FOTO: Ky është shoku i Habib Rexhës, e ndihmoi të arratisej pas vrasjes së Arjan Gosës

24 Maj 2023, 10:52Kronika TEMA

FOTO: Ky është shoku i Habib Rexhës, e ndihmoi  të arratisej

Personi në foto është Ervis Kurti, miku dhe bashkëpunëtori i Habib Rexhës, i cili ekzekutoi Arjan Gosën pak ditë më parë në Kavajë. 

Mbrëmjen e djeshme u bë i mundur shoqërimi i tij, e më pas arrestimi për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkaq, dje, Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.

“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg.

Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni.

E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia. Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.


Hetimet e pOlicisë kanë ngritur dyshime se ai është ndihmuar nga Ervis Kurti.

Lini një Përgjigje