EMRI: Goditi 62 herë me thikë një burrë, shqiptari i dënuar përjetë në Angli do vuajë dënimin në Shqipëri

24 Maj 2023, 11:23Kronika TEMA

EMRI: Goditi 62 herë me thikë një burrë, shqiptari i

Një shtetas shqiptar në Angli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje do të depërtohet drejt Shqipërisë.

35-vjeçari Erlin Hasa është një nga 15 vrasësit nga Shqipëria, që pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajnë në vendlindje.

35-vjeçari vrau një burrë, duke e goditur 62 herë me thikë. Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 krimielët më të rrezikshëm në Britani, që do të depërtohet, sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Transferimi vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street në muajin mars.


Kjo do t’i kursejë qeverisë britanike miliona paund dhe do të krijohet hapësira në burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe.

1 Komente

  1. T
    T

    Hajd SE e nxjerr NGA burgu Rama me shoke,me amnisti.

    Lini një Përgjigje