Tentuan të fusnin në Shqipëri mbi 35 mijë euro të padeklaruara, arrestohen katër persona në Portin e Durrësit

10 Qershor 2024, 10:25Kronika TEMA
Tentuan të fusnin në Shqipëri mbi 35 mijë euro të

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të fusnin në Shqipëri përmes Portit të Durrësit një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues Denis Menell. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, Denis Menelli ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe Agim Idrizi  (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë Tritan Bibës dhe Frenki Fezos, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, policia gjeti  35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

2 Komente

  1. E
    Enes

    Po ca jane keto budallalleqe/ E kuptoni sa poshte ka rene kjo qeveri? Narkotrafikantet po bejne kerdine, keta merren me 35 mije euro qe sipas ligjit, nje personi te vetem i lejohet te kaloje pa qene nevoja te deklaroje deri ne 9500 euro. Nese ata kane qene kater veta, atehere jane brenda limit te lejuar madje do te kishin kaluar 38 mije euro.

    Përgjigjjuni
    1. a
      axz

      Enes. Ma more komentin nga goja. A thotë ligji që nuk ka nevojë të deklarosh eurot nën 10 mijë?! Atëhere si spjegohet. Dmth që në qoftëse unë shkoj në Shqipëri me 8 000 euro me vete, policia paska të drejtë të m'i konfiskojë?! Çfarë bëhet kështu?!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje