Nga vrasjet me paramendim te shpërthimet me eksploziv, të gjitha krimet për të cilat akuzohet Laert Haxhiu

28 Shtator 2023, 13:27Kronika TEMA

Nga vrasjet me paramendim te shpërthimet me eksploziv, të gjitha

Janë një sërë krimesh të bandës së Laert Haxhiut të zbuluara nga operacioni “Nuk harrojmë kurrë”, duke nisur nga vrasjet, atentatet me eksploziv, te vjedhjet me dhunë etj.

Laert Haxhiu, duket se është ‘koka’ e ngjarjeve të rënda kriminale të zbardhur nga anëtari i bandës së tij, tashmë i penduar i drejtësisë Artan Tafani.

Haxhiu është arrestuar në Greqi ndërsa autoritete shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë.

"Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço);  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi",- njofton policia.

 

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Ardhja e Dumanit ne krye te SPAK, ka ndryshuar komplet rezultatin. Si ne boten e krimit , me deshmite e te penduarit Nuredin Dumani, po hapen portat drejt organizimit te krimit te organizuar, organizatat jane ne panik, kush do na sopiunoje neser. Te gjithe keta te penduar, jane thesar per Prokurorine, po ja japin zbardhjen e krimeve ne dore Prokuroreve, ata po tregojne me detaje vrasjet e pazgjidhura per 25 vjet. Arben Kraja duhet te largohet me force nga sistemi i SPAK, ai beri demin per 4 vjet ne krye te SPAK, tani eshte informator i ilir Metes, pengon hetimin e ceshtjeve kryesore.

    Lini një Përgjigje