Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet 24-vjeçarja në Elbasan

11 Qershor 2024, 12:40Kronika TEMA
Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet

Një 24-vjeçare është arrestuar këtë të martë në qytetin e Elbasanit, pasi u ndalua duke kryer një vjedhje në flagrancë në një banesë.


"Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë:

-M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje