Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet, transportohet me urgjencë tek Trauma

5 Maj 2024, 18:00Kronika TEMA

Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet,

Një turiste gjermane ka rënë nga Ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet, duke pasur lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se turistja është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë ne ujëvarë, ku dhe është lënduar në kokë.

1 Komente

  1. N
    Nje konstatim.

    Te shkuara turistes por gazetaret kur perdorin emra fshatrash ose vendesh te pakte hapni wikipedian ose googel dhe pastaj shkruani artikullin. Carcova quhet Carshova. Kjo jo vetem per emra vendesh por per gjuhen shqipe ne pergjithesi nuk ka fare pergjegjesi nga te ashtuquajturit gazetare te formulojne fjalen e duhur. Shqipja ka mbijetuar ne shekuj fale korrektesise e kujdesit te popullit ,dhe po shpartallohet nga lajmeberesit e paduruar e te pashkolluar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje