Vrasja me thikë e 14 vjeçarit Erald Xhejo në Maliqi nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, ka tronditur opinionin publik.
Banorë të zonës, të cilët shkuan për ngushëllime në banesën e të miturit, thonë për mediat se ishte një djalë i shkëlqyer dhe vinte nga një familje e rregullt.
Ju ka tronditur kjo ngjarje?
“Si nuk na ka tronditur, 14 vjeç, për evlatin tënd”, tha fqinja e familjes.
“Djalë kapedan, çfarë të them, nuk kam fjalë, shumë na ka tronditur, ka moshën e nipit tim”, tha një fqinj.
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.
Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.
Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sakaq, 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi.
Ngushellime familjes!! Ti gazetar(e) leshi meso shqip se na hapet barkun me brockullat qe shkruani. E mirkuptoj te inervistuaren ( fqinjen) qe thote “evlat” ( turqisht ) por pershtate ne shqip mor legen (femije).
Nuk na duhen djem kapedane, na duhen djem te sjellshem , te kulturuar , tolerante dhe me endra per jeten. Kapedanet duhen ne lufte. Mos i Mesoni femijet si kapedane, mesojini te jene femije.