Ministri Vengu viziton trupat shqiptare në misionin e NATO-s në Bullgari: Vlerësim për togën tonë

27 Dhjetor 2025, 15:30Kronika TEMA
Ministri Vengu viziton trupat shqiptare në misionin e NATO-s në

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, ka vizituar bazën e grup batalionit të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, ku shërben edhe një togë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh krenar për vlerësimin e dhënë nga komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, i cili theksoi se toga shqiptare luan një rol aktiv në detyrat e grupit shumëkombësh, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, ky vlerësim është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve shqiptarë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

''Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari. Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës.

Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë'', shkruan ai. 

 

2 Komente

  1. H
    Hahhhaaaha

    Cfare Jane keta Derra me bark,,paskan dhe Dosen qe ju ha dhe ushqimin..Keta nuk bejne dot 1km vrap lere me te luftojne…Jane ne uniforme per rroga qyl dhe shumica Jane militante te Partise…Minsiter Mbrojtje qe nuk na mbron,po na vjedh vetem ne Shqiperi gjen…..

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Qeveria karnavale me klluon Ramen, me minister te mbrojtjes grek ( nuk kam asgje me ministrin personale) me shefen e inteligjences nje person nuk e di njeri se nga vjen …!!!!! dhe me anetare te tjere nga pjestaret e haremit, cfare prisni t’u sjelle ku citjanexhiu me shume se djalli Berisha, te njenjten arome haleje…!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje