Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do të kërkojmë ashpërsim të masave për shkelësit e qarkullimit rrugor

1 Dhjetor 2023, 13:36Kronika TEMA
Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do

Një ditë pasi një makinë përplasi efektivin e policisë teksa po kalonte në vizat e bardha para drejtorisë së policisë në Durrës, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar sot efektivin e plagosur.


Pas vizitës Balla bëri një deklaratë për mediat, ku tha se se fatmirësisht efektivi shpëtoi dhe pas pak kohësh do ti bashkohet shokëve. Balla nënvizoi se do rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, ka thënë më tej ai.

Efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka 20 vjeç mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Antonio Frroku, 30-vjeç, e cila po ecte me shpejtësi të lartë në një zonë të banuar.

Policia njoftoi se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.

6 Komente

  1. B
    Baca Bajram

    Po c'prisni per t'i forcuar masat, njeri i dehur perplas policin, tjetri 21 vjecar me 20 shkelje perplas gocen e huaj ne mes te rruges pa permendur ketu qindra raste te tjera qe as nuk njoftohen neper lajme. More vella, ai qe kapet i dehur ne timon, duhet t'i hiqet leja e drejtimit te pakten per 2 vjet, ai qe shkel rregullat e qrkullimit duhet te humbasi piket dhe te rikaloj provimin pas te permbushi aftain e humbjes se pikve. Rregullat jane do thuash ti, por ato duhen zbatuar, se po te lesh nje te dehur apo nje qe ka 20 gjoba per shkelje te rregullave te qarkullimit, neser keta do te vrasin dike...

    1. A
      Arbeni

      U bën edhe çeçenët të ngasin makina edhe të dehur duke aksidentuar edhe policin.Vaj halli për një qytetar të zakonshëm!U qini nënat i kalbni në burg këta soj muti dhe mbas burgut tu ndalohet të përdorin makina.

      1. a
        astor

        e kupton e ka perplas para drejtorise se policise,mka qellu mu me femijen duke kaluar dhe e kam shajt nga robt e shpise shoferin dhe nji polic qe ishte aty mtha ska lezet se je para drejtorise se policise,i thashe ja qi robt atij dhe komplet policise

      2. L
        Lani

        Sa më shumë i ashpërsoni rregullat aq më keq e hamë ne që i zbatojmë ato. Hiqu frikën policëve nga të fortët po pate takat.

        1. S
          Sp

          1.Drejtuar policisë rrugore durres. Ai kryqëtim aty ka proble të theksuara më ndricimin. Shikushëria kur kthehesh nga stadjumi me drejtim muzeun ËSHTË ZEROOOO dhe nuk është faji i asnjë shoferi aty por i LEJIMIT TË PARKIMIT NGA TË DY ANËT. E kuptoj që specialistët tuaj mund ta kenë popozuar ndryshime për atë kryqëzim por merrni masa vetë se është gjynaf për këdo që kalon aty( këmbësor apo shofer) të “ mblekset” në një aksident të cilin nuk është se ka shumë faj.Ndaloni parkimin në krahun e policisë dhe përballë ,aty ku janë vijaz e bardha me ligj ndalohet vëndparkimi 5 metra përpara . Gjithashtu kuptoj se “ specialistët” u kanë lidhur duart pasi e kanë lejuar parkimi fiks der tek kalimi këmbësorëve,ju vendosi kone për të shpëtuar jetë e lërini specialstët e ministrisë në tr. 2. Shumë shumë të sakta propozimet për shkollat dhe lagjet por pa vendosur tabela( që mungojnë gjithandej) është e kotë

          1. P
            Pjeter

            Duhet rritje e forcimi i masave me gjoba e heqje patrnte, Kerkohen investime me kamera e sistem elektronik , sa me pak kontakt me polici rrugor, sa me shume e 100 perqind kamera vezhguese e gjoba, hiqni dore nga " letrat ne xham te mjetit",

            Lini një Përgjigje