SPAK kërkoi arrest në burg për Alqi Bllakon, GJKKO e refuzon, por i drejtohen Apelit

23 Nëntor 2022, 12:35Kronika TEMA

SPAK kërkoi arrest në burg për Alqi Bllakon, GJKKO e refuzon, por

Prokuroria e Posaçme ka  kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas burimeve SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Megjithatë, SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit. Shqyrtimi i kësaj kërkesë është shtyrë për nesër dhe Apeli do dalë me një vendim nëse do miratoj kërkesën e SPAK për një masë më të butë sigurie apo jo ndaj Bllakos.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’. 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kurt Kurvari

    Gjynah pasi ka qene socialist i terbuar por edhe pak kurvar

    Lini një Përgjigje