume e kush me pak.
O Udhi Menjane, shyqyr qe u zgjove nga gjumi, se deri dje Na cave menderen
Ai qe flet mund te jetë si te dije por ne rastin konkret flet me te drejtë .Per Koken deri tani nuk eshte deklaruar asnje prove veç flitet ne hava vetem me supozime hetimore e pa prova .Edhe per rastin Tahiri gjykata qe e ka denuar nuk ka deklaruar publikisht ku eshte bazuar ne dhenien e denimit qe me sa dihet e ka obligim.
Sa debil....I teri dhe I beri.....nuk e di po ate sheqerin e orizin une ja shita inceneratorit....
Nuk me pelqen
Kete rast ka te drejte Ylli. SPAK duhet te gjeje provat e korrupsionit ose ti nxjerre nga burgu. Sajmir Tahiri u fut ne burg per trafik dhe u denua per shperdorim detyre. Kjo nuk eshte drejtesi. SPAK ka deshtuar. Turp.
Pervec te tjerave ILLI eshte edh
Rradhen e keni ju Ylli se dhe ju keni bere pislleqe me shumice ne drejtesi kur ishit minister
Mire thote z.Manjani! Po u kapen me thesin me lek siper gomarit , le te arrestohen. Po nuk pati video sikur te filmi “Çufo dhe Bubi kaçurrel” nuk arrestohen! U arrestua Lefter Koka pa prova! Mire thote Manjani: Koken e dorezoi Partia! Partia e vet e denoi! Ashtu te lumte z Manjani, te denohen vetem fukarenjte, jo shoket e tu!
Po pse c'prisje ti o Ylli, a nuk te kujtohet kur e beme hasha ne dikur edhe Tom Doshin kur tha cope me lot nder sy se - "Ilir Meta ka dashur te me vrase"? Dhe kjo se Ilirin e patem vene Kryetar Kuvendi! Por ama, kur Ilir Meta del nga Prtesidenca e na ben opozite, ne shpejt i sdajojme Dosjen e Spiunit, atij e kujdo tjetri...e kuptove tani?
Nuk e di ç’far ka ndodhur me manjanin, po kësaj here dhe për herë të parë dëgjoj një opinjon të besueshëm dhe të faktueshëm. Më mir von se kurrë. Është dalluese se si SPAK punoi në drejtimin e krajës dhe të gjithë atyre që i vijnë rrotull krajës, duke plotësuar dëshirat e monikës spo të berishës, dhe këta me demek po shajmë SPAK se nuk po bën punën po dëshirat dhe porositë po i kryen. Jeton e gëzon Meta/Metaj, ku pasuria tijë mbulon me mut gjith SPAKun dhe ato që ka brënda SPK, dhe kraja nuk kishte dhe ka fakte. Ok, manjani, në këtë rast ishe korrekt me këdo që do bënte punën për punën që i është ngarkuar e marë përsipër, por që në krijim e deri tani, SPAK ka qënë një prokurori selektimesh, qefesh dhe dëshirash për ata që drejtojnë korrupsionin.
Ja dhe Ylli i partise mbrojtes i krimit dhe hajduterise.
Nje nga arsyet qe i them jo ('investimit me te madh) per portin e Durresit eshte kjo: Nuk dua te shkojne ne burg, te tjere zv/ ministra, ministra, financier e. com. MJAFT. Kemi mbetur shume pak, e akoma me pak njerez te lire.