Hidhte në treg ushqime të skaduara, procedohet penalisht pronari i një kompanie që prodhon çokollata e biskota

19 Korrik 2025, 16:41Kronika TEMA
Hidhte në treg ushqime të skaduara, procedohet penalisht pronari i

Këtë të shtunë Policia zbuloi një aktivitet të jashtëligjshëm në fabrikën “Master AL” në Vorë, pronë në cilën sipas QKB dhe njoftimit zyrtar të policisë rezulton ortak Skifter Tagani.

Në këtë fabrikë grumbulloheshin ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë.

Sipas Policisë hetimet kanë vërtetuar se kjo fabrikë ishte përfshirë në manipulimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të skaduara, të cilave u falsifikohej data e skadencës dhe më pas hidheshin përsëri për t’u shitur në treg.

Në ambientet e fabrikës u sekuestruan dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, të cilat sipas ekspertizës kishin skaduar që në janar të këtij viti.

Për këtë veprimtari policia ushtroi kontroll në ambientet e subjektit tregtar “Master AL”, dhe arrestuan ne flagrance Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit. Ndërsa Skifter Tagani vetëm është proceduar penalisht, edhe pse është pjesë e pronësisë së subjektit “Master Al”.

Por Skifter Tagani është edhe pronar i ANTER SHPK, për prodhim biskota dhe çokollata.

4 Komente

  1. B
    Bobi

    Biskota Tagani, nje nga sponsoret me besnike te SYRI TV!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ccc

      Te shohim si do reagojë PD

      Përgjigjjuni
      1. t
        toke e nxanun

        nuk kane te sosur makabritetet e ketyre shpellareve qe ndyne gjith shqiperine, keta bastarde nuk pyesin dhe nuk ndjejne aspak dhimbje qe me keto ushqime te skaduara jo vetem qe vidhen shqiptaret ,por vene ne rezik edhe jeten e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Shpellarët e PD-së..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje