Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit 'arrest në burg' për Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.
Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-bllokut në lokalet e natës.
4 të arrestuarit punonin si gazetar për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.
Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.
Policia ra në gjurmët e tyre nëpërmjet metodave speciale si blejre të simuluara nga agjentët dhe vëzhgimeve në terren.
Lini një Përgjigje