Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, dënohet me burg i akuzuari, merr pafajësinë Altin Ndoci

2 Prill 2024, 18:40Kronika TEMA

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, dënohet me burg i

I akuzuari Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës.

Ndërsa Altin Ndoci ka fituar pafajësinë. Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj brenda dy muajsh në vitin 2020.

Në momentin e atentatit dy vëllezërit kanë qenë duke udhëtuar me makinë, ku Besmir Haxhia ka qenë në sediljen e shoferit ndërsa Viktor Haxhia pasagjer në sediljen e përparme.

Në telefonin e Besmir Haxhisë hetuesit kanë gjetur një mesazh ku thuhej “Po të pres te tregu i makinave në Shënavlash” dhe nga hetimet ka rezultuar se mesazhi është dërguar nga Klevis Alla.

Gjatë marrjes në pyetje, Klevis Alla është shprehur se në këtë ekzekutim janë përfshirë Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Lidhur me faktin penal të vrasjes së shtetasve Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020 si dhe vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës më datë 27.04.2020.

4.1          Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 06.07.2020 (mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 505/2020 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës) procedimin penal nr. 181/2020 në ngarkim të shtetasve Klevis Alla, Altin Ndoci, Talo Çela e Nuredin Dumani, të dyshuar për veprat penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 333/a dhe 334 i Kodit Penal. I dyshuari Klevis Alla edhe për veprat penale të  “Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” parashikuar  përkatësisht nga parashikuar nga nenet  139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal.  Po në kuadër të procedimit penal nr.181 të vitit 2020 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit Enver Diva i akuzuar për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të  Kodit Penal dhe Besian Xhixha i akuzuar për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 25 e 143/2 të Kodit Penal.

4.2          Kjo çështje ka të bëjë me dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në qytetin e Durrësit,  ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia dhe më datë 27.04.2020 kanë mbetur të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, në makinën e tyre.

4.4          Në këqyrjen e kufomave të vëllezërve Haxhia, ka rezultuar se në trupin tyre  konstatohen dëmtime të shumta trupore te shkaktuar me armë zjarri, në pjesë të trupit dhe kokës. Më konkretisht te viktima Besmir Haxhia janë konstatuar 20 dëmtime në pjesë të gjoksit, të qafës dhe kokës si dhe gjendur në trup një predhë arme zjarri, dy këmisha predhe si dhe një bërthamë predhe arme zjarri. Te viktima Viktor Haxhia janë konstatuar 18 dëmtime të shumta në pjesë të gjoksit, të qafës dhe të kokës, ku janë gjendur dy predha arme zjarri, tre pjesë këmishe predhe dhe tre bërthama predhe arme zjarri.

4.5         Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktimat shtetasit Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, me origjinë nga rrethi Pukë dhe banor të lagjes 15 Durrës. Ata ushtronin një aktivitet privat si agjensi turistike dhe tregtim të mjeteve motorike. Në datën 27.04.2020, rreth orës 16.30 viktimat janë nisur nga banesa e tyre në lagjen 15 Spitallë dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI me targe AA716ZZ, në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e shtetasit Besmir Haxhia është fiksuar në sedilje te shoferit kurse kufoma e shtetasit Viktor Haxhia në sediljen e parë të mjetit me targë AA716 ZZ.

4.6          Nga ana e organit procedues është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes është marre menjëherë dhe është këqyrur telefoni i viktimës Besmir Haxhia i cili ishte i hapur. Në këtë telefon është gjendur një sms i një shtetasi të panjohur dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”. Ky numër ishte 0693341841dhe  nisur nga ky sms, menjëherë janë marrë të gjitha logimet e tij me numra të tjerë në vendndodhje. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, kryqëzimet e vendndodhjeve dhe të logimeve të këtij numri si dhe pyetjes së shtetasve të ndryshëm që kishin komunikuar me të, është arritur të konkludohet se ky numër ka qenë në përdorim nga shtetasi Klevis Alla. Në këto kushte, është bërë shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është pyetur rreth përdorimit të këtij numri, vendndodhjes se tij ditën e ngjarjes, rreth dijenisë së tij në lidhje me ngjarjen dhe në drejtim të rrethit të tij shoqëror. Gjatë pyetjes shtetasi Klevis Alla, ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

4.7          Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit. Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët  makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

4.8          Në largim e sipër autorët kanë djegur automjetin e tyre në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeti i djegur plotësisht është i llojit Benz Class 270, lloji “Evo”, me targa AA 693 ZE. plotësisht, i cili ka rezultuar se është mjeti ku kanë qenë autorët momentin e vrasjes së viktimave Shkoza dhe Avdia. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjeti është vjedhur në Tiranë kurse targa është vjedhur në Kavajë.

4.9          Nga ana e organit procedues është këqyrur vendi i ngjarjes dhe janë marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve di dhe janë administruar aktet përkatëse.

4.10        Janë marrë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla i cili fillimisht  implikonte veten të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën Bubi. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën Bubi, ishte në  fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm të cilin ai e njihte shumë mirë i cili kishte shumë njohje dhe lidhje në policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën.

4.11        Lidhur me këtë çështje të hetuarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës.

1 Komente

  1. T
    T

    Vret dy bij nenash dhe 20 vjet hajde gjykim hajde .

    Lini një Përgjigje