U arrestua se ndihmoi Habib Rexhën të arratisej pas vrasjes në Kavajë, Ervis Kurti mohon të ketë pasur dijeni për ngjarjen

24 Maj 2023, 11:30Kronika TEMA

U arrestua se ndihmoi Habib Rexhën të arratisej pas vrasjes në

Ervis Kurti, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në polici për akuzën se ndihmoi Habib Rexhën të largohej nga vendi i ndarjes pas vrases së Arjan Gosës, ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Kurti u arrestua pas dëshmisë së autorit, Habib Rexha, i cili tha se në makinë ishte me mikun e tij, por duke thënë se ai nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Pas dëshmisë menjëherë Kurti u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.

E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni.

Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, deklaroi Rexha në polici.

Kujtojmë që Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, pasi tre ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën.

Lini një Përgjigje