Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit të Fierit, Rudina Degjonin! E akuzon për shpërdorim detyre

18 Shtator 2023, 13:16Kronika TEMA

Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit të Fierit,

Këtë të hënë, Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Drejtoreshën e Përgjithshme pranë Spitalit Memorial Fier, Rudina Degjoni. Degjoni akuzohet për shpërdorim detyre.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.


Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.

2 Komente

  1. d
    dii

    hahahahah, botokset i bejen parukisert, jo aty eshte bere ne kushtet spitalore

    1. T
      TaoBao

      Cfare e ka Lindita Dedgjonin kjo tipja?

      Lini një Përgjigje