Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

15 Gusht 2025, 18:14Kronika TEMA
Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para togave të zeza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari i çështjes Ervis Koxhaj vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të katër të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Domethene ne albaniston mund te djegesh njerez, dhe deme ne qindra miliona euro dhe nuk denohesh ok

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtësia

      Gjyqtar ndyresir

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Do jene njerez te qeverise perderisa nuk denohen. Do I denoj.rama ashtu sic.u shpreh para ca ditesh? I duhet nje mandat.tjeter qe mbasi ju solli uje e drita 24 Ore,tju sjell dhe zjarret 24 Ore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje