Kati i dytë dhe i tretë i një qendre tregtare në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije zjarri ka rënë rreth orës 14:40 në qendrën tregtare ‘Metropol’.
Dyshohet se brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret.
Forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët si dhe për të evakuuar klientët dhe punonjësit.
Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital.
''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit'',- njofton policia.
I themi Celes te paguaj gjoben...