I shpallur në kërkim nga operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Itali “Leksi i druve”

10 Qershor 2024, 13:42Kronika TEMA
I shpallur në kërkim nga operacioni “Metamorfoza”,

Aleks Ndreka, i njohur me nofkën “Leksi i Druve” është arrestuar në Itali. 

Ai ishte shpallur në kërkim, ndërkaq Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ky personazh ka qenë shënjestër e sulmeve me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara.  Më i frikshmi ishte atentati me dron, të cilit arriti t’i shpëtonte.

Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore.

Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës. Gjatë marsit të vitit të kaluar drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por për fat të mirë nuk u kap nga asnjë plumb.

Aleks Ndreka njihej për përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka dhe në rivalitet me grupin e Durim Bamit.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e të kërkuarit nga Italia. Pas ardhjes në Shqipëri, “Leksi i Druve” do të njihet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme. 

1 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Ky kapet pas 1 muaji në Itali me emer të rremë Ben tigri ne azil duke ngrënë makarona me gazetarët nuk e gjen dot zbag-u??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje