Tenderat e AKSHI-t, dalin pamjet e pengmarrjes të Gerond Meçes nga persona me veshje policie

22 Dhjetor 2025, 17:22Kronika TEMA
Tenderat e AKSHI-t, dalin pamjet e pengmarrjes të Gerond Meçes nga

Më 12 gusht 2025, rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe u krye në mes të ditës. Pamjet e dala nga dosja dokumentojnë momentin kur autorët, të veshur me uniforma policie dhe të ngjashme me ato të agjentëve të BKH-së, i afrohen viktimës duke përdorur simbolikën e shtetit si mjet frike dhe nënshtrimi.

Në pamje shihet kur nga dera e pasme e krahut të shoferit të makinës, del një person i dytë i cili mban kapele të zezë, bluzë me krahë të shkurtra me ngjyrë të bardhë dhe jelek të ngjashëm me të Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Policia”.

Në këtë moment del edhe shoferi i cili mban maskë të zezë në fytyrë, syze të zeza, kapele të zezë, xhinse ngjyrë blu, atlete të zeza, si dhe jelek të ngjashëm me të Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Policia”.

Pengmarrja dyshohet se ka lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe, i cili u mbajt me forcë për disa orë nga persona të paidentifikuar.

Sipas hetimeve, urdhri për rrëmbimin erdhi nga grupi kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gjithçka ndodhi në garazhin e banesës së tij, ku persona të paidentifikuar të veshur me uniforme policie e mbajtën peng për disa orë, ku iu mbulua fytyra dhe u dërgua në një zonë të Elbasanit.

Nga aty, të dyshuarit i kërkuan që të telefonojë administratorin me qëllim për të tërhequr ankimin e bërë në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Rezulton se ai ka telefonuar administratorin dhe menjëherë është bërë tërheqja e ankimimeve të dorëzuara për tendera me vlera të konsiderueshme parash.

Pas kësaj, Meçe është lënë i lirë. Më pas ai nuk ka bërë kallëzim në polici, por ka lajmëruar ambasadën gjermane.

Rezulton se ai është larguar nga Shqipëria bashkë me familjen.

Gjykata e Posaçme ka lënë në “arrest shtëpie” drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Edhe zëvendës drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi, është lënë në “arrest shtëpie”, po për të njëjtat akuza.

Ndërsa për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailin është caktuar pezullimi nga detyra, i akuzuar për konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

“Arrest me burg”, është caktuar ndaj Ergys Agasi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Arrest me burg”, është caktuar edhe ndaj Ermal Beqiri, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

21 Komente

  1. M
    Mjer populli

    Kudo vjedhje, arrestime, coroditje deri tek marrje peng e personave te inkrimuar. I gjithe shteti, polici, qeveri, garde e republikes, prokurore e gjykates jane bere njish me krimin, kurse Rama akoma mundohet te mbaje pushtet. Eshte nje kalbezim qe ka filluar nga rrenjet dhe nuk mund te sherohet pa u shkulur rrenjesisht.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu

      Fajin e ka Saliu tha Mero, sa te beje dhe hotelin e 4, pastaj fo e kete fajin Edi se nuk i la te pestin.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Po na çani karin ju Salixhinj te ndyre. Ironia juaj ne mbrojtje te njeriut te ZI qe vuri dhunen shteterore, shoqerore, ne interes te pushtetit vetjak ne nivele te frikeshme, eshte me te vertet nje shqetesim i frikshem per shoqerine tone qe mezi pi e mer veten nga pemet e helmeta qe ka mbjelle ANTINJERIU SALI RAM ZEQIR BRRISHA

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje lexues

          Na e shpife, idiot! A nuk e lexon dhe shikon se c'behet trupeshk. Sali muti ka te keqijat e veta dhe asnjeri nuk e mbron, por aktualisht po shohim se c'fare kermash jane ne pushtet prej 13 vjetesh. Keta e kane bere shtetin plotesisht prone te tyre dhe duhet te zhduken menjehere.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            O Real! Po pse ore për çdo gjë Saliu ësht fajtor??? Po ka 13 vite që osht në opozit o trongull!!! Po pse ore, Sala i tha Sajes të çonte drog me Habilajt? Sala i tha Lal Zdromsit të punsonte e të vriste minorenë në landfild? Sala i tha të vidhte me 5D? Sala e mësoi të vidhte me lejet e ndërtimit e ta bënte Tiranën të pa-banueshme??? Sala i tha nuses të lal Lekut të blinte brek online( me parat tona)? Sala i tha të mos ndërtonte incenerator , po lekêt ti merrte? Sala e mësoi zv-kryeministrin Ben Tigri të vidhte? Sala e mësoi Bllakon, Dakon,Gjush-akulloren etj ti luanin fen parave tona? Sala e emëroi zvkryeministre Belinda hajduten??? Po thirrini mendjes o njerëz!!!! Fajtori kryesor është kryeministri RAMA! Ai drejton i rrethuar nga një lukuni me hajdutë e kriminelë!!! Ai udhheq prej 13 vitesh vendin e i ka të gjitha pushtet në dorë! Nuk reagon ndaj krimit, se në mos është vetë pjes e tij, është i kapur nga krimi! Marrveshjen e ka me krimin: vidhni e abuzoni pa ju hyr gjemb në këmbë , mjafton mos të cënoni pushtetin tim politik! Sala ka gjynofet e veta( jo të pakta), po tja faturosh atij çdo shkelje, vjedhje e abuzim me pushtetin nga pushtetarët, më kujton historinë e atij fshatarit që i vodhën lopën, e komshijt i thonin se ish fajtor se pse kish fjetur natën gjum!!! E ai ja preu:- Po amani ore, po ai që e vodhi , nuk ka faj??? Gjithashtu, dhe pse në opozitë gati të mbaruar, Sala ka meritën se gati të gjitha skandalet e panumërta të qeverisë, ne, populli, i kemi mësuar nga opozita e Saliut!

            Përgjigjjuni
        2. B
          BILUSH DËRMANI

          Mjere ti o Kar, hiqni SaHALE KËRMEN, ju te SHQUPit dhe e shihni si zbythet eshe Padhoshi gjizes. JANE BASHK TE DY SI VELLEZER SIAMEZ.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fener Zisi

            Mos e hani Sapunin per Djath, Geron Meçe e ka stisur kete Histori, per te kerkuar Strehim Azyl ne Gjermani, Rrena 1, me vune Kapuçin ne koke, thote, dhe tregon me detaje rrugen dhe Vendin ku e derguan pas "Pengmarrjes". Spaku çdo Dite po tregon paaftesine e tije ne rastin me te mire,ose Varesine nga Berisha .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ja mban !

              Ja se vhen kryekurva e kombit Sahaleja, ne pushtet dhe vendi do lulezoje nga sundimi i lugjit qe do e sigurojne maloket si Flamuti, Agromuti, beqirat si Gazka, Luanii, Tritani, Albana, Boçi pa llogaritur ketu Paloken me Balliun

              Përgjigjjuni
            2. P
              Palloshi Beles

              Me kete pinte mall dhe vere Rama! Kurse i marri peng eshte administratori i firmes te baxhanakut te Rames! Qija nenen me cfare formulash alucinante e drejton shtetin Rama! Dordolec komplet.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaonia

                Ky nëndrejtori kur ka qënë me pune në Gjirokaster s ka lëne lënë më pisllëqe pa bëre , mu si skuth , me drogë ja kishte marë mirë dorën punës ????

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eda

                  Ju ngelshin ne fyt parate e vjedhura!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull pa nerv....

                    Ky po eshte shtet qe ka ndertuar i droguari Palloshi i Gjate e ka kthyer Kryeministrine ne zyra teBandave Kriminale brenda dhe jashte vemdit. Tek Ramuti pa njoftuar hynte e dilte si ne shtepine e tij "Biznesmeni" Hysa pjese grupit te Kartelit te Droges Sinaloas, ku merrte leje per ndertim hotelesh, lojra fati etj natyrisht ne baze te kollitjes qe bente tek CEO Rama.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Felliqsira shteti

                      Shtet kuplara shtet hajdutesh dhe kurvash!Sodoma

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ALTON

                        Qeveri e korruptuar nga i pari deri tek i fundit

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Itudjah

                          Çfarë e ka profesorin Agim Karçanaj zonja drejtoreshë? Vjedhje të tilla ndodhnin edhe më parë, e ndoshta më të rënda, por tani është shtrënguar laku.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Ciu

                            e bija....

                            Përgjigjjuni
                          2. .
                            ......

                            Failed State!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Berti

                              Ca merreni me keto vogelsira o zgjebsit e nongrates. Po normale eshte qe mes gjithe ketyre arritjeve spektakolare te qeverise do kete edhe raste ku njerez te pandergjegjshem mund te vjedhin ndonje 100 , apo 200 milion euro por kjo nuk e erreson punen dhe arritjet madheshtore te Qeverise dhe Rames personalisht. Rama nuk eshtre edukator kopshti por kryeminister dhe nuk ka faj se atyre qe u ka besuar me shume kane vjedhur me shume dhe jane krimbur ne para. E cf aj ka Rama se minstrat dhe drejtoret e tij vjedhin me te dy duart ndersa Rama cfilitet qe ta fus Shqiperine ne Europe e ta beje nje vend te lulezuar e te begate.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alfred

                                Ti qenke komplet i mjere, o patronazhist i mbaruar fare!!!!

                                Përgjigjjuni
                              2. G
                                Gjyshi

                                "Fajin e Ka Saliu" po po Saliu e Ka, pse? Sepse ne kohen e sundimit te tij shkaterroi sistemin e drejtesise. U emeruan gjygjtare prokurore plepash që ti kishte partia(Saliu) nen hyqëm, u lane te benin si te donin per te rjepur qytetaret,duke arritur nivele te pa imagjinuara pasurie. Ne kete situate, ku drejtesise behet pale me pushtetin, fillon e lulezon korrupsioni ne te gjitha nivelet. Te gjithe jemi deshmitare që prokurore, gjygjtare, doganiere, drejtore etj... nga hyrja ne pallatet që la Enveri, ndertuan vila e vune pasuri te pa imagjinuara. Ky hov që mori korrupsioni fuqizoi edhe krimin ordiner që edhe ai duke shfrytezuar situaten korruptive te gjykatave, u zhvillua disa shkalle me lart Duke u organizuar e fuqizuar ekonomikisht, Duke arritur deri ne nivelet politike e duke bashkepunuar dhe shtene ne dore asete strategiche te ekonomise se vendit. Duhet nga historia se nga korrupsioni kane rene shumë perandori, si ajo e Romës, Turqise etj. Situata jonë sot eshte ne limitet e fundit te renies totale, nëse qeveria(Rama) nuk merr Masa drastike pe frenimin e korrupsioni perfdhite edhe ate te drejtesise se RE.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alfred

                                  Edi Rama eshte thjesht nje menaxher bordelli!!! Nuk behet fjale per shtet ne Shqiperi!!! Bordell eshte katandisur e gjithe politika shqiptare prej shume vitesh!!! Asgje per t'u habitur me cfare ka ndodhur, cfare po ndodh e cfare do ndodhe, sa kohe qe skenen politike shqiptare vijojne ta sundojne prostituta te regjura si Rama, Berisha, Meta, Veliaj, Mediu... etj!!!....

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje