Policia Kufitare në Korçë ka goditur në Kapshticë dy raste të kalimit kontrabandë të sendeve të ndryshme, produkteve ushqimore, mjekësore dhe medicinale.
Në rastin e parë, është ndaluar një automjet i drejtuar nga shtetasi D. C., ku janë gjetur të fshehura një sasi produktesh ushqimore dhe produkte medicinale për bimët.
Ndërsa në rastin e dytë është konstatuar se në një autobus të drejtuar nga shtetasi A. K., në pjesën e brendshme të derës së mjetit janë fshehur një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparate celularë dhe disa pajisje automjetesh, ku sipas policisë, shtetasi A. K. tentoi t’i fuste këto sende kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë arrestuar të dy shoferët me akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ndërsa ndaj A. K. rëndon edhe vepra penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.
Mallrat e konstatuara dhe mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapshticë, Korçë
Tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetet që këta shtetas drejtonin.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë,Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi D. Ç., tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtohej nga shtetasi A.K, u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t'i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. Ç., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe "Kontrabanda me mallra të tjerë" dhe A. K., për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjerë".
Mallrat e konstatuara dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E., Z., 30 vjeç, banues në Korçë, R. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, dhe G. B., 35 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje