Një 35-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali.
I riu u gjet i i plagosur në Strada Nuova per Suzzara, në Codisotto di Luzzara dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Ka qenë një banor i zonës i cili rreth orës 20:00 ka parë shqiptarin teksa kërkonte ndihmë. Ai kishte marrë plagë në shpatull, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.
Autoritetet thanë se i riu mund të jetë plagosur gjatë një sherri me dikë, por ende nuk dihen shkaqet e rrethanat e ngjarjes. 35 vjeçari tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Lini një Përgjigje