Qëllonte me armë në gjendje të dehur, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

27 Dhjetor 2023, 12:28Kronika TEMA
Qëllonte me armë në gjendje të dehur, arrestohet

Një 35-vjeçar nga fshati Mali i Bardhë Kurbin, në gjendje të dehur ka qëlluar më armë zjarri, por fatmirësisht pa të plagosur.

Menjeherë banorët e fshatit kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ndjekje të personit të armatosur.

35 vjeçari, Rasim Mihana nuk i është bindur policisë duke hapur zjarr, dhe në këtë rast nuk ka patur të plagosur.

Gjatë ndjekjes, kur Mihana ka qëlluar në drejtim të automjetit të policisë, i është shpuar një gomë, duke ngadalësuar arratisjen.


Në banesen ku ishte shenjestra në fshatin Mali Bardhë duken qartë shenjat e plumbave.

Në oret e para të mëngjesit të sotëm personi është vënë në pranga nga policia e Kurbini, e cila po heton shkaqet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje