U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie në Berat dhe Dimal, Gjykata cakton masën 'detyrim paraqitje' për katër autorët

15 Gusht 2025, 14:42Kronika TEMA
U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie në Berat dhe

Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë "detyrim Paraqitje", për katër personat që u arrestuan më 13 gusht si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal.

Vendimi u mor nga gjyqtari Ervis Koxhaj.

Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Teksa vijojnë hetimet për këto katër çështje, policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Beratit.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

3 Komente

  1. Y
    Yyyppp Xhixhi

    Gjyqtariy ti digjet shtepia qe vendos kete mase kaq te lehte. Le ta provoje mbi vete se cdo me thene shkaterrim i prones se tjetrit me zjarr.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashiku

      Ça me i thon gjyqtar Ervisit??? Me ron ne nivelin e tij edhe me i uru qe ti bjeri flaka ne shpi te vet???? Nga te njejte kashe qe liroi???? Si me ja bo se na moren shpirtin qenëria????!!! Jo qe spo marrim frymë po po japim shpirt për fare

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        NUk denojne njeri tjetrin muxhahedinet skipfoles, mund te digjni pasuei dhe njerez falas ne albaniston

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje