"Nuk isha për inceneratorët", ish-ministri Shkëlqim Cani flet pas daljes nga SPAK

30 Janar 2023, 11:48Kronika TEMA

"Nuk isha për inceneratorët", ish-ministri Shkëlqim

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë nga godina e SPAK, ku ka qëndruar rreth 2 orë e 30 minuta ku është marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Cani deklaroi se ka nënshkruar një deklaratë që duhet të ruajë sekretin, duke mos dhënë shumë detaje nga dëshmia e tij.

Ai tha se nuk është ishte në SPAK për çështjen e inceneratorëve, teksa pret nga SPAK që të bëjë drejtësi.

A jeni thirrur nga SPAK për inceneratroeët dhe pse keni dalë kundër në atë kohë?

Cani: E bëjmë radhë ta mbyll njëherë këtë që është sekret hetimor, pastaj flasim për këtë.

A ju kanë thirrur për çështjen inceneratorëve…

Cani: Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë.

Me gojë s’kam ça përsëris. Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë.

Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull.

Burime bëjnë me dije se Cani është marrë në pyetje në lidhje me privatizimin e një ndërtese.

1 Komente

  1. M
    Memorje.Al

    Shkelqim Cani, nder te tjera..., Guvernator i Bankes se Shqiperise (kur u vodh Thesari i Bankes, ne kohen e Ilir-Kryeministrit e me vone........(me kerkese pa negocim nga Ilir Meta,ne formimin e qeverise se koalicionit PS-LSI qe, Shkelqim Cani te behej Minister Financash).......

    Lini një Përgjigje