Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të lartë të Prokurorisë

27 Prill 2026, 08:05Kronika TEMA
Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të

Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vjetor të  institucioni që ai drejton.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025.

Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e KLP.

Braho u zgjodh në krye të SPAK në 11 dhjetor të vitit të shkuar duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

2 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    5 muaj dhe nga ky s kemi pare asgje ,futi ndonje gjume te mire dhe zgjohu prape nga viti tjeter gagac ,,cfare behet me fondet e IPARD pse nuk eshte mare Krfica,cfare behet me Karcanajn ,Ballukun ,etj ,Berishen Mediun ,ore per cfare zgjidheni ju per tu mare me trafikante droge ?

    Përgjigjjuni
    1. W
      W

      Spaku i bydhes .q

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje