Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli rrëzon ankimimin e Lefter Kokës

24 Nëntor 2022, 10:25Kronika TEMA

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli rrëzon

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon një tjetër kërkesë të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë.

Koka kishte ankimuar masën “arrest me burg” në lidhje me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste të tjera, ku për 10 prej tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’ dhe një në ‘arrest shtëpie’, ka ngarkuar ndaj Kokës dhe Bllakos akuza të reja shtesë për inceneratorin e Fierit.

Lini një Përgjigje